Shqipëria pyka austriake në Ballkan

Love

βeℓℓe â๓e
Dr. Kurt Gostentschnigg
Nga:
Mapo

images-241.jpg

Funksioni komunikativo-politik i Shqipërisë për Austro-Hungarinë

Për shkak të pozitës, si një pikë kyçe tepër e rëndësishme nga ana gjeografike dhe e sigurisë politike, Shqipëria zinte një vend të rëndësishëm në konceptin e politikës së komunikacionit të Monarkisë për Ballkanin. Jo vetëm rrugët detare por dhe rrugët tokësore luanin një rol të rëndësishëm për sigurimin e dominimit strategjik e ekonomik në Ballkanin perëndimor. Ngritja e një rrjeti hekurudhor deri në Selanik kryesisht me kapitalin financiar të Austro-Hungarisë do të kishte qenë një bazë e mirë për influencën ekonomike dhe politike të Monarkisë dhe me një rëndësi të madhe strategjike. Përkatësisht Qeveria Austro-Hungareze zhvilloi disa projekte komunikativo-politike.
Në Maj 1906 bankat Bodenkreditanstalt dhe ثiener Bankverein shprehën gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në zbatimin e një projekti hekurudhor të subvencionuar nga shteti austriak.

1 Rrjeti ekzistues hekurudhor dalmatin nisur nga Zelenika duke kaluar nëpër Sutomore/Spizza duhej të lidhej me Virpazarin në liqenin e Shkodrës. Madje tri ministri treguan interesin e tyre për këtë projekt: Ministria Perandorake e Luftës, Ministria e Tregtisë dhe Ministria e Hekurudhave. Kështu shpresohej në hapjen e rrugës përmes Malit të Zi drejt Shqipërisë, ku Monarkia kishte për të mbrojtur interesa të rëndësishme. Si përfundim projekti dështoi, sepse Qarqet e Larta Financiare të Vjenës u tërhoqën përsëri pas refuzimit të pagimit nga ana e Malit të Zi dhe Ministrisë mbretëro-perandorake të Financave. Shtysën për një program më ambicioz e dha projekti hekurudhor Danub-Adriatik, i planifikuar nga Italia së bashku me Francën dhe Rusinë, i quajtur ndryshe dhe si projekti hekurudhor transballkanik. Dy destinacionet përfundimtare të mundshme të kësaj hekurudhe ishin Antivar (Bar) dhe San Giovanni di Medua (Shëngjini) në Shqipëri. Për t’i larguarkëto dy pika nga influenca italiane, ministri i jashtëm Aehrenthal hartoi projektet e tija komunikativo-politike: 1. ndërtimin e një hekurudhe bregdetare dalmatomalazeze-shqiptare (Cattaro-Sutomore/Spizza-Antivari-Shkodra)

2. marrjen e koncesionit nga Turqia për ndërtimin e një hekurudhe nga Shkodra për në Shëngjin dhe

3. një projekt vetiak hekurudhor Danub-Adriatik të Austro-Hungarisë, i quajtur ndryshe projekti hekurudhor transversal boshnjak. Programi tregtaro-fi nanciar dhe komunikativo-politik i Aehrenthal-it do të shërbente për arritjen e një hegjemonie politike të qartë në Ballkanin perëndimor. Të parashikuar ishin lundrimi në Bunë dhe në liqenin e Shkodrës, themelimi i një banke në Shkodër me filiale në tregjet e tjera shqiptare, zgjerimi i portit të Shëngjinit si dhe ndërtimi i urave, rrugëve dhe kanaleve. Përkrahësit më të zjarrtë të këtij plani ishin ministri i financave Istvلn (Stefan) Buriلn von Rajecz, ambasadori austro-hungarez në Stamboll, Johann Pallavicini dhe sekretari i parë i Dhomës së Tregtisë dhe të Zanatit së Austrisë së Ulët (Niederِsterreich) Richard Riedl. Ky i fundit mendonte se vetëm me Shëngjinin në dorë të Habsburgasve do të mund të realizohej zhvillimi ekonomik i Shqipërisë me anë të një linje hekurudhore që të nisej nga Shkodra e nëpër Dibër të shkonte në Manastir duke lidhur kështu Shkodrën me Selanikun.

