Shqipja standarde dhe Arshi Pipa

Kresha

A pretty face can never trick me
Autor: Nexhmedin Spahiu

Sikur çështja e standardizimit të gjuhës shqipe t’ishte bërë drejtë mbi atë se çfarë është interesi i kombit dhe jo mbi të drejtën e fitimtarit të luftës civile në Shqipëri, sot standardi i gjuhës shqipe do t’ishte një kapitull i mbyllur.

Një komentues në internet në shkrimin tim të javës së kaluar “Standardizimi i gjuhës shqipe – e treta e vërteta” më shtyri të shkruaj sërish mbi temën e gjuhës



Kush është fitimtari i luftës civile në Shqipëri?

Komentuesi shkruante:

Nëse themi që fitimtarët caktojnë rregullat dhe meqë Enver Hoxha ishte fitimtari i luftës civile në Shqipëri (1941-1944) i paska takuar Enver Hoxhës të caktojë standardin e gjuhës shqipe, atëherë në këtë logjike kemi argumentin për të konstatuar pikërisht të kundërtën: Nga perspektiva e sodit Enver Hoxha është humbësi më i madh në historinë e shqiptarëve, është figura më negative e historisë, dhe për këtë u takon atyre që fituan përfundimisht luftën kundër komunizmit që ta caktojnë standardin e shqipes.”

Loja politike me fitues e humbës është shumë e rrezikshme për një komb

Pas përfundimit të luftës në Kosovë (1999) kur pushtetin e kishte Qeveria e Përkohshme e Hashim Thaçit, dhe kur rrugëve dhe shesheve u jepeshin emrat e heronjve dhe të dëshmorëve, i pata këshilluar që mos t’i lënë anash heronjtë e dëshmorët e krahut të djathtë sepse nesër mund ta marrë pushtetin LDK dhe ua hedhë në ujë gjithë këtë punë. Këshilla ime vajti në vesh të shurdhër sepse ta zëmë asnjë rruge apo asnjë sheshi nuk iu dha emri Kolonel Ahmet Krasniqi (Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës në ekzil, i vrarë në Tiranë më 21.09.1998)

Pas një viti në pushtet erdhi LDK, dhe gjithë emërtimet i konsideroi jo të ligjshme. Filloi nga e para. Njëra prej rrugëve kryesore të Prishtinës mori emrin Ahmet Krasniqi, por nuk u lanë m’anash edhe heronjtë e dëshmorët e së majtës dhe çështja flejti tërësisht.

Sikur çështja e standardizimit të gjuhës shqipe t’ishte bërë drejtë mbi atë se çfarë është interesi i kombit dhe jo mbi të drejtën e fitimtarit të luftës civile në Shqipëri, sot standardi i gjuhës shqipe do t’ishte një kapitull i mbyllur. Nëse duam ta mbyllim këtë çështje njëherë e mirë nuk duhet të veprojmë ashtu siç veproi shoku Enver Hoxha apo siç sugjeron komentuesi në shkrimin tim (që shqipen standarde ta caktojnë ata që e mundën komunizmin në Shqipëri).

Kujt i takon të merret me shqipen standarde?

Alma Lama më këshillon që të mos merrem me çështjen e gjuhës standarde përderisa nuk jam specialist i kësaj fushe.

Pajtohem plotësisht edhe pse unë nuk u futa në çështje të holla shkencore përveç se nga observimi personal konstatova një fakt të cilin Arshi Pipa si specialist i fushës e ka konstatuar 40 vjet më parë.

Specialisti i fushës ashtu siç ishte Arshi Pipa, duhet ta dije se ku të nxjerr pas 40 viteve një proces i nisur, ndërsa nuk është e thënë që të jesh specialist i fushës për të parë rezultatet e një procesi pas 40 viteve. Këto rezultate vetëm debilët e shurdhmemecët nuk i shohin.

Ja se çfarë thoshte Arshi Pipa para afro 40 vjetëve:

“Parulla-pallavër e bashkimit kombëtar gjoja të kërcënuara nga përmendja e fjalëvet 'toskë' e 'gegë' i ka kâmbët e shkurta. Toskë e gegë kل pasë qyshkْr kل nisë të mbrûhet kombi shqiptar, dhe do të vazhdojë më pasë edhe kْr dialektet të shkrîhen në nji gjuhë të përbashkët, mbasi ato emërtime janë gjeografike përveç se historike. Por dialektet do të shkrîhen shkallë-shkallë, si rrjedhim i nji procesi të natyrshëm, i cili nuk mund të planifikohet si planet ekonomike pêsëvjeçare, ose të 'normalizohet' me receta magjistricash dhe brisqe xherahësh.

