Shqiptarët duhet të përfitojnë nga vëmendja ndërkombëtare

Elushe

Vogëlushe
Një komb i hapur ndaj lirisë dhe ekonomisë së tregut, ka rivendosur shpejt marrëdhëniet e humbura me Përëndimin, duke i dhënë një përmasë kuptimplotë përpjekjeve të tij për të vënë emrin poshtëë arkitekturës paqësore të Ballkanit.

Reformat trevjeçare të qeverisë së djathtë në Tiranë u hapën dyert shqiptarëve për të hyrë në NATO dhe BE, ndërsa prej 17 shkurtit 2008, kronikat për hapësirat ilirike kanë ndryshuar. Prishtina, me një mbështetje të fortë ndërkombëtare, po ndërton një shtet me themele të forta demokratike, duke sfiduar në vlera përëndimore Serbinë konfliktuale.

Më 9 korrik, Shqipëria nënshkroi protokollin e aderimit në NATO, duke i dhënë vendit thuajse statusin final të anëtarësimit, ndërsa shqiptarëve që nga Ksamili deri në Mitrovicën e Veriut, një ndjenjë të vërtetë sigurie.

Më 11 korrik, pas një konference ndërkombëtare donatorësh, Kosova ka marrë premtimin për 1.2 miliard euro për zhvillimin e saj ekonomik, ndërsa më 21 korrik Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri, Hashim Thaçi, do të priten nga Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh W. Bush.

Siç është marrë vesh, Shefi i Shtëpisë së Bardhë, do t'i shprehë lidershipit kosovar mbështetjen e tij të fortë për shtetin e ri e të pavarur të Kosovës, ashtu siç i kishte shprehur pak muaj më parë udhëheqësve të Tiranës.

1.

Nëntë vjet pas zhvillimit të luftës për çlirmin e Kosovës nga pushtuesit serbë, ky është një tjetër moment kur vëmendja ndërkombëtare është rikthyer nga shqiptarët.

Një kombi të harruar, të përgjysmuar nga luftrat, pushtimet dhe diktaturat, po i afrohet me bujari një vend në familjen e popujve të zhvilluar dhe në liri, pas shumë dilemash rreth të ardhmes së tyre, keqkuptimesh, zilisë ballkanike dhe frikës për një konkurrent të ri në rajon.

Shikuar me paanësi, mund të thuhet se, nëntë vjet më parë, shqiptarët nuk ditën të shfrytëzonin vëmendjen ndërkombëtare që u tregua ndaj tyre. Simpatia që fituan ata në sytë e Përëndimit, gjatë luftës së Kosovës, ishte i shpejtë dhe rrezatues. Me mijëra kronika, reportazhe dhe komente lavdëruese u shkruan për mikpritjen e qytetarëve të Shqipërisë dhe heroizmin e shqiptarëve të Kosovës, të cilët përballuan me dinjitet një luftë të egër, me spastime etnike, shfarosje masive dhe shkatërrimë masive. Por ky imazh pozitiv hap pas hapi do të largohej, duke iu rikthyer gjuhës së vjetër të raporteve për shqiptarët, me termat e "një shteti mafioz", "kombi pa identitet" dhe "aftësi të vogla shtetformuese". اfarë kishte ndikuar që të përmbysej kaq fatalisht komunikimi pozitiv me Përëndimin.

Më së forti papërgjegjshmëria e qeverisë së majtë në Tiranë, kursi i revanshit të egër politik, destabiliteti që përfshiu vendin pas eliminimeve politike dhe shtypjes ndaj kondërshtarëve politikë në opozitë.

Me shpejtësi, raportet për Shqipërinë dhe qeverinë e saj filluan që të nxiheshin, deri tek përshkrimi i një vendi të kontrolluar nga mafia, krimi i organizuar dhe padrinot.

Jo krejt për meritë të tyre, shqiptarët u përshkruan në vitet në vazhdim si një kërcënim për sigurinë e rajonit dhe të BE-së dhe sipas disa mediave të sponsorizuara nga serbët, edhe për krejt botën. Përfundimi ishte i qartë dhe tërësisht kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Një shtet i dështuar në Tiranë në të vërtetë i kishte lënë pa gojë mbështetësit amerikanë të pavarësisë së Kosovës.

Për fat të keq, historia po përsëritej vetëm pak vite pas lindjes së pluralizmit politik. Në qoftë se diktatura komuniste e kishte izoluar vendin nga bota për shkaqe ideologjike, qeveritarë të papërgjegjshëm në krye të Partisë Socialiste dhe qeverive të saj, i kishin krijuar vendit një tjetër izolim, por tashmë për shkaqe të krimit të organizuar, destabilitetit, luftës së brendshme dhe trafiqeve të rrezikshme.

Thuajse e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në Kosovë. Pas çlirimit të vendit nga koaliconi i NATO-s, i udhëhequr nga SHBA-ja dhe UاK-ja, Kosova u përfshi në një luftë të brendshme, gati absurde se kush do të duhej të qeveriste vendin, se kush kishte më shumë merita për çlirimin e vendit, apo se kush do të duhej të ishte trashëgimtar i asaj që kishte prodhuar liria në Kosovë.

Vrasjet politike, eliminimet, paqëndrueshmëria dhe paserioziteti i klasës politike të Prishtinës, bëri që Kosova për disa vite rresht, të ishte thuajse jashtë vëmendjes ndërkombëtare. Biles, akoma më keq, në shumë raste të humbte edhe simpatinë e Përëndimit.

