Kresha
A pretty face can never trick me
Prof. Isa BAJاINCA
I. Gjuha shqipe dhe çështja e standardizimit
Gjuha letrare a standarde
Popuj të ndryshëm, në një shkallë të caktuar të zhvillimit të tyre historik, në kohën e ndërtimit të marrëdhënieve ekonomike e shoqërore, që karakterizojnë një shkallë të lartë të organizimit politik e kulturor, kanë ndier nevojën për të krijuar një formë të veçantë të gjuhës kombëtare, e cila të përdorej në shumë sfera të jetës si mjeti më i përhapur i komunikimit, dhe këtu nuk bëhet fjalë për një komunikim çfarëdo, po për një komunikim, do të thoshim të kulturuar – në fushën e letërsisë, të dijes përgjithësisht e në jetën politiko-shoqërore. Pikërisht kjo formë e gjuhës, e krijuar në mënyrë të ndërgjegjshme e mbi forma të tjera të gjuhës, të cilat gëzonin ndonjë respekt e epërsi të veçantë ndaj të tjerave forma, – ndër popuj të qytetëruar është emërtuar gjuhë letrare, po e njohur edhe me të tjera emërtime – gjuhë e kulturës, gjuhë e përgjithshme, gjuhë kombëtare etj. Kjo, sidomos nga gjysma e dytë e shekullit që shkoi, ka zënë të emërtohet gjuhë standarde.
Fillimisht do të jetë quajtur gjuhë letrare (dhe kështu vazhdon të quhet ende në ditët tona në shumë mjedise në kulturën tonë), pra fillimisht do të jetë quajtur kështu, sepse ajo lidhej ose pandehej të kishte një lidhje shumë të ngushtë me letërsinë … Le ta themi se nocioni letërsi më përpara përdorej për të shënuar gjithë krijimtarinë dhe jo vetëm atë letrare. Po emërtimi i kësaj forme të gjuhës del të duket edhe më shumë i lidhur me letërsinë sidomos në disa gjuhë evroperëndimore e sllave (krahaso: gjerm. – Literatursprache, rus. – Literaturnij jazek e të tjera), sa kohë që as në shqipen nocioni literaturë nuk është i panjohur…
Ndoshta duhet të theksojmë se Fjalori i shqipes së sotme (Tiranë 1984, f. 391) jep këtë përkufizim për gjuhën letrare: (Gjuha letrare është) “forma më e përpunuar e gjuhës së një populli, e cila ka norma të caktuara, të ngulitura në të shkruar e në të folur dhe arrin njësimin më të lartë në kohën e krijimit të kombeve e të shteteve kombëtare”.
Nuk ka asnjë dyshim se gjuha letrare fushën më të përshtatshme dhe mundësitë më të mëdha të pasurimit i gjen pikërisht në krijimtarinë letrare, dhe kjo për dy arsye që janë përgjithësisht të njohura: E para, shkrimtarët janë njohësit më të mirë të thesarit gjuhësor dhe përdoruesit mjeshtërorë të këtij thesari, madje duke mbajtur parasysh gjithë përdorimet, qoftë në krijimtarinë popullore dhe qoftë në krijimtarinë e shkrimtarëve paraardhës; E dyta, sepse pikërisht në letërsinë gjuha gjen realizimin e të gjitha potencialeve e të zhdërvjelltësisë deri në shkallën e përdorimit figurativ e të përmbysur të elementeve të veçanta gjuhësore e të lidhjeve nga më të pasurat të mundshme në njësi të ndryshme gjuhësore, sidomos në fushën e fjalëformimit dhe të ndërtimit të marrëdhënieve sintaksore …
Megjithëkëtë, në letërsi, pra në një vepër letrare, krahas elementeve të standardizuara, autori mund të përdorë, dhe zakonisht përdor, edhe fjalë e njësi frazeologjike të marra nga dialekte të ndryshme të gjuhës, ndonjëherë edhe fjalë e shprehje arkaike a të një periudhe të shkuar të historisë, të cilat kanë kaluar në klasën e barbarizmave, e të tjera, që shkrimtari do t’i përdorë për të karakterizuar personazhe të një konteksti të caktuar historik, politik e kulturor, ose edhe për të shënuar luftën dhe dallimet midis brezave a klasave shoqërore në një të kaluar të afërt a të largët. Ndoshta edhe ky do të jetë një nga shkaqet pse në vend të emërtimit gjuhë letrare, ka zënë të përdoret, sidomos në kulturën evroperëndimore, nocioni gjuhë standarde ose standard gjuhësor.