6 Konferenca ndërministrore në korrik 1907 i dha përparësi projektit hekudhuror të Sanxhakut, për shkak të rëndësisë së tij më të madhe strategjike – që ishte hyrja e Monarkisë në Selanik në mënyrë të pavaruar nga Serbia! – kundrejt hekurudhës bregdetare dhe asaj transversale boshnjake. Bashkëvendimtare për hedhjen poshtë të këtyre dy projekteve ishin kostot e lart, të cilat nuk donin t’i merrnin përsipëras Qeveria dhe as Qarqet e Larta Financiare. Pas miratimit nga Porta e Lartë, në fund të janarit 1908, për studimin paraprak të ndërtimit të hekurudhës së Sanxhakut, projekti i hekurudhës bregdetare u hoq përfundimisht nga axhenda. Kundër realizimit të hekurudhës transversale boshnjake pati disa arsye të forta: së pari, shkaqet teknike lejonin vetëm ndërtimin e një hekurudhe me një binar të ngushtë; së dyti, projektin e kundërshtonte Qeveria Hungareze, sepse nuk donte t’ua lëshonte Bosnje-Hercegovinës dhe Dalmacisë qarkullimin tranzit nga vendet ballkanike që kalonte nëpër Hungarinë; dhe së treti, do të krijohej në këtë mënyrë një lidhje hekurudhore midis Malit të Zi dhe Serbisë, gjë që binte në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimin politik që qëndronte në ndarjen e këtyre dy shteteve.

Me hedhjen poshtë të të dy projekteve politika austrohungareze e komunikacionit në Ballkan kishte shkuar në nivelin e vitit 1904, d.m.th.,në zero. Tashmë në fundvitin 1906, Alexandër Musulini, i Ministrisë së Jashtme, u ankua për qëndrimin refuzues të Ministrisë austriake të Tregtisë dhe për mungesën e interesit nga ana e shoqërive të transportit. Shpallja publike e Aehrenthal-it mbi iniciativën e hekurudhës së Sanxhakut dhe paraqitja e saj tek Porta e Lartë më 27 janar 1908, çuan në bashkimin përfundimtar të Rusisë, Serbisë, Francës dhe Italisë në një bashkësi interesash komunikativo-politike antihabsburgase. Pas mbarimit të bisedimeve të Parisit mbi themelimin e sindikatës financiare për projektin hekurudhor Danub-Adriatik të të katër fuqive Rusia, Serbia, Franca dhe Italia, publicisti austriak për çështje ballkanike, Baroni Leopold Freiherr von Chlumecky reagoi në këtë mënyrë: “Hegjemonia ekonomike në Adriatik dhe në detin Egje duhet të jetë qëllimi, tëcilin e ndjekim, megjithëse një qëllim i madh dhe për një të ardhme të largët, dhe që sot duhet ta mbajmë parasysh së paku për sa kohë u kundërvihemi atyre planeve, realizimi i të cilave do të na e mbyllte një herë e përgjithmonë rrugën për atje. Në qoftë se Austro-Hungaria dëshiron të ketë jo vetëm një të shkuar, por dhe një të ardhme, atëherë ajo duhet të mbajë përgjegjësi për pozicionin e saj gjeografik dhe ekonomik, dhe të mbrohet kundër çdo rrezikimi të pozitës së saj në Juglindje duke e konsideruar atë si një sulm ndaj interesavetë saj jetikë. Nuk është etja për ekspansion territorial, as imperializmi shovinist, por është thjesht instinkti për mbijetesë, ai që na bën të synojmë rolin e fuqisë udhëheqëse në Ballkan.”

Këto fjalë i drejtoheshin njëkohësisht qëndrimit duarkryq të politikës së jashtme të Vjenës në Ballkan. Një përpjekje të fundit e ndërmori Monarkia në nëntor të vitit 1912 me “Programin për Marrëveshjet Ekonomike me Shtetet e Ballkanit”. Në këtë ishte parashikuar të ndërtohej një linjë hekurudhore përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë që do të bashkohej me rrjetin hekurudhor grek, dhe një hekurudhë tjetër prej Manastirit deri tek ndonjë port shqiptar. Për qëllim të domosdoshmërisë së ushtrimit të influencës mbi rrjetin e ardhshëm hekurudhor, këto linja duhej të ishin në pronësinë private të Ndërrmarrjes së Hekurudhave Orientale

