Shqiptarët e Ukrainës 500 vjet e ruajtën gjuhën

BeniT

Donatorë
U mbushën 500 vjet që shqiptarët e Ukrainës janë larg atdheut. U larguan prej rrethit të Korçës fill pas pushtimit turk dhe 200 vjet jetuan në Bullgari. Mandej u zhvendosen në Ukrainë; u mbushën 300 vjet që jetojnë mes ukrainasve. Por nuk kane harruar asgjë nga të parët e tyre. Përpiqen t’i ruajnë zakonet dhe traditat shqiptare me fanatizëm. Festa më e madhe e tyre është festa e Shën Gjergjit, në kujtim të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ata janë takuar me Fan Nolin më 1911, kur ai bëri një udhëtim në Odesa. Po kështu më 1979, At Artur Liolini, Kancelari i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare nga Bostoni, e tha meshën në kishën ku e kishte thënë Fan Noli dekada më parë. Ata nuk kërkojnë gjera të parealizueshme nga shteti shqiptar. Thjesht kërkojnë nga shteti amë shqiptar libra dhe mësues të shqipes që të mos harrojnë gjuhën e të parëve. Kërkesat e tyre janë të përballueshme për shtetin shqiptar. Dërgimi i disa mësuesve, i librave dhe abetareve në shqip nuk është ndonjë barrë e madhe, por është një detyrim që shteti amë duhet ta ketë për këta shqiptarë të harruar. Mendoj se shteti shqiptar duhet t’u japë pasaportat shqiptare këtyre njerëzve sepse këta e meritojnë të jenë shqiptarë si gjithë ne të tjerët. Janë pra 5 mijë shqiptarë që 500 vjet jetojnë larg atdheut të tyre Shqipërisë dhe për 300 vjet jetojnë në mes të 48 milion ukrainasve. اdo komunitet tjetër do të ishte shuar me kohë. Ata janë dëshmi e gjallë e thënies: "gjaku i arbërit nuk shuhet kurrë" (gjaku i shqiptarit nuk shuhet kurrë); ne duhet të jemi krenarë për ta.

Mirel Sharxhi, Boston, SHBA
Disa video


[ame=http://www.youtube.com/watch?v=mFMq9v3LVgU]YouTube - Shqiptaret e Ukraines (Pjesa1)[/ame]

[ame]http://www.youtube.com/watch?v=6KHHj9vx6VQ[/ame]

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=or6gzhV6olg]YouTube - Komuniteti i Shqiptarve ne Ukrain - Pjesa2[/ame]
 
Redaktimi i fundit:
ata e paskan ruajture per 500vjet por sic e kemi nisure ne per 200 vjet do e zhdukim
 
Kam pare nje emision ( ne RTK) shume interesant mbi jeten e tyre. Ajo qe me befason me se shumti eshte se ne si popull ne kushte te paperballueshme rezistojme jetojme dhe rrezatojme ndersa ne kushte optimale nuk zhvillohemi :ciaoo:
 
U mbushën 500 vjet që shqiptarët e Ukrainës janë larg atdheut. U larguan prej rrethit të Korçës fill pas pushtimit turk dhe 200 vjet jetuan në Bullgari. Mandej u zhvendosen në Ukrainë; u mbushën 300 vjet që jetojnë mes ukrainasve. Por nuk kane harruar asgjë nga të parët e tyre. Përpiqen t’i ruajnë zakonet dhe traditat shqiptare me fanatizëm. Festa më e madhe e tyre është festa e Shën Gjergjit, në kujtim të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ata janë takuar me Fan Nolin më 1911, kur ai bëri një udhëtim në Odesa. Po kështu më 1979, At Artur Liolini, Kancelari i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare nga Bostoni, e tha meshën në kishën ku e kishte thënë Fan Noli dekada më parë. Ata nuk kërkojnë gjera të parealizueshme nga shteti shqiptar. Thjesht kërkojnë nga shteti amë shqiptar libra dhe mësues të shqipes që të mos harrojnë gjuhën e të parëve. Kërkesat e tyre janë të përballueshme për shtetin shqiptar. Dërgimi i disa mësuesve, i librave dhe abetareve në shqip nuk është ndonjë barrë e madhe, por është një detyrim që shteti amë duhet ta ketë për këta shqiptarë të harruar. Mendoj se shteti shqiptar duhet t’u japë pasaportat shqiptare këtyre njerëzve sepse këta e meritojnë të jenë shqiptarë si gjithë ne të tjerët. Janë pra 5 mijë shqiptarë që 500 vjet jetojnë larg atdheut të tyre Shqipërisë dhe për 300 vjet jetojnë në mes të 48 milion ukrainasve. اdo komunitet tjetër do të ishte shuar me kohë. Ata janë dëshmi e gjallë e thënies: "gjaku i arbërit nuk shuhet kurrë" (gjaku i shqiptarit nuk shuhet kurrë); ne duhet të jemi krenarë për ta.

Mirel Sharxhi, Boston, SHBA
Disa video


[ame=[MEDIA=youtube]mFMq9v3LVgU[/MEDIA] - Shqiptaret e Ukraines (Pjesa1)[/ame]

[ame]
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


[ame=[MEDIA=youtube]or6gzhV6olg[/MEDIA] - Komuniteti i Shqiptarve ne Ukrain - Pjesa2[/ame]



Pergezime per ata shqipetare...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top