Shqipëria refuzon Organizatën Islamike

Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Sesionin e 9-të të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), që do të zhvillohet më 18-19 shkurt në Teheran.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ka dhënë përgjigje negative ftesës për pjesëmarrje në këtë konference të dërguar nga homologu i tij iranian.

Kjo do të thotë se, Shqipëria nuk do të jetë e përfaqësuar politikisht në mbledhjen e vendeve anëtare të OBI-së.

Përgjigjja negative është justifikuar me “kufizimeve buxhetore gjatë këtij viti dhe për shkak të axhendës të ngjeshur politike”. Këtë fakt e bën të ditur Këshilltari për Politikën e Jashtme i Kryetarit të Kuvendit, Ralf Gjoni.

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë pjesë në sesionin e 7-të të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, në vitin 2012, të zhvilluar në Indonezi, ku madje është nderuar dhe me një çmim të veçantë. Shqipëria rezulton duke nisur nga viti 1992 si një nga vendet me të drejta të plota të Organizatës Islamike për Bashkëpunim.

Më 23 tetor të vitit 1992, Shqipëria ka bërë një kërkesë ku kërkonte pjesëmarrje me të drejta të plota në Organizatës për Bashkëpunimin Islamik. Por parlamenti shqiptar nuk e ka ratifikuar ndonjëherë me votë pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë organizatë, duke e lënë situatën nga pikëpamja juridike të paqartë.

Gazeta Express
 
Titulli: Shqipëria refuzon Organizatën Islamike

C'dreqin na duhet kjo organizate.
 
Titulli: Shqipëria refuzon Organizatën Islamike

Shif se keta jane akoma me te keqinj se cduken lobojne pro Serbise. Ytttt te poshter!!! Lol
 
Titulli: Shqipëria refuzon Organizatën Islamike

Arabet jane miq tradicional te Serbise. Serbine e shohin si trashegimtare te Jugosllavis me te cilen kishin raporte te ngushta. Po te mos ishte SHBA, e cila ka shume ndikim atje, as ato vota nuk do ti merrnim.
 
Titulli: Shqipëria refuzon Organizatën Islamike

Normale dhe bravo i qoft ...Ne kohen kur Jozefina ka qen ne kte mbledhje Lideri i saj politik ishte dhe esht miq me Serbet kshuqe doemos do shkonte Jozi ..
 
mos me qen shqiperia as qente nuk na hajne
 
Titulli: Shqipëria refuzon Organizatën Islamike

E paskan bere nje gje te hajrit me ne fund! :)
images.jpg
 
Titulli: Shqipëria refuzon Organizatën Islamike

mosss edhe kjo paska ndodhe a!!!tani shtet islamik duhet mos ta mbajn ate sesjon fare lol un nuk di cfar ka prit kosova not pozitive nga shtet arabe kur kosova njihet si shtet laik ..duhet mi ra na gjunje per ato vota se kemi marr nga ai numer shtete islamike besa
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shqipëria refuzon Organizatën Islamike

Na bene hall :p
 
Titulli: Shqipëria refuzon Organizatën Islamike

Mos votimi apo votimi kunder kosoves, eshte nje mesazhe i forte dhe mjaft i qarte per besimtaret mysliman (sidomos ketyre te ks qe e mbajne veten me mysliman se arabet). Sipas parimit keta shtete udheheqen nga Kurani, jane shtete por kushtetua eshte besimi,kurani.
E pra kesa here i rane hasho besimit, vellazerise islame edhe kuranit si liber i kushtetutes. Politika e shtetit mbi te gjitha, jo besimi ne kushtetute--kuran. Dhe keshtu duhet.
Mire ja ben shqiperia qe nuk merr pjese, biles te dale fare jshte nga kjo organizate.
 
Titulli: Shqipëria refuzon Organizatën Islamike

Sa ulet debati kur lidhet me besimin dhe politika. Pse vendet e krishtera e votuan te gjithe Kosoven gjasme?? Dhe po qe puna per batute,apo hajd te themi dicka pa e analiuar mire thelbnin mund te themi: SHume mire ja bene qe s'votune se ata ftyra ne karriget e parlamentit i futen ne burg hoxhallaret dhe kane ngrit nje terrorizem fals ne Kosove vetem e vetem per te ul fene Islame. Mir tu behet, AShtu de :p
 
Keta vende te krishtera (qe jane shtete lajke)votuan pro kosoves myslimane sepse nuk udheheqen me parime biblike. Ndersa ata arabe si parim dhe mbi te gjitha kane Kuranin dhe votuan kunder. U treguan me lajk se lajket keta hipokrit..
 
Titulli: Shqipëria refuzon Organizatën Islamike

Sa ulet debati kur lidhet me besimin dhe politika. Pse vendet e krishtera e votuan te gjithe Kosoven gjasme?? Dhe po qe puna per batute,apo hajd te themi dicka pa e analiuar mire thelbnin mund te themi: SHume mire ja bene qe s'votune se ata ftyra ne karriget e parlamentit i futen ne burg hoxhallaret dhe kane ngrit nje terrorizem fals ne Kosove vetem e vetem per te ul fene Islame. Mir tu behet, AShtu de :p

Me fjale te tjera, ua ndaluan lobimin hoxhallareve duke i burgosur ata, perndryshe do ishim pranuar ne Unesco :p
 
Titulli: Shqipëria refuzon Organizatën Islamike

Secili i bie fyellit te vet
Hallall ju qoft "fyelli"
 
Titulli: Shqipëria refuzon Organizatën Islamike

Te behet nje referendum nese duam te qendrojme apo jo ne kete konference ... aty duket se sa i intereson popullit tone kjo ceshtje dhe se cfare qendrimi mban shumica e popullit shqiptar !!!

hajduti
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top