Gjuha shqipe âsht nji gjuhë me d‎ dialekte (tue përfshي arbërishten në toskënishten). Bidialektizmi âsht nji pajë e gjuhës shqipe që e dallon atê nga shumica e gjuhëvet tjera indoeuropiane.

Për sل dij unë, vetëm norvegjishtja kل, si shqipja, dy gjuhë letrare. Norvegjezët, si popull i kulturuem që janë, nuk kanë imponue njênën mbi tjetrën. اfarë dâmi kل pasë Shqipnia se kل vazhdue me pasë dy gjuhë letrare? Le të më përmendin kostallarët edhe vetëm nji fakt historik që dëshmon se shqiptarët janë anmiqsue për çâshtjen e ndryshimit të dialekteve. Kristoforidhi, elbasanas, përktheu ungjillin gegënisht dhe toskënisht.

Komisia Letrare Shqipe, e themelueme në Shkodër me 1916, misat e së cilës ishin gegë (Pekmezi, Xhuvani, Gurakuqi ndër tjerë) bâni hapin e parë të standardizimit të gjuhës letrare, tue vû si bazë dialektin e Elbasanit. Por ky kriter qe tendencial, jo normativ; dhe në rezolutën e vet (1917), Komisia përcaktoi tiparet e të d‎ dialekteve, tue vendosë rregulla orthografike për të dyja. Pasoja konkrete e këtij hapi të parë drejt standartizimit qe, jo standardizimi i gjuhës letrare shqipe, por fillimi i standartizimit të gegënishtes letrare, i cili, qysh atëherë, nisi të pritet drejt nji gegënishteje së mesme, e që âsht gegënishtja letrare e sotme.

Asht nji fat, jo nji fatkeqsي, si mendojnë disل, që shqipja kل d‎ dialekte, të vlerënjishme. Këto nuk janë aqë larg njêni tjetrit sل me përftue rrezik përçamje' kombëtare; por janë mjaft të dalluem sل me përbâ dy gjuhë letrare të veçanta, me dobي të madhe të letërsisë dhe të kulturës kombëtare.

Vetëm njerëz të kufizuem, të cilët shohin nji ideal n'idhunin e nivelimit, pل i peshue gjatë pasojat e tija, vetëm ata mund të sëkëlldisen nga kujdesi qysh me përpi njenin dialekt në tjetrin.

Nuk mund ta dيj a do të ketë nji evolucion të d‎ dialekteve kah nji synkrazë e ardhëshme. Por kjo perspektivë e mundëshme nuk do të më gëzonte fort. Unë kundroj me sympathي nji gjendje, si kjo e sotmja, kur nji Shqipnي e vogël - shembull fort i rallë n'Europë - âsht e zonja me u shprehë në dy gjuhë letrare. Ky âsht nji shenj pasunie kulture që na shquen, cilido qoftë shkaku i tij.

Gegënishtja dhe toskënishtja plotsohen në fushën letrare në nji mënyrë fatlume. Kل gjâna që njêna i thotë mâ ândshëm, tjetra mâ fuqishëm. Në përkëthimin e poetëvet latinë, përkëthyesi, tue marrë parasysh natyrën e veçantë të lyrikës së secilit ka shkue tue përdorë herë njênin herë tjetrin dialekt. Ai e kل dhânë Lukrecin gegënisht pse gëgënishtja kل forcën e duhun për hovet vigane të mendimit dhe për trandjen e gjithânëshme të shpirtit. Gjithashtû, hekzametrit lukrecian, ende të papunuem mirë, ende t'ashpër, mâ mirë i përshtatet nji farë ashpërsie hijerândë e gegënishtes, që kل shembullesën e vet fyzike te alpet e madhnueshme të Veriut. Vergjilin, përkundër, e kل përkëthye toskënisht. Jo pse ai nuk mund të përkëthehet edhe gegënisht; por ajo diçka e vagullt dhe fluide që âsht në poezinë e tij, shtrîhet mâ mirë në toskënishten. Mund të përkëthehet Eneida, po, në gegënishten; por idylat e Arkadjes dhe piktura e jetës fusharake mund të jepen mâ bukur në dialektin në të cilin u shkrue Bagëti' e Bujqësija. Poezija elegjiake âsht përkthye e tâna toskënisht” - përfundon shkrimin e tij Arshi Pipa para afro 40 vjetëve.

ثshtë e kuptueshme që njerëzit që nuk ishin ekspertë të fushës si Arshi Pipa nuk mund ta kuptonin këtë gjë para 40 viteve.

Por nuk është e arsyetueshme përse nuk kuptojnë tani pas afro 40 vjetëve kur po dukën rezultatet. //mesazhi
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top