Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar" !

Malsi

Anëtar i Nderuar
Hap syte ne mengjes ,ndez pc me shpresen se ashtu si une do shoh edhe te tjere qe te mos vjellin ndaj kombetares dhe ti japin mbeshtetje per ndeshjen e ardhshme , por jo , sigurisht ne jemi shqipetar dhe nuk mund te jemi aspak jashte origjines sone ,nuk mund ta duam veten me shum se tjetrin jo. Shoh direkt temen e pare dhe aty nuk gjej asnje lavderim ,vec kritika !

Luajtem keq ë ? Kshu thoni te gjithe ju "shqipetaret" ? Shani lojtaret nga i pari tek i fundit tani ë ? Edhe De Biazin e shani ë ? Po veten tuaj qe jeni morra pse nuk e shani njeher mo ?
Nuk ishte pikerisht Cana idhulli jone , nuk ishte pikerisht kjo kombetare ajo qe na ka bere krenar deri dje (une edhe sot jam krenar sepse te djeshmen e prisja pak a shum sepse ishte ngarkuar shum emocionalisht si ndeshje) , nuk ishte De Biazi trajneri me i mire per te gjithe ne ë ? Ik o ik se eshte turp te pranosh qe je shqipetar kur lexon komente kaq negative dhe analista si ju qe se dijne ku bie stadiumi ndoshta .

Une jam krenar edhe per ndeshjen e djeshme ,aq sa luajten ishte maksimumi i tyre per nje ngarkese te tille emocionale qe kishte marr ndeshja . Gabimet qe na cuan tek humbja pse ndodhen ,e pa dikush ndeshjen ? Po me Portugaline e pa dikush ndeshjen ? Ndodhen sepse Kombetarja jone tashme nuk di vetem te mbrohet ,por kane besim edhe te hidhen ne sulm per te kerkuar golin e fitores edhe kunder Portugalise, serbise dhe fati keq qe neve e pesuam pikerisht ne momentet me te mira kur mund te shenonim :( . Por futbolli ky eshte , dikush do dali i pakenaqur nga rezultati .
Gjithe ju analistat dashakeqes qe keni ne maje te gjuhes kritikat edhe aty ku mund te jepni mbeshtetje sepse pas dy ditesh kemi nje ndeshje qe na con ne Euro 2016 , duhet ti hidhni nje luge mjalt gojes dhe te mbeshtesni ekipin atehere kur ka nevoj per neve ,sepse kur fiton e dijme shum mire qe e mbushni me lavde . Mesoni te mbeshtesni kombetaren tuaj dhe boll vollet vrer mbi ata qe deri dje ju ben krenar .

Jo me kot e hapi nick ate temen ku te gjithe ju filluat ta benit serbe , tani duhet ta kuptoni qe ju jeni më serb se serbet dhe me te poshter se nick (sepse ashtu e quajtet) sepse ajo "mbrojti" serbet ,por juve po shani Kombetaren tuaj .

Si sportist qe kam qene vet e dij qe atehere kur kam qene keq kam pasur nevoj per perkrahje ,mbeshtetje , kur kam fituar nga emocionet as duartrokitjet nuk i kam degjuar , por kur kam humbur kam degjuar edhe mizat qe fluturonin ne ajer dhe aty doja mbeshtjetje (flas edhe personalisht ,por edhe per gjithe ekipin ku luaja) .

Neve kemi nje shans tjeter pas dy ditesh dhe une jam ne mbeshtetje te tyre . Edhe nese nuk fitojme ,kemi perseri nje shans tjeter , ndeshjet e play -off nga e cila mund te shkojme serish ne Euro 2016 dhe kaq shum shanse vetem kjo kombetare po na i jep ,per here te pare !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

He mos e zmadho! :p
Une dhe shoqeria ime e fb-kut +500 vetem lavda beme,dhe i premtuam kombetares dashuri ne te mire e ne te keq! Lol. As ketu ne Fv asnje si shau:D

Nejse,
Mesazhi im eshte:
Shpresa vdes e fundit! Na tregoni c'dini te beni ne Armeni! Dhe nqs nuk fitoni dot atje, atehere kjo deshmon qe ne nuk e meritojme akoma futjen ne Europian! :D
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

Me pak fjale , nuk duhet me na mor bytha tym kot..kjo eshte

ik e luj aty si te takon e boll bone si kaposhi ne maje te plehut.

Me Armenine do fitojme sepse ne kur jemi jashte trojeve fitojme, mrena e kemi me dy menje.