Konvikti i shqiptarëve në Vjenë

Propozimi i parë, i neglizhuar nga Ministria e Jashtme, për ngritjen e njëinstituti edukativ për shqiptarët në Austro-Hungari, ishte ai i konsullit tëpërgjithshëm në Shkodër, Lippich, në vitin 1886. Në vitin 1897 kjo ide uparashtrua sërish nga konsulli Ippen. Por u deshën të kalonin dhe pesë vite të tjerarivaliteti kulturor dhe komercial me Italinë në Shqipëri, gjersa Ministria e Jashtme dheajo e Tregtisë vendosën së bashku për të sjellë nxënësit e parë shqiptarë në Vjenë. Nëvitin 1908 të gjithë konviktorët shqiptarë u strehuan në Konviktin e Shqiptarëve të sapongritur në Vjenë. Qeveria austriake mori përsipër të gjitha shpenzimet: udhëtimin,veshmbathjen, pushimet, pajisjet dhe qëndrimin. Në periudhën kohore 1908 deri 1918 uarsimuan kështu rreth 80 nxënës shqiptarë në Austri. Përzgjedhja e konviktorëve bëhejnga konsullata austro-hungareze nën moton e përfitimit maksimal politik, pasi ata ishinrekomanduar nga personalitetet shqiptare me infl uencë. Së pari, ata duhej të kryenin njëkurs përgatitor dhe në gjuhën gjermane, përpara se të mund të ndiqnin një gjimnaz tëpërgjithshëm, një shkollë profesionale ose të fillonin praktikën në ndonjë ndërmarrje.

Në qoftë se nxënësit kishin sjellje dhe rezultate të mira, u jepej një bursë nga shteti përnjë studim profesional. Sidomos Ministria e Tregtisë mbështeste arsimimin komercial tëshqiptarëve në Austri, “në mënyrë që këta, me njohuritë e marra mbi jetën ekonomike austriake, të shërbenin pas kthimit në vendlindjen e tyre për nxitjen e marrëdhënieve tregtare mes vendittonë dhe Shqipërisë.” Për këto arsye politike konviktorët trajtoheshin shumë mirë, dhenëse ndodhte që ata shkelnin rregulloren e konviktit ose të shkollës, ndëshkoheshin butë. Dr. Roberto von Kéler, mbikqyrës i konviktit, i shkroi si më poshtë drejtorisë së ShkollësBujqësore Edelhof im Stift Zëettl, ku në mësim merrnin pjesë edhe pesë shqiptarë: “Duke marrë parasysh rëndësinë, se bursistët shqiptarë duhet të ruajnë edhe në të ardhmen një kujtim të mirë për kohën e studimeve të tyre përkatëse në Austri, nuk është njësoj, nëse një djaloshshqiptar largohet nga Austria si i ndëshkuar apo jo.

” Kur disa konviktorë shqiptarë plotësisht të vetëdijshëm për “fuqinë” që kishin, u ankuan në letrat drejtuar prindërve të tyre përkushtet e këqia dhe për mungesën e përkujdesjes, pala austriake filloi të merakosej së tepërmi për pasojat e mundshme negative në Shqipëri. Edhe vetë brenda Monarkisë ungritën kryesisht zëra hungarezë e çekë kundër trajtimit zemërgjerë dhe shkollimit falastë nxënësve dhe studentëve shqiptarë. Paratë për Konviktin e Shqiptarëve lëvroheshinbrenda Ministrisë së Tregtisë fshehurazi nën emërtimin “për qëllime të ndryshme të nxitjes së eksportit”.

Në gazetën çeke të fshatarëve “Selské listy” të datës 24.9.1913 mund të lexohej: “Vjena, kjo Vjenë armike e çdo gjëje sllave, e cila nuk ka aspak mirëkuptim për nevojatkulturore të fëmijëve tanë, e cila duron veprimet e dhunshme që u ushtruan mbi pasurinë e institucioneve tona shkollore nacionale, kjo Vjenë është e gatshme të shpërdorojë mijëra (lekë) për përkujdesjen e fëmijëve të një populli, me të cilin nuk kemi asgjë të përbashkët… اdo vit harxhohen shuma të konsiderueshme për shkollimin e fëmijëve shqiptarë, të cilëtAustriai ka më për zemër se fëmijët e popullit çek, që janë megjithatë pjesë e kësaj monarkie të përçarë… Për mbështetjen e nënshtetasve të Vjenës zor se janë planifikuar nga arkat shtetërore disa qindra (lekë). Kurse për Shqipërinë, shkëmbinjtë e së cilës banohen nga disa fise hajdutësh, qëndrojnëvazhdimisht miliona në dispozicion.”