Nuk dua të zgjerohem më shumë lidhur me nocionin gjuhë standarde, sepse, sikur është e ditur, në të gjitha fushat e jetës moderne, ngado të sillesh, do të ndeshesh me standarde e me norma të ndryshme që duhen respektuar, shkelja e mosrespektimi i të cilave shkakton gjithmonë kokëçarje … Thënë shumë shkurt, është quajtur kjo – gjuhë standarde, sepse në të mund të përdoren dhe/ose lejohen të përdoren dhe/ose vlerësohen të drejta për t’u përdorur vetëm elemente gjuhësore të standardizuara, duke nisur që nga shqiptimi i fonemave e morfemave, përmes përdorimit të formave gramatikore e deri tek drejtshkrimi e përdorimi i njësive sintaksore në frymën e standardit gjuhësor të caktuar.
Disa nga tiparet e gjuhës standarde
Gjuha standarde, le ta quajmë edhe letrare (ne nuk do t’i dallojmë, megjithëqë ato edhe mund të dalloheshin për disa funksione ose edhe për ndonjë tipar të parëndësishëm), gjuha standarde pra, krahas shumë tipareve, sidomos gjuhësore, të përbashkëta me format e tjera të gjuhës, karakterizohet nga disa tipare, të cilat e bëjnë të funksionojë si një sistem më vete dhe si një formë e veçantë e gjuhës. (Do të theksoja këtu në parantezë arsyen pse e kam dalluar me shkronja të zeza shprehjen “karkaterizohet nga disa tipare” dhe pse po e vë në dukje edhe një herë: Këtë po e bëj, sepse në shqipen {ta quaj kushtimisht} standarde që përdoret këtu ndër ne – në Kosovë, pothuaj nga të gjithë, përdoret gabimisht – dhe nga ndikime të gjuhëve të tjera {mbase edhe nga sllavishtja!} shprehja “karakterizohet me disa tipare”!)
Tipari i parë i gjuhës standarde është se ajo formohet në mënyrë të ndërgjegjshme, që të shërbejë për komunikimin në rrafshin kombëtar ose në një rrafsh tjetër çfarëdo, të një komuniteti, në të cilin nuk mund t’i përmbushte kërkesat asnjë nga format e tjera (dialekti, e folmja, ndonjë trajtë më e hershme e shkruar, e dëshmuar historikisht) e të tjera. Natyrisht, për nga ky tipar, gjuha standarde pjesërisht përputhet me variantet standarde eventuale që mund të ketë pasur një gjuhë, dhe kjo sepse edhe variantet krijohen në mënyrë të ndërgjegjshme dhe po ashtu kryejnë funksione marrëdhëniesh të kulturuara, do të thoshim, për një bashkësi më të madhe sesa dialektet e të tjerat forma organike të gjuhës. Do të mjaftohem të theksoj se variantet e një gjuhe letrare janë shfaqje tipike në rastet kur dy e më shumë bashkësi etnike (popuj), edhe shtete, kanë një gjuhë të përbashkët standarde, sepse, për të dëshmuar një identitet tjetër – të vetin, të veçantë (historik, kombëtar, etnik …) nga një tjetër komunitet, ato krijojnë variante, dhe kjo bëhet në mënyrë të ndërgjegjshme e me synime të përcaktuara shumë qartë…
Sa kohë që standardi formohet në mënyrë të ndërgjegjshme, menjëherë mund të bënim fjalë për tiparin e dytë, që është ky: standardi është gjithnjë rezultat, përfundim i marrëveshjeve, i bashkimit të pikëpamjeve dhe i vendimeve që merren për elemente leksikore e fjalëformuese, për dukuri fonetike e morfologjike, për dukuri sintaksore e të tjera dhe për drejtshkrimin e drejtshqiptimin… Mbi këto pikëpamje e marrëveshje hartohen parimet themelore, të cilat më pastaj do të ndiqen në të gjitha nënsistemet e gjuhës, për se do të shkruhen rregulla të veçanta, të cilat do të bëhen të detyrueshme për të gjithë, sidomos në ligjërime të veçanta dhe në institucione të rëndësishme arsimore, kulturore, shkencore, në administratë dhe në krijimtarinë letrare e në medie të ndryshme.