Forca Shqiperi e nuk te morrim inot jo,se mezi te kena
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

Dhe une jam krenare qe e mbajtem 89 minuta loje pa gola dhe hengrem 2 gola per 2 minuta :D
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

Kur i shoh qe angazhohen dhe luajn me zemer nuk i fajesoj asnjehere.
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

Si kish thone Hygerta Sako:

Të kemi parasysh që dhe po na mundi Serbia s'na mund Serbia si komb por si skuadër.(si N.Ndoka :p) Keshtu qe Shqiptaria dhe Dashuria s'duhet te vihen ne diskutim hic! Gjithashtu shtoj ate qe e kam thene dhe dje: I kemi vene barre me te madhe se c'duhet cunave! Por, gjthss, them te bejme pak pushim keto dite dhe te presim ndeshjen e Armenise! (Kemi fol dje sa per gjith vitin:p)
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

Na rrafi Gani Abazi dje :(
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

Ai Edi Rama e ka fajin mi kompleksoi cunat i shau nga rept dhe ja ca ndodhi Lol
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

Tifozat kane te drejte qe acarohen , po e theksoj Tifozat e futbollit ... jo per faktin qe humbem, por per faktin qe as qe e moren mundimin te jepnin nje loje futbolli maksimale. Kane pasur nje vit kohe qe te sterviten, te angazhohen per k'te date/loje, edhe topin me dhembe ta kishin grisur e te ishin vene te gjithe ne mbrotje qe mos te hanin nje gol - Ato 2 gola qe hengren ishin gola qesharake, jo se Serbet bene namin.

Tashme k'te punen e perzierjes se futbollit me politiken , duke zhgenjyer te madh e te vogel dhe duke i angazhuar ne nje organizim te tille, Shqiptaret le te marrin mesim , mjaft me... me ate Shprehjen - Dhi e zgjebosur e bishtin perpjete-.

Dhe lereni Shqiperine/Atdheun jashte tematikave te tilla, sepse nuk ka fare lidhje... perqendrimi shkon thjeshte tek futbolli dhe reklamat qe i bejne, duke e perzier ate me heronj/historine/politiken etj etj .

Ps...Shumica jane krenare per arsye te gabuara, nuk e dine as thelbin e krenarise...nese do jepnin nje loje te bukur, te mundoheshin te pakten .... Do isha mese krenare me k'to futbolliste, por nuk mund te them qe jam krenare me nje tufe ngordhesirash qe kishin frike topin .:nxef:
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

Foli dhe ekspertja e midhjes dhe peshkut Ilo Pinci Lol
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

Boll u bere qesharake ti Marla... Ngushellime dashnorit per humbjen . loool
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

Walla bre na kane qit veten pi hujit :D
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

Nese FIFA vendos ta beje lojen 89 minuta, Shqiperia do fitoje ne Armeni
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

Se pari, emocione te paperseriteshme qe me dhuroi ndeshja mbreme ne ElbasanArena!

Se dyti, u gezova qe ndjeshja u zhvillua pa incidente, nga fillimi ne fund, dhe rezultatin e ndeshjes e nxorren 22 lojtaret ne fushe dhe jo tifozat apo burokratet e UEFA. Ajo qe ndodhi ne Beograd dhe gjithe peripecite qe rrodhen me pas, ishte e turpshme dhe nuk duhet perseritur ne asnje ndeshje futbolli.

Se treti, ekipi yne luajti mire, nxorren pak a shume te njejten loje qe nxorren edhe me Portugaline. Luajten dicka me mire ne mesfushe me Memushaj dhe Basha, krahasuar me ndeshjen me Portugaline, por prape mesfusha ngelet problematike per ekipin tone. Topi gjithmone leviz nga dy krahet me kros ose me top te gjate nga mbrojtja ne sulm. Nuk kemi nje mesfushor organizator te lojes qe mund te nxjerri rasti goli per sulmuesit tane. Problemi tjeter eshte mbrojtja jone braktis pozicionet dhe hidhet komplet ne sulm ne fund te lojes. Marrin zemer nga rastet per te shenuar ose nga deshira per te fituar, kercejne te gjithe ne sulm dhe behen pre e kundersulmeve te shpejta te kundershtarit. E pame kete gje me Portugaline, edhe me Serbine. Ne vend qe te mbrojne barazimin per pak minuta, preferojne te hidhen te gjithe ne sulm. Cikalleshi duhet te filloje ne formacionin baze ne ndeshjen me Armenine dhe Lenjani duhej te ishte nderruar me heret nga trajneri. Demtimi i Lila gjithashtu demtoi rrjedhen e sulmit tone.