Komiteti austriak për Shqipërinë

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në korrik të vitit 1913, u dha një hov të ri aspiratave politike dhe ekonomiketë Austro-Hungarisë në Shqipëri.Tashmë, më shumë se një muaj më parë, më 6 qershor 1913, u themelua në Vjenë me mbështetjen e plotë të Ministrisë së Jashtme “Shoqata Austriake për Mbështetjen e Shqipërisë”, e quajtur ndryshe dhe si “Komiteti për Shqipërinë”.
Për legjitimimin e këtij akti, një nga anëtarët themelues iu referuamarrëdhënieve historike dhe etnografike të Austrisë me Shqipërinë duke përmendur Luftën e Madhe kundër osmanëve, gjatë së cilës disa qindra familje shqiptare ishinshpërngulur në zonën e Kufirit Ushtarak austriak, ku ishin përzier me popullsinë kufi tareose kishin krijuar kolonitë e veta, si p.sh. Borgo Erizzo e Zara-s.

Përveç kësaj ai theksoi dhe arritjet e rëndësishme të Monarkisë për zënien shkencore të vendeve Ballkanike, sidomos nëpërmejt Institutit për Studime Ballkanike në Sarajevë (i quajtur shkurt “Instituti për Ballkanin”). Si president u zgjodh konti Franz Harrach. Zëvendësi i tij ishte publiçisti ishquar mbi Ballkanin dhe këshilltari administrativ i Lloyd-it, baroni Leopold Freiherrvon Chlumecky. Më tej u krijuan katër ****ione: ai ekonomik (që në qershor), ai letrardhe shkencor (në dhjetor) si dhe ****ioni humanitar. ****ioni letrar kishte këto tri detyra: publikimi i raporteve periodike të Shoqatës në formë të një reviste, mbajtja e referatevenë Austro-Hungari për të prezantuar detyrat e Shoqatës dhe për sigurimin e ithtarëvesi dhe për nxitjen e ekspertëve mbi Shqipërinë për të bashkëpunuar me Shoqatën. Përshkak të nevojës së reklamimit të Shoqatës së re, pesha kryesore e aktiviteteve rëndontesë pari mbi ****ionin letrar, i cili mbajti disa manifestime. Ndarja e posteve drejtuese të****ioneve të veçanta qe domethënese: zëvendëskryetar i ****ionit letrar ishte publiçistii njohur mbi Ballkanin dhe ish-konsulli i përgjithshëm i Bosnje-Hercegovinës CarlRitter von Sax.

****ionin ekonomik e kryesoi fillimisht guvernatori i Bankës Kombëtare të Bosnjes Carl Freiherr von Pitner, funksionin e të cilit e mori në dhjetor presidenti iLloyd-it Dr. v. Derschatta. ****ioni shkencor drejtohej nga personaliteti shumë i shquar, siç ishte presidenti i Shoqatës Gjeografike mbretëro-perandorake, Eugen Oberhummer, dhe nga zëvendësi i tij Eduard Sueك. ****ioni humanitar mbeti përkohësisht, për shkaktë mungesës së parave, i pathemeluar.

Detyrat e përgjithshme të Shoqatës qëndronin në konsolidimin e Shqipërisë dhe në zgjerimin e marrëdhënieve të mira reciproke mes Austro-Hungarisë dhe Shqipërisë. Ky qëllim kryesor u formulua disa herë në numrin e parë të revistës së Shoqatës me emrin “Albanien” (Shqipëria). Arthur Breycha theksoi se tani – pas hyrjes së qeverisjes së ثied-it – mund të fillonte rimëkëmbja ekonomike.

