Tirana zyrtare i ka dërguar një “ultimatum” autoriteteve të Maqedonisë se, në rast se bllokimi i produkteve shqiptare vijon, atëherë nga sot do të nisë zbatimi i reciprocitetit.
Pas bllokimit për të dytën herë brenda një muaji të produkteve shqiptare nga pala maqedonase, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj u shpreh se Shqipëria ka të drejtë të ndërmarrë akte reciprociteti ndaj veprimeve të tilla.
“Kam kërkuar sot nga ministri i Ekonomisë të Maqedonisë dhe nga ministri i Financave, që situata do të duhej të zgjidhej menjëherë dhe brenda ditës së sotme (djeshme). E nëse jo, neve automatikisht, edhe mbi bazën e të gjitha të drejtave që na jep marrëveshja e tregtisë së lirë CEFTA me të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, kemi të drejtë të ndërmarrim akte reciprociteti. Herën tjetër mund të ketë reciprocitet të drejtpërdrejtë, të paparalajmëruar”, theksoi ministri Ahmetaj.
Ministri u shpreh se ky bllokim vjen për shkak të keqpërdorimit të ligjit nga pala maqedonase. “Rregullorja në fjalë e Maqedonisë ka një afat kohor deri në 5 ditë për të kthyer përgjigje analizash, që shpesh herë edhe keqpërdoret nga institucione apo individë”, tha më tej ministri Arben Ahmetaj për “Top Channel