Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shqipëria shpreson që presidenca çeke në BE të ketë hop në liberalizimin e vizave

Qeveria shqiptare ka shprehur bindjen se اekia, gjatë gjashtë muajve të presidencës së radhës në BE do të ndikojë në afrimin e mëtejshëm të vendeve të Ballkanit drejt këtij Bashkimi

Krahas ambicjes për anëtarësim me të drejta të plota në NATO, Shqipëria gjatë këtij viti pritet të finalizojë objektivin për të bërë zyrtarisht kërkesën për statusin e vendit kandidat në BE. Ndaj dhe në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Tirana zyrtare shpreh angazhimin e saj për të patur një bashkëpunim të ngushtë me presidencën çeke të BE. Nëpërmjet një deklarate zyrtare që ka lëshuar të premten në Tiranë Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka uruar Republikën اeke, që të përballojë me sukses sfidat në këtë mandat të rëndësishëm, kur ajo ka marrë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

"Duke vlerësuar prioritetet e presidencës çeke drejt Ballkanit Perëndimor, Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se kjo përqasje do të ndikojë pozitivisht në adresimin e çështjeve konkrete që kanë të bëjnë me afrimin e mëtejshëm të vendeve tona drejt BE-së", thuhet në deklaratë.

Në të shprehet njëkohësisht dhe përkushtimi "për një bashkëpunim të ngushtë dhe të suksesshëm me presidencën çeke, për të bërë të mundur që gjashtë muajt e ardhshëm të shënojnë një hop cilësor drejt procesit të liberalizimit të regjimit të vizave me vendet e hapësirës Shengen, si dhe për të kaluar në një fazë të re drejt integrimit në BE".

Selia kryesore diplomatike në Tiranë ka gjetur rastin që të shprehë dhe falendërimet për periudhën e 6 muajve të kaluar, kur presidenca e radhës së BE-së kryesohej nga Franca. Ajo e ka përshkruar atë si një periudhë shumë të suksesshme, që ndër të të tjera, shënoi "një progres të dukshëm në afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian"

Arben Muka

dw-world.de
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back