Shqipëria refuzon Organizatën Islamike

Lauri

Anunnak
Tiranë, 17 shkurt - Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Sesionin e 9 të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) që do të zhvillohet nesër dhe pasnesër në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Nisur nga fakti se Shqipëria është një vend anëtar i kësaj organizate që nga viti 1992, në drejtim të kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka ardhur një festë për pjesëmarrje në këtë konferencë të rëndësishme për “botën myslimane”. Por përgjigjja e kryetarit të Kuvendit në lidhje me këtë ftesë ka qenë jo, duke e lënë Shqipërinë pa përfaqësim politik në këtë konferencë, e cila ka si synim të koordinojë një sërë veprimesh politike mes atyre që quhen “vende myslimane”.
Këshilltari për Politikën e Jashtme i kryetarit të Kuvendit, Ralf Gjoni, në një prononcim për gazetën “Shqip” thekson se Meta ka marrë një ftesë nga homologu i tij iranian për këtë konferencë, por është detyruar t’i kthejë një përgjigje negative për “arsye të kufizimeve buxhetore gjatë këtij viti dhe për shkak të axhendës tejet të ngjeshur politike”. Por, pas refuzimit të një ftese të tillë, duket se qëndron nevoja e politikës së jashtme shqiptare për të qëndruar larg pjesëmarrjes aktive në një organizatë të tillë në këto momente. Nevoja e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe ajo që vetë krerët më të lartë të politikës në vend e quajnë “rritja e ekstremizmit në Europë” për vendet me shumicë myslimane, duket se ka e a kompleksuar vendin të renditet krahas anëtarëve aktiv të kësaj konference. Brukseli duket se do të mbetet për muajt e ardhshëm destinacioni i preferuar diplomatik për politikanët shqiptarë. Por duket se kjo linjë nuk është mbajtur nga mazhoranca e shkuar demokrate.
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë pjesë në Sesionin e 7 të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, në vitin 2012, të zhvilluar në Indonezi, ku ka marrë dhe një çmim nga organizatorët e këtij aktiviteti.
Më 23 tetor të vitit 1992, Shqipëria ka bërë një kërkesë ku kërkonte pjesëmarrje me të drejta të plota në Organizatës për Bashkëpunimin Islamik. Por Parlamenti Shqiptar nuk e ka ratifikuar ndonjëherë me votë një pjesëmarrje të Shqipërisë në këtë organizatë, duke e lënë situatën nga pikëpamja juridike të paqartë.
/koha net
 
Titulli: Shqipëria refuzon Organizatën Islamike

Pse te largohemi nga nje organizate nderkombetare qe qellim ka bashkepunimin dhe per tu anetaresuar ne te me te drejta te plota kane kerkuar edhe vende me shumice te krishteresh si Serbia, Rusia etj?

Pastaj ne po i kthejme shpinen vendeve qe me nje vendim historik, njohen ne bllok pavaresine e Kosoves! :P
 
Back
Top