Shqiperia votohet destinacioni më i vlerësuar për 2012-n

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
1552222784_17291b55af_b.jpg

“Frommer’s”, libri-guidë i udhëtimit, ka zbuluar vlerësimet dhe destinacionet për vitin e ardhshem.
Për të gjithë ata që janë duke kërkuar pushime të lira, apo ndonjë pauzë të veçantë për vitin 2012, mos shikoni përtej Shqipërisë.... “Frommer’s”, libri-guidë i udhëtimit, ka zbuluar vlerësimet dhe destinacionet për vitin 2012 dhe rivera shqiptare ka arritur të rrëmbejë çmimin për “destinacionin më me vlerë”. Rivera shqiptare është një zonë e bregdetit përgjatë jugut të Shqipërisë. E përshkruar nga “Frommer’s” si “e pashkelur, e pazhvilluar dhe jashtëzakonisht e përballueshme, riviera shqiptare i ka të gjitha bukuritë natyrore të “homologëve" kroatë më në veri, por pa turmat e mëdha dhe shpenzimet e konsiderueshme. Aty mund të gjesh plazhe të bardha me rërë, ujë të kristaltë dhe fshatra, që mezi kanë ndryshuar që prej kohës përpara Mbretit Zog”.

Shqipëria, që vjen si pako “prapa kuintave” është një opsion popullor për ata që kanë qejf të udhëtojnë, por duket sikur do të jetë tepër popullore edhe për pushime të shkurtra, apo pauzë të vogla në vitin 2012. Një nga gjërat më popullore për t’u bërë në Shqipëri është shëtitja përreth qytetit jugor të Butrintit, një qendër e mbrojtur nga UNESCO, dhe “shtëpi” e disa prej gërmadhave të lashta të vendit.

Ndër çmimet e tjera për t’u veçuar kanë qenë edhe Utah (SHBA), si “detinacioni më i mirë për aventurë” dhe Turqia, që ka fituar çmimin e “preferencës së lexuesve”. Lista, që është përpiluar nga autorët dhe redaktorët e “Frommer’s taravel” përmbledh destinacione nëpër botë, që thuhet se do të jenë pikat e ardhshme të mëdha për udhëtuesit në vitin 2012. Në listë ka pak nga të gjitha për këdo: metropole të mëdha, zona plazhi të vetmuar, apo edhe vila buzë lumenjve etj.

Lista e plotë e “Frommer’s Top 10 Destinations” për 2012-n:

1. Curaco
2. Chongqing - Kinë
3. Fukuoka - Japoni
4. Beirut - Lebanon
5. Ganë
6. Londër – Angli
7. Girona - Spanjë
8. Bay of Fundy, Nova Scotia/New Brunswick - Kanada
9. Kansas City - Missouri, SHBA
10. Yucatan Peninsula - Meksikë

Lista e fituesit tëçmimeve sipas ““Frommer’s”
*”Top Family Destination” - Great Smoky Mountains National Park
* “Top Cruise Destination” - Tromso, Norvegji
* “Top Beach Destination” - Hanalei Beach, Kauai (Hawaii)
* “Top Adventure Destination” - Moab, Utah
* “Top Food & Drink Destination” - Lima, Peru
* “Top City Break Destination” - Chicago, Illinois (SHBA)
* “Top Endangered Destination” - Aysen Region, Kili
* “Top Value Destination” – Riviera e Shqiperise
*”Top Destination to Get Lost” - Whitsunday Islands, Australi
* “Readers’ Choice” - Turqi

/ikub.al/
 
Pe: Shqiperia votohet destinacioni më i vlerësuar për 2012-n

Aty mund të gjesh plazhe të bardha me rërë,

vetem rere ska gure e zhavorr sa te duash ,i bukur eshte ska te share . sa per butrintin nje vend i humbur ku ska asgje thjesht monumente kulturore antike , nese dikush shkon per plazh ska pse vete deri ne butrint per te pare disa germadha dhe ku ske ku te pish 1 birre te fresket sepse lokale = 0 ska fare atje i bjen qe po te shkosh te te haje ujku . sa per bregdetin e veriut eshte i mrekullueshem dhe ka vende te bukura , si kualitet cmim eshte me leverdi ja vlen me te vertet .
 
Pe: Shqiperia votohet destinacioni më i vlerësuar për 2012-n

Titulli i artikullit eshte perkthyer GABIM! Perkthimi i sakte eshte Shqiperia votohet destinacioni me i lirë per vitin 2012

* “Top Value Destination” – Riviera e Shqiperise

/ikub.al/

Te ishte shkruar "Most Valued" do te ishte perkthyer si "Më i vlerësuar"

:mah
 
Pe: Shqiperia votohet destinacioni më i vlerësuar për 2012-n

Ke drejte, as une se vura re kur e lexova.
Nqse mundeni, ndryshojeni pak titullin :)
 
Pe: Shqiperia votohet destinacioni më i vlerësuar për 2012-n

Ke drejte, as une se vura re kur e lexova.
Nqse mundeni, ndryshojeni pak titullin :)

Nuk fakt nuk e vura ne dukje sepse ishte titulli i temes gabim, por e vura ne dukje te shihej sesi "genjehet" populli Shqiptar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top