Tipari i tretë është një shkallë shumë e lartë e përpunimit në të gjitha nënsistemet, që këtë formë të gjuhës e bën shumë më të zhdërvjellët dhe më të hapur për një pasurim të vazhdueshëm të saj, qoftë me fjalë e me njësi të tjera gjuhësore – marrë nga ish-variantet eventuale, nga dialektet a të folmet e gjuhës, ose edhe nga gjuha e shkrimtarëve a autorëve të tjerë të përparshëm (të vjetër), dhe qoftë me fjalë të huaja e me ndërtime sintaksore ose edhe të fjalëve të reja, duke ndjekur modele të gjuhëve të huaja, veçse kurdoherë duke mbajtur parasysh dy parime që nuk bën të shkelen asnjëherë: fjala e huaj ose ndërtimi i ri sintaksor – të mos kenë përgjegjëset e tyre në gjuhën (ta themi shqipe, sepse flasim për shqipen), ose të japin ngjyrime çfarëdo që ato të shqipes nuk i përmbushin; dhe, e dyta, fjala e huaj t’u shtrohet rregullave (jo gjithmonë) edhe të shqiptimit, po sidomos patjetër rregullave gramatikore të gjuhës marrëse, do të thotë të shqipes.
Vështruar në këtë kënd, nuk do të thoshim që të gjitha fjalët dhe ndërtimet gjuhësore të huaja a nga ndikime të gjuhëve të huaja, që përdoren sot në gjuhën shqipe – përmbushin këto dy kritere.
Tipari i katërt i gjuhës standarde është një shkallë e lartë e njësisë në të gjitha nënsistemet, dhe kjo vlen sidomos për drejtshkrimin dhe për rregulla të veçanta gramatikore. Këto gjëra edhe përcaktohen në një mënyrë shumë të qartë në botime të veçanta, siç janë fjalorë (drejtshkrimorë e normativë të gjuhës ose dygjuhësh), libra drejtshkrimi, gramatika të ndryshme normative, tekste shkollore e shkencore, revista me destinime të veçanta e të tjera botime, ku bëhet fjalë ose ku zbatohet në një shkallë të lartë standardi. (Në disa shtete, veprojnë edhe ligje të veçanta, të cilat mbrojnë standardin dhe gjuhën kombëtare përgjithësisht, sidomos nga fjalë e ndikime të huaja.)
Tipari i pestë është pasuria e saj (e gjuhës standarde) dhe pasurimi i vazhdueshëm, sidomos për funksione të veçanta në jetën publicistike, letrare e shkencore. Këtu një segment të veçantë e shumë të rëndësishëm përbën terminologjia e shumëllojshme dhe shumë e pasur që përdoret në të gjitha fushat e dijes. Pasurimi i standardit në këtë sferë është sidomos i nevojshëm për gjuhë standarde të ndodhura në një situatë kulturore dhe politike, siç është shqipja, qoftë për faktin se në procesin e ndërtimit të marrëdhënieve demokratike në të gjitha fushat e jetës, kanë dalë kërkesa për të tjera nocione, qoftë për shkak se në Kosovë është në ndërtim e sipër sistemi i ri i administratës, i politikës dhe i ekonomisë së një vendi të pavarur, dhe qoftë për shkak se shqipja në Kosovë ndodhet ballë për ballë me gjuhë e me kultura të mëdha, në radhë të parë me anglishten.
Ka edhe të tjera tipare për të cilat mund të bënim fjalë, po duket që edhe këto sa u thanë, japin një pasqyrë mjaft të qartë për tiparet e kësaj forme të rëndësishme të gjuhës në rrafshin kombëtar.
Fare shkurt – si u krijua standardi i shqipes
Nuk do të thosha asgjë të re, po të konstatoja se shqipja bën pjesë në grupin e gjuhëve që kanë marrë një zhvillim të hovshëm në fushë të shkrimit shumë vonë, prandaj edhe veprimtaria për themelimin ose standardizimin e shqipes ka nisur mjaft vonë. Arsyet dihen pothuaj nga të gjithë dhe janë pasojë e drejtpërdrejtë e pushtimit për një kohë të gjatë të viseve shqiptare nga të huajt, të cilët ndalonin gjithsesi përparimin kulturor të shqiptarëve, që do të thotë patjetër edhe zhvillimin e shkollës në gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj.