“Do të pasojnë porosi shtetërore dhe private të çdo lloji. Huazimi i 75 milionëve, kontrolli i fi nancave nga Fuqitë, pronat e mëdha dhe pasuria e pashfrytëzuar e vendit premtojnë një të ardhme më të mirë. Komiteti austriak për Shqipërinë ia ka vënë vetes qëllimin që ta mundësojë këtë të ardhme më të mirë, të kontribuojë, që shteti më i ri i Evropës të krijojë marrëdhënie të mira me Monarkinë tonë të vjetër, dhe ka besim, se do të gjejë miq dhe përkrahës gjithandej.” Shoqata synonte të ishte qendër ndërlidhëse për investitorët dhe tregtarët austro-hungarezë: ”Ne duam të ndihmojmë industrinë tonë, tregtarët tanë, që të realizojnë detyrën e tyre të rëndësishme, dhe i ftojmë që të na drejtohen neve për çdo rast, ku mund t’i këshillojmë dhe mbështesim”. Zyrtarisht synohej për të ndërhyrë për një Shqipëri të fortë dhe të pavarur, në të cilën Monarkia do të mund të siguronte tregjet e saj: “Shqipëria duhet t‘u përkasë shqiptarëve.

Për produktet tona duhet të sigurojmë tregje në Shqipëri. Kapitali austro-hungarez duhet të bashkëpunojë në ndërtimin e ekonomisë së Shqipërisë. Specialistët tanë të çdo fushe, të punës dhe dijes, duhet të jenë drejtues dhe këshilltarë të kombit shqiptar në krijimin e shtetit dhe institucioneve të tija. Por asnjë austriak nuk duhet t’i marrë një shqiptari vendin e punës që i takon, ose bukën që ai mund ta fi tojë vetë. Një mënjanim i tillë i fuqisë punëtore vendase do të kishte pasoja negative për marrëdhëniet e Austro-Hungarisë me Shqipërinë. Prej Shqipërisë, për ekzistencën shtetërore të së cilës Monarkia është angazhuar me gjithë forcën e saj, duam të krijohet një formacion shtetëror i fortë dhe i pavarur. Prandaj motoja jonëduhet të jetë: Shqipëria e shqiptarëve.” Ngaqë pala austro-hungareze do të respektonte ndjenjën e fortë të nderit dhe vetëdijen kombëtare të shqiptarëve, populli shqiptar do të ushqente një ndjenjë mirënjohjeje dhe simpatie ndaj Monarkisë, gjë që nga ana tjetër do t’u siguronte tregtarëve austriakë në Shqipëri një avantazh ndaj konkurrentëve të tjerë, me përjashtim të Italisë. Shqiptarët në Austri që ktheheshin sërish në atdhe, do të ushtronin një ndikim pozitiv politik dhe kulturor ndaj bashkështetasve të tyre në Shqipëri dhe do të bëheshin përkrahës të zjarrtë të qeverisë së ثied-it.

Shoqata shpalosi menjëherë një veprimtari të gjallë dhe të shumëllojshme. Anëtarët e shoqatës ndërmorën disa udhëtime nëpër Shqipëri, mbi të cilat raportonin gazetat e përditshme austriake. Komiteti shfrytëzoi raporte të konsullatës mbi tregtinë, bujqësinë dhe transportin, në mënyrë që të krijohej një tablo e pjesës së Monarkisë në jetën ekonomike të Shqipërisë, dhe u mor gjithashtu me çështjen e gjendjes së eksportit aktual drejt Shqipërisë. Në një raport drejtuar Komitetit për Shqipërinë, konsullata e përgjithshme në Shkodër nxiti themelimin e ndërmarrjeve bujqësore model në afërsi të famullive katolike si dhe të magazinave model me mjete ndihmëse për bujqësinë. Ky raport u përcoll nga Ministria e Jashtme tek ajo e Tregtisë me shpresë që qarqet e interesuara industriale nuk do të linin t’u ikte ky rast për të zënë vend në Shqipëri, dhe që industria austriake për makina bujqësore – e aftë për konkurrim – do të dinte të pushtonte shumë shpejt tregjet e reja në Shqipëri. Me iniciativën e ****ionit ekonomik, u krye nën drejtimin e inxhinierit Karl Steinmetz në Sarajevë, një ekspertizë bujqësore në Shqipëri.

