“Shqipëria Tjetër”: Sulmi ndaj “Top-Channel”

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
“Shqiperia Tjeter” nuk eshte vetem ajo jashtë bulevardeve te Tiranes, Shqiperia tjeter eshte edhe kjo ne qender te kryeqytetit.

“Shqiperia Tjeter” eshte realiteti anormal me te cilin ne, çdo qytetar perballet çdo moment te perditshmerise së tij.

Tre jave me pare, ne kete godine zhvilloheshinemisionet me te ndjekura te “Top-Channel”. Fale ketij rrethimi te paprecedent te studiove te “Top-Channel”, me dhjetra police, te gjithe keto emisione rrezikonin normalitetin.

Ky ishte vetem akti i fundit i nje sulmi shumevjeçar politik ndaj televizionit me te madh ne vend, me synim venien e tij perballe pamundesise per te punuar.

Miliona euro investime qe e paten kthyer karrakatinen e lene ne harrese prej vitesh ne Shqiperi ndryshe, nje qender te kultures dhe te artit te se ardhmes po viheshin ne rrezik.

Per shkak te ketij sulmi shumevjecar dhe te paprecedent te qeverise, disa prej emisioneve me te ndjekura ne “Top-Channel”, si “Portokalli”, “Top-Story”, “Top-Show”, “Procesi Sportiv” rrezikuan seriozisht nderprerjen dhe mbylljen,e gjitha kjo fale angazhimit te gjykatave, qeverise, policisë, shtetit ligjor qe kishte kaluar çdo kufi, duke thyer deri ligjet e veta, vetem e vetem per te debuar “Top-Channel” nga ambjentet e ish-Ekspozites, pavaresisht kontrates se rregullt ligjore me te.

Qe nga ky moment nisi nje sfide e re. Gjithcka desh ngritur nga e para me objektivin per te mos nderprere as edhe nje sekonde transmetimet e emisioneve per publikun e gjere.

“Eshte bere nje zhvendosje as pese ditore e nje diçkaje qe eshte bere ne 7 vjet gati. Eshte me te vertete shume. Sesa ia kemi arritur ne po vazhdojme, atje po punohet, vazhdon punohet, ju e pate dhe vete jane kosto shume te larta, te gjithe kabllimet, infrastruktura pothuajse e gjithe eshte qe do behet nga fillimi, por eshte dicka qe duhet bere, tashme jemi para faktit te kryer, e morem persiper dhe po e bëjmë. Megjithatë, lodhja dhe sforcimi kanë qenë të jashtëzakonshëm”, thotë Redi Neziri, drejtor teknik pranë “TCH”.

Ne nje krahe ngrihej, ne tjetrin shkaterrohej jo pa lene pasoja. “Kjo eshte çka ka mbetur nga godina e ish-Ekspozites “Shqiperia Sot”, pas largimit te studiove te “Top-Channel” nga kjo godine. Sot, kjo ndertese eshte ne kete gjendje ne kete katrahure te plote. Nderkohe si pasoje e sulmeve ndaj “Top-Channel”, u mbyll ne menyre te parakohshme edhe shou “E dua vendin tim”.

Nderkohe, ne godinat e reja vijonte numerimi mbrapsht. “Ky lloj spostimi, kjo lloj shpejtesie, kjo lloj zhvendosje ne kaq pak kohe ishte me te vertete nje sforcim jashtezakonisht i madh. i gjithe problemi eshte qe ne duhet te vazhdonim, ne duhet te vijonim me te gjithe programacionin tone”, shton Neziri.

Ana teknike si element paresor, e me pas skenografite dhe e gjithe infrastruktura tjeter e nevojshme duhet te ngriheshin ne nje kohe rekord, duke sfiduar çdo logjike normale te realizimit te jo thjesht nje studioje televizive, por disa te tillave njeheresh. E megjithate...

“E lodhshme pa fund, edhe perveç lodhjes ishte edhe stres, shkoje ne shtepi dhe nuk te zinte gjumi rehat dhe e kishe mendjen akoma mendjen prit kam dhe kete per te bere kam edhe kete tjetren per te bere, ndaj punet para se te flije gjume. Kjo ka qene shume, sfide si kjo se kemi perballuar ndonjehere. Ne jemi perballur me sfida si kane qene “Top-Fest” nate finale, “Big Brother”, po si kjo nuk kemi pasur ndonjehere”, thotë Teklis اela, teknik ndriçimi.
“Nuk dua te fare as heroizmat qe u bene ketu e gjithe te tjerat, eshte nje staf i mrekullueshem qe ja vlen t’i pershendesesh pafund pafund e keta njerez qe sakrifikuan cdo gje, nuk flitet as per gjume, por sakrifikuan veten ne te gjitha aspektet per te realizuar. Natyrisht, kemi kohe per te rregulluar shume gjera, se ndoshta i beme me shume shpejtesi. Por, ka nje optimizem maksimal sepse njerezit e ndiejne, jane ne shtepine e tyre, vura nje fenomen te jashtezakonshem ate dite qe edhe pak minuta do fillonte “Portokallia”, brenda atij mosbesimi dhe frike qe kishim u mbush salla me njerez, njerez te panjohur qe kishin deshire te shikonin “Portokalline”, e atehere e ndieva veten te ngrohte se thashe shi sa mire dhe ketu na ndiqkan njerez. Dhe kur filluan duartrokitjet e para, kur pashe u mbusha me tere lumturi dhe thashe ne paskemi fituar pa e ditur”, shprehet skenografi Fatmir Minga.