Nuk do të përmend këtu përpjekjet e autorëve të vjetër të mesjetës së vonë, sepse zhvillimi i shkrimit shqip prej tyre, pati një ndërprerje për një periudhë të gjatë, pastaj as shkrimet me alfabetin arab dhe as shkrimet në arbërishten (nga shkrimtarë arbëreshë), të cilat nuk kishte si të luanin ndonjë rol të drejtpërdrejtë për shqipen, pavarësisht nga rëndësia e tyre, dhe as shkrimet e mëvonshme deri tek Kristoforidhi e shkrimtarët e gjysmës së dytë të shekullit XIX. Kjo sepse qenë këta të fundit që, me shkrimet e tyre, me shkallën e njohjes dhe të pasurimit të shqipes, si dhe me përpunimin e saj, – do të krijonin parakushtet për themelimin e shqipes letrare. Në këtë rrugë, nuk ka asnjë dyshim që, sidomos veprimtaria e shoqatave e klubeve shqiptare në atë periudhë (Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip e Stambollit, shoqëritë “Agimi” e “Bashkimi” të Shkodrës, klubi i Manastirit e ndonjë tjetër), në përpjekjet për themelimin e alfabetit të shqipes, do të shtronin edhe probleme të veçanta të shqipes letrare. Këto më pastaj do të vazhdonin me shkrimet për gjuhën shqipe nga intelektualë si Ndre Mjedja, Faik Konica, Aleksandër Xhuvani e të tjerë.
Megjithëkëtë, prova e parë për të standardizuar në njëfarë shkalle gjuhën shqipe, do të bëhej në vitet 1916/17 nga Komisija Letrare Shqipe e Shkodrës, e cila, afro dhjetë vjet pas themelimit të alfabetit të shqipes në Manastir, do të arrinte të hartonte Ortografinë e parë të shqipes. Ajo komisi shtronte për të parën herë çështjen e zgjedhjes së dialektit që do të shërbente si bazë, mbi të cilën do të krijohej shqipja standarde, e cila asokohe shkruhej në dy a tri variante: toskërishtja letrare, gegërishtja e ashtuquajtur e mesme letrare (me fare pak shkrime) dhe shkodranishtja letrare. Siç është e ditur, Ortografia e Komisisë Letrare të Shkodrës ishte ngritur mbi bazë të gegërishtes së mesme dhe, sado që kjo formë letrare nuk do të bëhej e vetmja, sepse do të vazhdonte përdorimi dhe lëvrimi i mëtejshëm i toskërishtes letrare, sidomos në fushë të letërsisë, dhe i shkodranishtes letrare (nga disa autorë), – do të vazhdonte të zhvillohej e të zbatohej në administratë, në tekste shkollore dhe nga disa shkrimtarë. Pas daljes nga Lufta e Dytë Botërore…, gjuha shqipe u ndodh në një situatë të re, shumë më të favorshme, qoftë falë zgjerimit të sistemit të arsimit dhe një hovi të ri që merrte letërsia dhe kultura përgjithësisht në Shqipëri, dhe qoftë falë njëfarë lirie për shkollën, arsimin e librin shqip në Kosovë e në viset e tjera shqiptare, që asokohe ndodheshin në ish-Jugosllavinë. Në Veri të Shqipërisë dhe në Kosovë e në viset e tjera jashtë Shqipërisë, vazhdoi të përdorej varianti i gegërishtes së mesme letrare, kurse në Jugun e Shqipërisë dhe në institucionet qendrore politike, ushtarake, ekonomike, arsimore e të tjera – përdorej kryesisht toskërishtja letrare. Në këtë fazë të zhvillimit të kulturës kombëtare, të arsimit e të letërsisë, u shtrua kërkesa për themelimin e një forme të vetme, që do të thotë e krijimit të shqipes , që në diskutimet asokohe quhej gjuhë, herë e unjisuar, herë e unifikuar dhe më vonë e njësuar letrare. Për këtë qëllim qenë organizuar dy sesione shkencore (1952 e 1953 në Tiranë) me rezultatin Ortografia e gjuhës shqipe e vitit 1956 dhe njësoj qe vepruar edhe në Prishtinë më 1957 e 1963, kur qenë hartuar edhe ortografi të gjuhës shqipe. Për shkallën e mbështetjes teorike e praktike të kodifikimit, dhe më pastaj të zbatimit për një periudhë, shquhej sidomos Ortografia e gjuhës shqipe (Prishtinë 1964). Kjo ishte gjendja e përdorimit të variantit të gegërishtes letrare, kurse në Shqipëri përdorej kryesisht varianti i toskërishtes letrare, krahas gegërishtes -kryesisht në letërsi nga autorë të Veriut.