Shanset i kemi te mira per tu kualifikuar. Mjafton te luajme mire e fitojme me Armenine.

hajduti
 
\ti ishe ajo tifozeria qe hongren gjithe diten qofte dhe pine birra rrugve te elbasanit dhe pastaj ju rane burgjite ne stadium>?? edhe une nga shpia kam bo mo shume tifo se gjithe tifozeria mrena ne stadium :p
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

eshte thjesht futboll...:)
 
Euforia e tepruar nuk eshte zgjidhje. Gjithsesi, ndoshta stadiumi i Elbasanit nuk ka akustiken e "Qemal Stafes" por si une, jam i bindur qe edhe shume e shume te tjere, jane zgjuar me ze te ngjirur.

Festuam humben u merzitem. Kjo eshte e bukura e futbollit.

P.S qoftet dhe birrat i konsumova mbas ndeshjes, ndryshe nga shm te tjere, njeriut i ben mire edhe perjetimi i negativitetit, pasi te forcon per te ardhmen! (te pakten tek une)

kam i sugjerim shoku

Une them: ti marrim keto 3-4 minutat shtese ti cojme tek noi hoxhe e ti kenojme se ndryshe s"bohet....

ti si thu?

a kemi nai hoxhe knej neper forum?
 
s'ben fajde. plasi hoxh Ahmed kalaja me Mavraj po hic :p madje dje boni dhe lutje tu sheronte andi lila lol
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

s'ben fajde. plasi hoxh Ahmed kalaja me Mavraj po hic :p madje dje boni dhe lutje tu sheronte andi lila lol

pune dreqi pse s'thu...po nai kishe laqi a nai mal tomorri na bo fajde?
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

pune dreqi pse s'thu...po nai kishe laqi a nai mal tomorri na bo fajde?

s'marr vesh nga ato une :p
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

Sa shume zhurme per asgje.

Eforizmi pseudopatriotik histerik eshte i demshem. Si gjithmone shqiptaret tregojne vlera te uleta njerezore. Ne mengjes i bejme heronj,harrojme se cfare te mirash kane bere disa dhe ne momentin qe shfaqet dobesia per shume arsye direkt behen tradjetare te poshter dhe fillojne e shajne me nene e moter deri ne brez te shtate, dhe kjo sndodh vetem per 1 ndeshje futbolli por ka e me shume.

Perfundimisht ky vend ska per te bere hajer nojher.
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

Per futboll ato do na kishin mund edhe ne Serbi ;) mu me shum me erdhi keq per tifozat per atmosferen qe u krijua.
Shpresojm fitore ne Armeni....
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

Bera mire mbreme qe pjesen e dyte fjeta gjume hahahahahahaha
Ajt fitore i shalla ne ndeshjet e tjera :)
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

Do po thojne si u bo De Biasi shqiptar, ja ka nis me hup. Sa ke italian vec fitojke lol
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

Mu me acaroi ky Artan Fuga tani. po ben dhe specialist futbolli, pff. se sp gjej dot temen wht on ur mind, Lol

