Shqipëria, vendi që vret çdo ditë, një grua, një nënë, një vajzë

DB948E06-E2BF-473B-8DAC-5CDC85F6D079_mw1024_mh1024_s-678x381.jpg

Nga Ergisa Bejkollari

1 janar 2016, Sarandë- Afrim Uzo vret bashkëshorten me armë automatik, më pas kryen vetëvrasje. Vajza e pranishme në vendngjarje aktualisht vuan nga depresioni.

7 qershor 2016, Vlorë- Ilir Paja dhunon bashkëshortën në qendër të qytetit. M.C kishte kërkuar tre urdhra mbrojtjeje.

19 qershor, 2016, Korçë- Burri vret gruan dhe më pas veten.

25 korrik, 2016, Patos- Kovaç Goxhaj vret gruan me thikë, shoqërohet në polici.

28 gusht, 2016, Golem- 73-vjeçari Veli Dervishi vret me sëpatë bashkëshortën: “Më kërkoi llogari, më pyeti se ku isha. Nuk mund t’i jepja llogari për çdo gjë. Më acaroi dhe prandaj e vrava”

22 tetor, 2016, Ndroq Tiranë- Afize Lila humb jetën si pasojë e goditjes me armë nga ana e bashkëshortit, i cili gjithashtu plagosi dhe kunatën.

24 tetor, Tiranë, autobusi i Tiranës së Re – Burri dhunon bashkëshortën.

1 dhjetor, 2016, Kuçovë- 57-vjeçari vret me thikë bashkëshortën. Shkak për krimin e rëndë ka qenë xhelozia në çift. Në momentin e ngjarjes ndodheshin në banesë tre fëmijët.

4 dhjetor, 2016, Fier- Burri vret gruan duke e hedhur nga dritarja, të zhveshur dhe të dhunuar: “Me denoncoi në polici”
Liljana Ruko kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje.

2016-ta nisi që në ditën e parë me një “burri vret gruan”. Lista e mësipërme për shumë prej nesh është thjesht një statistikë. Janë thjesht 9 gra të dhunuara, 7 prej tyre të vrara. Tre ditë ka zgjatur indinjata e secilit prej nesh, por edhe kjo në rastin më makabër, kur ajo ose është rrahur në mes të qytetit ose është hedhur nga dritarja. Në çdo rast tjetër, kemi vazhduar jetën të qetë, të tronditur vetëm për 5 minuta, aq sa zgjat leximi i lajmit.

Në një vit të plotë kalendarik, janë vrarë 7 gra, kanë mbetur jetimë më shumë se 14 fëmijë, janë kërkuar minimalisht 5 urdhra mbrojtjeje dhe ka pasur sa reagime??? Sa është numri i organizatave që mbrojnë gruan dhe çfarë kanë bërë ato konkretisht këtë vit…sa duhet të jetë numri i grave të vrara që të ndizet llampa e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë? Sa gra duhet të vdesin ekzaktësisht që të ndryshojë ekzekutimi i urdhrit të mbrojtjes?

“Sa” është pyetja që po vret pothuajse çdo muaj të vitit një grua, një nënë, një vajzë. Një pyetje që prej vitesh s’merr përgjigje, një pyetje që prej vitesh merr vetëm jetë grash, vajzash të reja. A ekziston dikush në këtë vend të kalbur që mund t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve, sepse unë nuk mundem. Do doja, por e vetme s’ja dal dot. Kjo nuk është një revoltë…kjo është një thirrje e imja, dhe jam e sigurt që edhe e juaja, për të nisur një ndryshim.

*Marrë nga FB e autores
 
Titulli: Shqipëria, vendi që vret çdo ditë, një grua, një nënë, një vajzë

Informacione shumê dhimbshme :(
 
Titulli: Shqipëria, vendi që vret çdo ditë, një grua, një nënë, një vajzë

Dhe sa raste qe nuk jane permendur.....ku po shkojme??
 
Titulli: Shqipëria, vendi që vret çdo ditë, një grua, një nënë, një vajzë

kur te mendosh qe dhe shqiptaret jan ber si bishat.. te vjen te qash me lot.
 
Titulli: Shqipëria, vendi që vret çdo ditë, një grua, një nënë, një vajzë

Burracake!

Peshtiresi.

Me vjen keq.
 
Titulli: Shqipëria, vendi që vret çdo ditë, një grua, një nënë, një vajzë

Per cfare do diskutojme ketu???

Jeta vazhdo dhe ketu nuk jemi ne parajsa...!
 
Titulli: Shqipëria, vendi që vret çdo ditë, një grua, një nënë, një vajzë

ne te gjith boten ka dhune... seshte vetem shqiperia e as vetem shqiptaret..
dhunuesit, vrasesit jan te semure, jan njerez te dobet, te pa afte te parealizuar, te deshperuar, qe ne shume raste neglizhohen nga shoqeria deri kur ndodh ekstremi ... po ateher eshte shume vone, pasi edhe pse paguajne (ne ca raste ) fajn ..ne vend te modifikohet te behen koshient qe te integrohen ne shoqeri ne nje te neserme ndodh e kunderta ...aty ku duhet te "riedukohen" marrin te tjera shtermberime dhe ne fund mendoj qe jan element te djegur me shpresa te pakta te rijetojne ne normalitet nese kan sado pak koshienc e nese i pergjigjen pytjeve qe detyrohen tu japin te tjereve e sidomos atyre qe i bejne vetvetes!!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top