Në vitin 1967 Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Tiranës, në përpjekjet për njësimin e shqipes letrare, botoi një projekt të Rregullave të Drejtshkrimit të Shqipes, ku për herë të parë nuk kishte forma të veçanta për toskërishten dhe të veçanta për gegërishten letrare (sikur veprohej më përpara) dhe ato rregulla u hodhën në diskutime të gjera publike – në institucione shkencore, arsimore e në qarqe letrare e të tjera, ku t’u bëheshin vërejtje ose të miratoheshin ashtu si ishin. Edhe në Prishtinë, në një mbledhje të gjerë shkencore, e cila njihet si Konferenca Gjuhësore e Prishtinës (1968) objekt diskutimi u bënë ato rregulla me temën qendrore: të njësohej shqipja apo të vazhdonte përdorimi i variantit të gegërishtes letrare. Pas shumë diskutimesh të mbështetura, konferenca dilte me konkluzat se “populli shqiptar është një, dhe gjuha letrare shqipe duhej të ishte një, e përbashkët”.
Pasojë e gjithë këtyre veprimeve kulturore qe organizimi i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, që u mbajt në Tiranë në nëntor 1972, ku merrnin pjesë një numër i madh delegatësh – studiues, shkrimtarë, punonjës kulture e profesorë (gjithsej 87 – 11 prej të cilëve nga viset shqiptare në ish-Jugosllavinë dhe dy-tre arbëreshë e të huaj). Pas një diskutimi të gjerë e të gjithanshëm të të gjitha çështjeve lidhur me shqipen letrare dhe sidomos me drejtshkrimin, aty nxirreshin konkluzat, mbi të cilat do të hartoheshin më vonë të gjitha botimet gjuhësore normative (fjalorë, gramatika e libra shkollorë) dhe kështu, do të thoshim, merrte fund procesi i themelimit ose, më drejt, i njësimit të shqipes standarde.
Cili variant përdorej asokohe në Kosovë dhe a mund të përdorej ndonjë tjetër variant letrar?
Sikur u theksua edhe më përpara, në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore qe përdorur varianti i gegërishtes letrare të mesme dhe jo varianti i shkodranishtes letrare, i cili në disa elemente ishte më i afërt me kosovarishten (apo dibrano-kosovarishten, sikur e quanin në disa qarqe politike menjëherë pas luftës), nëse mund ta quajmë kështu shqipen dialektore të viseve shqiptare në ish-Jugosllavinë. Zbatimi i variantit letrar që përmendëm, qe lehtësuar mjaft nga fakti se një numër i madh i mësuesve e profesorëve të ardhur nga Shqipëria pas luftës (disa kishin ardhur edhe gjatë luftës), e kishin bërë shkollën me atë gjuhë dhe e zotëronin shumë mirë. Disa nga intelektualët e ardhur nga Shqipëria punonin edhe në shtëpi botuese të librit e në gazetën e vetme (“Rilindja”), po edhe në ndonjë revistë ose në organe drejtuese të arsimit. Kjo përbënte një bazë të mirë për zotërimin e këtij varianti letrar, ndonëse, sidomos në gramatikë, në krahasim me shqipen e këtushme dialektore, kishte mjaft dallime. Dallime kishte edhe në shqiptim, sidomos për shkak të zanoreve hundore karakteristike për këto të folme.
Kjo situatë do të ndryshonte e do të rëndohej shumë nga fundi i vitit 1948, kur shumë nga mësuesit dhe intelektualët e tjerë (për shkak të mosmarrëveshjeve politike Shqipëri-Jugosllavi e atëhershme) qenë detyruar të ktheheshin në Shqipëri.
Në këtë gjendje, gjithë veprimtarinë arsimore, kulturore e botuese do ta merrnin forca intelektuale të këtyre viseve, të shkolluara fare pak në Shqipëri e më shumë në shkolla në gjuhën serbe; ata, ndonëse do të bënin përpjekje për të kryer si duhej, shumë nga detyrat që shtroheshin para tyre në fushë të kulturës, nuk mund të bënin shumë në kultivimin e shqipes. Natyrisht, edhe një numër i madh i mësuesve e mësimdhënësve të tjerë asokohe ishin pa kualifikime të mjaftueshme.