Në prill të vitit 1914 Komiteti për Shqipërinë së bashku me Shoqërinë për Turizëm të landit Austri e Ulët (Niederِsterreich) ndërmorën një udhëtim për në Shqipëri, gjatë të cilit u krijua përshtypja se nga ana ekonomike Italia nuk e kishte kaluar ende Austro-Hungarinë. Për të lehtësuar aktivitetet e komitetit, të gjithë anëtarët e shoqatës përpiqeshin të lidhnin kontakte të mira me të gjitha personalitetet e rëndësishme të jetës publike. Kështu ata zhvilluan takime me Princin ثied-in, Esad Toptanin, Eqrem Bej Vlorës, me anëtarë të Komisionit të Kontrollit dhe të konsullatës si dhe me përfaqësues të klerit katolik (Mjedja, Fishta).

Në revistën e shoqatës dhe në shkrimin propagandistik të titulluar “اfarë kërkon Komiteti austriak për Shqipërinë”, Komiteti për Shqipërinë bëri disa propozime përndërtimin e Shqipërisë dhe për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike austroshqiptare. Marrëdhëniet ekonomike midis Austro-Hungarisë dhe Shqipërisë do të ishine natyrës reciproke: nga njëra anë shqiptarët do të mund të plotësonin me ndihmën e Monarkisë nevojat e tyre materiale dhe të modernizonin vendin e tyre. Ndërsa nga anatjetër vizioni i një Shqipërie moderne do të kishte një rëndësi të madhe edhe për jetënekonomike të Austro-Hungarisë. Do të ndërtoheshin porte moderne, qytete të reja, rrugëdhe linja hekurudhore si dhe do të shfrytëzoheshin pasuritë e shumta tokësore të vendit.

Zhvillimi i vendit do të sillte punë dhe përfitime për popullsinë, do të rriteshin kërkesat materiale dhe shpirtërore, fakt që përsëri do të krijonte tregje të reja për industrinë dhezanatin. Cilësia e mirë e produkteve të saj duhej t’i siguronte Monarkisë një avantazh nëluftën paqësore për pushtimin e tregjeve shqiptare. Nga zhvillimi tregtar në muajt e parëtë pavarësisë shqiptare Ignaz Rippel nxori konkluzionin se Shqipëria tashmë e pavarur dotë ishte shumë herë më fitimprurëse sesa ka qenë Shqipëria turke. Gjendja politike duhejtë stabilizohej patjetër, në mënyrë që të vazhdonte emigrimi i inteligjencës shqiptare ngajashtë vendit për të rritur fuqinë blerëse dhe për të çuar përpara zhvillimin ekonomiktë vendit. Me anë të bisedave me tregtarë të huaj dhe njohës të vendit informohej përmundësinë e investimeve në tregti dhe industri. Shtyrë nga kjo gjë, u bënë disa propozime konkrete si p.sh. për ndërtimin e mullinjve për drithërat, të hoteleve dhe të bujtinave. U rekomandua me ngulm hapja e shpejtë e një filiali të një banke austriake, përpara seshtete të tjera të shfrytëzonin konjunkturën përkohësisht të volitshme.

Artur Lembergerpropozoi udhëtime informuese nëpër Shqipëri për të hulumtuar kërkesën për produkte, mundësinë e kreditimit dhe konditat e shlyerjes. Më tej ai përmendi produktet që ishintë përshtatshme për importim në Monarki. Potenciali ekonomik i Shqipërisë ia vlentepërpjekjen për të zënë vendin e parë ndër shtetet importuese. Një propozim tjetër bënte fjalë për vendosjen e sllavëve austro-hungarezë në Shqipëri. “Pa dyshim që sllavët austrohungarezë nuk do të kishin synime politike në Shqipëri, sepse sidomos çeku katolik, hanaku, sllovaku dhe polaku megjithë theksimin e vëllazërisë qëndrojnë larg sllavëve të Ballkanit, ngase rezulton vetvetiu rezervimi i tyre ndaj veprimtarisë politike.” Tendenca e atëhershme e përgjithshme për emigrim në Evropë do t’i vinte në ndihmë popullimit të Shqipërisë metë huaj që kishin kapital të fuqishëm. Por kusht për popullimin e Shqipërisë me familjesllave dhe italiane do të ishte ndërtimi i një infrastrukture funksionale si hekurudhadhe një rrjet rrugor. Për këtë do të ishte i nevojshëm sërish një program ekonomikambicioz që do të kërkonte një investim të madh kapitali.

