Shqiptarët djegin flamurin grek në Delvinë”, reagojnë mediat

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
"Sot rreth orës gjashtë të mëngjesit, aktivistë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dogjën flamurin grek në Delvinë".
Ky flamur ishte ngritur rreth një javë më parë nga përfaqësues të organizatave ekstremiste-terroriste të Greqisë, si Agimi i Artë, SFEVA, PSIVA dhe ES1914, ku morri pjesë edhe poeti dhe shkrimtari i dënuar në vitin 1994 për terrorizëm Vangjel Papakristo.

Në praninë e tij ekstremistët fashistë grekë ngritën edhe flamurin terrorist të aneksimit të jugut të Shqipërisë.

Ky lajm nuk ka ngelur pa tërhequr vëmendjen e mediave greke, e veçanërisht të sajtit himara.gr., i cili i ka kushtuar një artikull këtij veprimi.
flamuri_1495471210-1554237.jpg
http://www.gazetaexpress.com
 
Back
Top