Shqiptarët, fjalën kryesore në Zvicër

legjenda

Tetova
Shani Tarashaj ka qenë shënuesi më i mirë prej shqiptarëve në Kampionatin e Zvicrës. Shkëlzen Gashi nuk i pati minutat e merituar te kampioni në fuqi, Baseli, sepse kështu kishte vendosur trajneri Urs Fischer.

Shqiptarët shkëlqyen në Kampionatin e Zvicrës sidomos sulmuesi 20-vjeçar Shani Tarashaj që ka pasur stinor të përsosur në fanellën e Grasshooppersit.

Ai shpërtheu me lojëra të mira dhe realizoi 8 gola për ekipin e tij, duke mbetur me pesë sosh më pak se Janko i Baselit, i cili është lider i shënuesve. Tarashaj me prejardhje nga Kosova në shumë ndeshje ka qenë vendimtarë për Grasshoppersin dhe njëherësh është edhe shënuesi më i mirë shqiptar në elitën zvicerane. Në Grasshoppers luajtën edhe tre shqiptar tjerë, Alban Pnishi, Florian Kamberi dhe Mërgim Brahimi.

Kamberi që ka vetëm 20 vjet shënoi dy gola, ndërsa Brahimi e Pnishi nga një. Armando Sadiku ka qenë shënuesi tjetër shqiptar më efikas, duke realizuar 5 gola për FC Zurich, pjesë e të cilës janë edhe dy anëtarë tjerë të kombëtares së Shqipërisë: Burim Kukeli dhe Berat Gjimshiti, ky i fundit shënoi një gol.

Shkëlzen Gashi nuk i pati minutat e merituar te kampioni në fuqi, Baseli, sepse kështu kishte vendosur trajneri Urs Fischer. Gashi, ndryshe anëtar i kombëtares së Shqipërisë, është sugjeruar nga disa njohës që të largohet nga Baseli dhe të shkojë në ndonjë ekip tjetër, pasi që Firscher çuditërisht në disa ndeshje e ka lënë në bankë e në disa as në 18-sh. Gashi gjatë vjeshtës ka shënuar 3 gola, ndërsa Taulant Xhaka ka qenë shtyllë e kampionit. Edhe Naser Aliji ka dhënë maksimumin, por Albian Ajeti u shqua sa herë iu është dhënë rasti të paraqitet për Baselin dhe realizoi një gol.

Mbrojtësi nga Kosova, Florent Hadërgjonaj, ka qenë alfa dhe omega e skuadrës së Young Boys-it, duke treguar maksimumin. Hadërgjonaj ka qenë i palodhshëm dhe i pakalueshëm në mbrojtje. Jahmir Hyka, Hekuran Kryeziu dhe Migjen Basha luajtën për Luzernin.

Hyka dhe Kryeziu shënuan nga një gol, ndërsa duhet veçuar të riun 21-vjeaçar Albion Avdijaj që shkëlqeu në fanellën e Vaduzit. Ai në javët e fundit të vjeshtës ishte gjithnjë e më i mirë dhe ka realizuar gjithsej tri gola. Albert Bunjaku pak ka luajtur për St. Gallenin, pasi që ka qenë i lënduar një pjesë të madhe të kohës, por shënoi një gol, ndërsa Frederik Veseli e Denis Markaj ishin mjaft të mirë në fanellën e Luganos.
largea_tara1451646300.jpg
http://botasot.info/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top