"Mirë mo mirë edhe e mundim Armeninë se ekip i dobët është, e pashë dje. Mediokër. Nuk kishe nga e kapje fare...
Por, edhe po hymë, në finalet e europianit, tani do të hyjmë jo nga dera, duke i rënë me shqelm, si luanët, që shkatëruam Portugalinë e Serbinë, por nga oxhaku, si si xhaxhi ujku, si "rrahës" të armenëve.
Hajde mo!
Por, edhe atje në europian po shkuam duhet të kemi një ekip të mirë se mund të bëhemi gazi i botës duke u rrahur në cdo ndeshje...e mbajtur topin në zonat e lira.
Ore unë nuk marr vesh fare nga futbolli. Nuk dalloj dot as se kur quhet gol, kur e ka kaluar vijën fatale, apo kur është në mes të vijës fatale...!
Jam injorant fare në këtë fushë. E pranoj.
Por kur të gjithë bëhen specialistë për shkenca sociale, pse të mos bëhem unë specialist futbolli smile emoticon
Por, unë di një gjë shumë më mirë se kushdo në Federatë, jam i sigurt, pra di si ndërtohet një ekip, një skuadër, një grup, qoftë ky grup :
shkencëtarësh,
sportistësh,
punonjësish fasonë,
apo hajdutësh,
ushtarësh...,
lypsarësh
apo çfarë të doni ju.
Ka qindra libra për këto punë, nuk janë si t'ja fusësh me shqelm një topi.
Kjo quhet komunikim i brendshëm dhe për këtë njoh pothuajse gjithçka që quhet maja e mendimit të sotëm.
Nuk ka të bëjë as me futbollin, as me basketbollin, as me yçin kjo punë, ka të bëjë me unitetin, identitetin, koherencën, organizimin e brendshëm, motivimin e grupit në cdo fushë.
Nuk ndërtohet një ekip i qendrueshëm me lojtarë që luajnë njeri në Laos e tjetri në Guine, sado të mirë të jenë e djelm të mbarë që sigurisht janë.
E kam shprehur prej muajsh, a e mbani mend mo?
Një ekip ka nevojë për intimitet, për njohje të përditshme, për ngjizje të brendshme të imët, ka nevoje për logo të përjetuar në çdo çast, njohje të kolegëve me nuhatje që vjen vetëm nga përditshmëria, ka nevojë që punën në grup ta quajnë rrugën e vetme për t'u afirmuar dhe jo dytësore, ta quajmë realizimin e objektivit si emancipim dhe lulëzim personal.
Nuk bëhet vetëm me patriotizëm kjo punë.
Prandaj me Armeninë, duhet bërë tjetër gjë fare, duhet hequr kozmopolitizmi i sëmurë.
Aty është virusi i kombëtares sonë.
Merret ekipi më në formë sot në Shqipëri, Skënderbeu a Sopoti, pak rëndësi ka se kush është, plotësohet në pikat e veta të dobëta me dy a tre lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar me skuadra të tjera, plotësohet edhe me një ose dy lojtarë shqiptarë që luajnë realisht dhe aktivisht jashtë dhe nuk rinë në stol a gati për pension, dhe do të shihni se çfarë rezultati do të japi.
Shumë më jetësor, të gëzueshëm, profesional, sponntan, energjik, entuziast dhe profesional sesa gjendja e sotme.
Ke qejf të mundesh me këtë ekip, jo më të fitosh.
Po bëhuni mo trima në Federatë, mos i besoni vetëm markave të huaja sikur jemi thjesht indigjenë.
Edhe trajneret, le të jenë të huaj, por jo me dorë të lirë. Ky rregull u duhet imponuar. Dhe me një këshill arbitrash shqiptarë përreth që duhet të konsultohen, jo të zhgarraviten si gjinkalla të braktisur në emisione llogjesh televizive.
Bëjni këtë dhe fitorja me Armeninë që duam është në xhep... Pa frikë fare.
Edhe po u mundëm, mundemi si njerëz..."
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

sigurisht ne jemi shqipetar dhe nuk mund te jemi aspak jashte origjines sone !

Shani lojtaret nga i pari tek i fundit tani ë ? Edhe De Biazin e shani ë ? Po veten tuaj qe jeni morra pse nuk e shani njeher mo ?

Mos e ngaterro origjinen Malsi se nuk i del filli kesaj pune,
Edhe sharje ka sepse jemi shume prane endres dhe topi i lemshit qe te krijohet ne gjoks eshte i padurueshem, te ben te humbasesh logjiken per nje cast (sigurisht kjo fale atyre njerezve qe na kane prure deri ketu)
Po ti pse u revoltove tani e shan "morra" ? :p

E verteta eshte qe Serbia ka patur historikisht shkolle futbolli, dhe kualitet, gjithashtu ishin me te motivuar lojtaret serbe, prandaj ben cmos dhe bravo ju qofte sepse ishte nje fitore e merituar. Ne kishim motivimin e endres per evropian por njekohesisht edhe demotivimin "tju tregojme vendin shkijeve"... ska tifoze tek ne, ka lapulecer, qe ti duhet ta dish mire sepse ke qene sportist.

Gjithsesi edhe kjo revolte e jotja (e drejte) vjen nga rezultati i ndeshjes se djeshme.

Per ta mbyllur me duhet te them se perfaqesuesja jone me shume se kurre ka ndjekur nje linje dinjitoze. Dhe per kete duhet tju jemi mirenjohes cunave dhe trainerit te qete e altruist.
 
Titulli: Shqipetar kur fitoni ju duam ,kur humbni ju urrejme ! Sepse jemi "Shqipetar"

Malsi mos qaj:)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top