Ky eshte rezultati i nje jave te gjate me pune 24 ore ne 24, ku dita dhe nata dukej sikur nuk do te mjaftonin.

Dhjetra persona te angazhuar per te bere qe pas sulmeve tek ekspozita keto emisione te vazhdonin rrjedhen normale te tyre. Gjithçka rifillon aty e kishim lene duke u bere pjese e perditshmerise se shqiptareve, pjese e pandare e jetes se tyre.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


/top-channel
 
Titulli: “Shqipëria Tjetër”: Sulmi ndaj “Top-Channel”

Ndaj nuk ecen para shqiperia se e mbyt politika me inate personale cdo bisnes i madh qe ngrihet dhe tregon faqen tj te shqiperise. Kur lexoj lajme si kto me duket sikur jemi akoma ne kohen e komunizmit . Sa turp .
Bravo i qofte drejtusve te top-channel.....
 
Titulli: “Shqipëria Tjetër”: Sulmi ndaj “Top-Channel”

Kjo eshte demokracia ne shqiperi lol
 
Titulli: “Shqipëria Tjetër”: Sulmi ndaj “Top-Channel”

Me keq se diktaturat ncncnc
Qellova ne Shqiperi edhe pashe Portokalline e kur filluan te flisnin ata si besoja vesheve
Mire ia bejne qenerve!
 
Titulli: “Shqipëria Tjetër”: Sulmi ndaj “Top-Channel”

Pse kush kujton se ka ik komunizmi nga ne pergjer sa klysht e komunizmit jan akoma gjall?... :)
 
Titulli: “Shqipëria Tjetër”: Sulmi ndaj “Top-Channel”

thjesht jan kthyer tokat pronareve leni ca budallaqepsin .... komunistat e topchannel :)
 
Titulli: “Shqipëria Tjetër”: Sulmi ndaj “Top-Channel”

mos duan te mos paguajne asnje detyrim sic kane bere deri me tani...
po ato milionat borxh shtetit, apo nuk llogariten.
 
Titulli: “Shqipëria Tjetër”: Sulmi ndaj “Top-Channel”

S'mund te mungonte dhe "sulmi qytetar" qe kan arsyet e tyre per te qene PRO-KUNDRA.
Diten kur esht rrethuar godina e studiove te Top Channel avokatet i tregonin "te derguarve" fletet e kontrates dhe obligimet ndaj shtetit. Kontrata ishte deri ne vitin 2025 me te drejte rinovimi.

Me mire esht te jesh servil i Qeverise duke i çensuruar te verteten popullit apo Opozite duke treguar korrupsionin qe behet ne zyrat e Shtetit me video filmime,investigime...?
Apo te degjojm TVSH qe merr taksat e popullit dhe na flet per Sali Berishen 30 min te edicionit informativ. Hapeni TVSH dhe shikojeni edicionin e lajmeve; se me germa ndoshta s'jam aq i besueshem.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “Shqipëria Tjetër”: Sulmi ndaj “Top-Channel”

Me mire esht te jesh servil i Qeverise duke i çensuruar te verteten popullit apo Opozite duke treguar korrupsionin qe behet ne zyrat e Shtetit me video filmime,investigime...?

vertet do te besh "hajdutin" me zor? dmth , te kthehesh nga ai krah i cili te qorron me argumenta fals , pa filluar germa A e fjales Argument. sepse e para , qe te argumentosh kete qe kerkon te thuash ti i bie ,

qe ne nje shesh te madh ku mblidhet i tër populli , ne vend qe ti varim hajdutët (si njeri ketu) t'i dekorojme ata ( ! ) . me fal , a ka diçka qe nuk shkon ketu?

mir e tha kreta , keto te topit sa ishte gjall ai gango-ja , (pjelle e komunzit) qe sot e lavderojne , e kjo per te ardh turp . nuk esht se e kan vrar mendjen dhe aq per tvsh-t e tatimet shtetrore. po nejse , mir e ke ti...

ta ndihmojme top-channelin, sepse na hapi syt . e per ça? sherbyen gjithe ato video/demaskime , pa me thuaj pak , por realisht ama , ça ndikimi patën tek ne ?
përveçse nje ngritje supesh duke aprrovuar ate qe po shikojm dhe aq. gjykatat qe e bejn te bardhen te zez , etj pa fund , por pa fund....dhe qe sot ka plera si " ata " qe dalin ne shesh e i bien gjoksit me moton "SHQIPERIA PO NDRYSHON " apo te tjer "VITI NDRYSHIMIT" .
 
Titulli: “Shqipëria Tjetër”: Sulmi ndaj “Top-Channel”

doja te thoja , dhe

qe si vend aty tek ekspozita ka pronar , e qe te jesh i sigurt ti miku im , aty pronaret i rroft shteti qe i shpalli luft top-channelit se per ndryshe atë si prone do te gezonte ndonje militant partie si NGJELA , qe e mbron voten me gjak (le te puthet me Metën tani , meqe ra fjala) e me 13 mij dëshmore.

normalisht qe dhe shteti , ka racionin e vet aty ( por kjo esht tem tjeter ) .


po si ore , mos ta gezoj pronari tokën? me thuaj pak , me ç'te drejte ja mohon ti?
 
Back
Top