Do ta përfundoj këtë pjesë duke theksuar një fakt që duhet të mbahet gjithmonë parasysh: Në vitet ’50 e ’60 të shekullit të kaluar, në Kosovë do të ishin intelektualët gjysmë të arsimuar (gazetarë, përkthyes dhe ndonjë shkrimtar), që, krahas njëfarë kontributi për mësimin e shqipes, do t’i bënin një shërbim shumë të keq gjuhës shqipe: Ata do të fillonin të përdornin, sidomos në shkrim, një shqipe kryesisht të përkthyer nga serbishtja, me fjalët shqipe po me mënyrën e të menduarit dhe me krijime njësish sintaksore tepër shpesh në frymën e serbishtes (gjuhë e pushtetit dhe e prestigjit asokohe)! Pasojat e gjithë kësaj do të jenë shumë të mëdha. Disa sosh i zënë frymën shqipes standarde të përdorur në Kosovë edhe në kohën tonë, ndonëse brezat e rinj as që e dinë serbishten!
A duhej standardizuar shqipja patjetër dhe, nëse duhej, cila ishte arsyeja?
Lidhur me këtë çështje, e quaj të arsyeshme të vë në dukje dy gjëra që ndikuan me forcë në përshpejtimin e procesit të standardizimit e të njësimit të shqipes. E para, variantet e shqipes standarde në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar kishin arritur një shkallë të lartë të përpunimit, po edhe të njësimit në shumë segmente, sidomos në morfologji, në leksik e në fjalëformim. Kishin mbetur për t’u përballuar vetëm disa dallime në fushë të fonetikës dhe ndonjë dallim në fushë të sintaksës, shumë më pak në fushë të leksikut. Fjalën e kam për përdorimin e gjerë të formës së pashtjelluar të paskajores së tipit me ba, me ardhë, në variantin e gegërishtes letrare, natyrisht krahas trajtave të lidhores, tipike për toskërishten, po në shumë përdorime edhe për gegërishten e mesme letrare. E dyta, shqiptarët në Kosovë, në saje të disa ndryshimeve, për atë kohë pozitive politike, dhe të një hovi të ri që kishin marrë sidomos në disa sfera të jetës – patjetër në arsimin, në kulturën dhe në administratën shtetërore, – mund të bëheshin një faktor me ndikim në çështje të gjuhës, dhe kjo edhe për faktin se ndodheshim në prag të formimit të universitetit, krahas institucioneve të arsimit të lartë, si fakultetet e ndryshme, shkollat e larta pedagogjike, Instituti Albanologjik e të tjera, kështu që bashkimi kombëtar në rrafshin kulturor ishte bërë çështje muajsh a vitesh dhe një nga synimet e mëdha në rrafshin kombëtar…
Për sa i përket domosdoshmërisë së standardizimit të shqipes, duhen mbajtur parasysh dy momente shumë të rëndësishme: E para, popujt e qytetëruar, sidomos të Evropës, që të gjithë kanë krijuar gjuhët e tyre standarde të njësuara dhe, e dyta, shqiptarët si një popull me një gjuhë, me një histori, me një kulturë, me aspirata të përbashkëta për shumë dhjetçvjetçsha dhe me synimin për të ruajtur këto njësi, – gjithsesi duhej të njësonin edhe gjuhën e vet, e cila të shërbente si mjeti i vetëm i komunikimit në shkallë kombëtare për të gjithë, pavarësisht nga ndarjet, le të kenë qenë politike apo dhe dialektore.
Për të përmbyllur këtë çështje, do të thosha se kërkesa për themelimin e një gjuhe të përbashkët, ose, më drejt, kërkesa për njësimin e gjuhës letrare shqipe (sikur thuhej asokohe), ishte një veprim i drejtë e i dobishëm kulturor e politik i kohës në shkallë kombëtare, dhe kjo as që mund të vihej në dyshim. Megjithëkëtë, mënyra, rruga që do të ndiqej në procesin e këtij njësimi, përbën një çështje tjetër, e cila mund të shtrohet e të diskutohet edhe në kohën tonë. Veçse kjo nuk do të thotë të përmbyset ajo që është arritur, po, eventualisht, të studiohet mbështetësia gjuhësore, kulturore dhe politike e njësimit të shqipes dhe të rishikohen mundësitë për hapjen e standardit për të thithur pasurinë e tërë shqipes, – një kërkesë kjo edhe në Konkluzat e Kongresit të Drejtshkrimit.