Falë propagandës serbe, dalëngadalë filluan të harroheshin vuajtjet dhe tragjeditë e shqiptarëve, genocidi 95-vjeçar serb, spastrimi entik dhe mijëra të zhdukurit shqiptarë nga lufta e fundit e pranverës 1999, ndërsa po flitej për "vuajtjet e minoritetit serb në Kosovë".

Shumë gazetarë të huaj, siç konstaton edhe shkrimtari ynë i shquar Ismail Kadare, filluan të shkruanin për "nostalgjinë serbe për betejen e Kosovës", si dhe për "dyshimet rreth identitetit të papërcaktuar të shqiptarëve", ndërsa, krahas kësaj, lulëzoi edhe një propagandë e brendshme antishqiptare, se "jemi mish i huaj për Evropën" etj.

2.

Aleancat, miqësitë dhe strategjitë kombëtare janë gjithmonë meritë e kombeve, shteteve dhe qeverive që i krijojnë me durim dhe shpresë, por edhe i elitave të tyre, për t'i mbajtur dhe forcuar, siç po bën aktualisht elita politike në fuqi.

Kjo vëmendje, kjo dorë e zgjatur e ndërkombëtarëve, natyrisht që ka ardhur shumë vonë dhe pas shumë vuajtjeve të shqiptarëve të Ballkanit, por ajo ka ardhur e fortë dhe e qartë.

Rigjetja e kontinetit pas shekujsh ndarjeje, ka krijuar moskuptime, keqkuptime dhe harrim, por na takon ne, që këtë vëmendje ta shndërrojmë në emancipim dhe demokraci, që këtë vëmendje ta shfrytëzojmë maksimalisht.

Shqiptarët duhet të përfitojnë nga kjo vëmendje ndërkombëtare, së pari, duke shprehur mirënjohje për këtë mbështetje të gjerë dhe pastaj, duke kryer detyrimet e tyre si qytetarë, anëtarë të aleancës më të madhe të lirisë në botë, siç është NATO.

Përvoja e këtyre viteve ka dëshmuar se vëmendja ndaj rajoneve apo kombeve të vogla, nuk zgjat përjetë, jo për dashakeqësi, por për faktin se globi është i mbushur me rajone krizash, luftash dhe kërcënimesh terroriste, të cilat natyrisht tërheqin vëmendjen, investimet dhe forcat ushtarake. Kjo do të thotë se, shqiptarët duhet të nxitojnë të zgjidhin problemet e tyre, pasi koha është tani.

Natyrisht që edhe në çaste të tilla, reflekset e vjetra zgjohen herë pas here, jo në trajtën klasike të enverizmit antiperëndimor, por në trajtën e thirrjeve për destabilitet të brendshëm. Evropianizimi i vendit vërtet po kryhet nga qeveria Berisha, që nga infrastruktura rrugore deri tek ligjet dhe marrëveshjet, por shumë segmente të politikës kanë mbetur akoma tek konfliktualiteti i vitit 1997.

3.

Ata që i sugjerojnë sot PS-së ndërimin e kursit, duke e futur atë në një spirale protestash ideologjike, që do të çonte në destabilitetin e vendit, është një refleks jo vetëm i politikës së vjetër hoxhiste, por një presion me ngjyrim të fortë antikombëtar.

Ato janë thirrje dëshpëruese, që nuk shkojnë në drejtim të çështjeve të demokracisë dhe të ardhmes së vendit. Koaliconi qeveritar, i drejtuar nga kryeministri Berisha, pas tre vjetësh reformash të vërteta, ka rikthyer Shqipërinë dhe çështjen kombëtare në vëmendjen ndërkombëtare.

Në prill të vitit 2009, Shqipëria pritet të jetë anëtare me të drejta të plota në NATO. Vendi po përmbush deri në një kërkesat për të qenë një vend kandidat për në BE. Investitorët vendas dhe të huaj po i japin një shtytje të fortë ekonomisë shqiptare. Të ardhurat po shtohen. Vendi po mbyll tranzicionin, duke iu drejtuar i sigurtë të ardhmes.

ثshtë në nderin e çdo shqiptari, aq më tepër të elitës politike, për të shfrytëzuar këtë vëmendje, për të forcuar aleancat, miqësitë dhe strategjitë kombëtarë, si një komb besnik i vlerave për të cilat lufton edhe Përëndimi, si dhe për të ecur përpara.


Shqipëria nuk duhet t'i lejoi vetes kurrë devijimin nga përgjegjësitë e saj për vazhdimin e reformave dhe ruajtjen e ritmeve të zhvillimit me një stabilitet të plotë politik dhe ekonomik. Ky stabilitet nuk e dobëson opozitën, nuk e nxjerr atë jashtë rolit të saj politik, përkundrazi i jep një firmë në sukseset, të cilat po e ndjekin njëri pas tjetrit kombin shqiptar.

Të gjithë duhet ta dimë se, zgjedhjet bëhen një herë në katër vjet dhe atëherë është koha e vërtetë për të provuar besueshmërinë dhe suksesin elektoral. Tani në garë janë projektet se kush mund t'i bëjë më mirë vendit dhe kombit dhe jo skenarët dhe presionet për të nxjerrë Shqipërinë nga vëmendja ndërkombëtare apo nga axhenda ndërkombëtare.

Mbajtja e llogoreve të politikës së vjetër nuk ka të ardhme. Shqiptarët nuk duhet t'i pengojnë pikëpamjet e tyre politike, për t'u bashkuar për çështje me interes kombëtar, siç është anëtarësimi i plotë i vendit në NATO dhe BE, si dhe njohja e mëtejshme e shtetit të ri të Kosovës.

Mujë Buçpapaj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top