“Shqipëria të ndalojë martesat e vajzave shqiptare në Maqedoni e Serbi!”

Love

βeℓℓe â๓e
Lëvizja qytetare për ngritjen e vetëdijes kolektive “Zëri” në Strugë dhe rajonin jugperëndimor të Maqedonisë ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën e saj rreth politikës nacionaliste të qeverisë së Maqedonisë për rritjen e natalitetit të popullit maqedonas me femra nga Shqipëria.

struga-300x175.jpg


“Kryetari i një prej komunave të Manastirit haptas deklaroi organizimin dhe mbulimin e harxhimeve në mënyrë institucionale për ‘blerjen’ e nuseve nga Shqipëria për beqarët maqedonas. Shqiptarët ndjehen tejet të ofenduar dhe te indinjuar nga këto akte poshtëruese dhe denigruese për kombin tonë, ndaj kërkojmë nga shteti shqiptar të marrë masa dhe te mos lejoj realizimin e këtyre projekteve jo humane dhe antikombëtare, duke keqpërdorur rastet sociale të qytetarëve shqiptar”, thuhet në reagim, raporton Ina.

“Zëri” ka nënvizuar se si lëvizje qytetare, të zhgënjyer nga subjektet politike shqiptare, të paafta për të frenuar këtë politikë ofenduese që ka për bazë fobinë shqiptare, i drejtohen ministrit të Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti për të reaguar për trafikimet e tilla që realizohen nën petkun legal.
Burimi: tema
 
Pe: “Shqipëria të ndalojë martesat e vajzave shqiptare në Maqedoni e Serbi!”

Teorive nazisto-raciste per "shtime" natalitetesh ne maqedoni a gjetke, nuk jam dakord t`u pergjigjemi me te njejten menyre....
pastaj kjo kerkese eshte teresisht qesharake, me shume propagandistike, se sa realiste...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top