Një vëmendje të veçantëkomiteti u kushtonte tregtarëve shqiptarë të vendosur nëTrieste, të cilët luanin një rol tërëndësishëm për tregtinë e mallrave koloniale dhe atë të frutave ekzotike të Triestes dhe Fiumes. Një rritje e këmbimit tregtar me Shqipërinë do të ishte e mundur vetëm atëhere, në qoftë se dhe importit nga Shqipëria do t’i jepej rëndësia që i takon. Por nuk duhejt’u tërhiqej vëmendja konkurentëve me anë të botimeve të zhurmshme për sukseset etregtisë së Monarkisë në Shqipëri.

Një vend të gjerë në revistën e shoqatës zinte lufta konkuruese ekonomike me Italinë. Franz Harrach theksoi funksionin mbrojtës të Italisë dhe Austro-Hungarisë të legjitimuar nga Fuqitë e Mëdha dhe nga afërsia kufitare. Nga konkurenca e pastër me Italinë Shqipëria duhej të kishte vetëm përfi time: “Nëqoftëse e duam vërtet, atëherë edhe do t’ia arrijmë që ne dhe produktet tona në Shqipëri të shihen me sy të mirë dhe që Monarkia Austro-Hungareze të ruajë dhe të zhvillojë më tej në të ardhmen pozitën e favorshme, që ajo tashmë e zotëron. Sepse ne nuk do t’i presim rrugën asnjë fuqie tjetër tëmadhe, ne duam vetëm t’i ftojmë aleatët tanë të dashur e besnikë në një luftë të gëzueshme për cilësinë e produkteve, ku askush nuk do të pësojë dëm dhe Shqipëria vetëm do të fi tojë.”

Marrëdhëniet midis përfaqësuesve të konsullatave austro-hungareze dhe italiane do të ishin tepër miqësore dhe të bazuara në besimin reciprok. Prapë se prapë Komiteti për Shqipërinë mbante nën vëzhgim aktivitetet ekonomike të italianëve në Shqipëri. Nëfushën e importit drejt Shqipërisë vinin në pyetje si konkurentë seriozë vetëm Austro-Hungaria dhe Italia. Në bazë të interesave të përbashkëta politike të të dyja shtetevetë Lidhjes Treshe, që të dyja palët do të ishin të gatshme për akordimin e interesave ekonomike në Shqipëri. Në këtë pikë Rippel ishte për një bashkëpunim të të dyja shteteve bregdetare të Adriatikut në ndërtimin e Shqipërisë. Por, me gjithë këto përpjekje nga ana e qarqeve të caktuara të Monarkisë, kishte një sërë faktorësh të brendshëm që pengonin ose vështirësonin krijimin e një imperializmi

komercial dhe financiar të mbështetur nga Financa e Lartë, sipërmarrësit dhe tregtarët si dhe të favorizuar nga ministritë e tregtisë dhe Ministria e Jashtme:
1. marrëdhëniet politike vetëm të lehta të Austro-Hungarisë me shqiptarët;
2. shtytja e zhvillimit industrial brenda Monarkisë së Dyfi shtë gjatë periudhës së dytë të themelimit 19041908, ku bankat e mëdha të Vjenës merrnin pjesë në financimin afatgjatë të industrisë;
3. pjesëmarrja e bankave të mëdha në aksionet financiare të bankave të huaja në Evropë dhe matanë oqeanit;
4. kapitali i investuar me afate të gjata ose i lidhur për momentin;
5. preferimi i disa instituteve bankare për degë të caktuara të industrisë dhe
6. shkallët e ndryshme ekonomike brenda për brenda Austro-Hungarisë si dhe përpjekjet për reduktimin e tyre nëpërmjet nxitjes përkatëse të industrisë.

Të gjithë këta faktorë forcuan tendencën për të hequr dorë nga investimet e rrezikshme në zonat me një të ardhme politike të pasigurtë ose në zonat periferike konfliktuale me një strukturë ekonomike të pazhvilluar. Mos interesi i përgjithshëm i Financës së Lartë vjeneze për investime kapitali në Evropën juglindore shpjegon gjithashtu pse nuk pati asnjë qendër koordinimi politiko-ekonomik dhe asnjë bashkëpunim në fushën e marrëdhënievefinanciare me jashtë. Kështu bashkëkohësi Chlumecky u ankua për bashkëpunimin e pamjaftueshëm të qarqeve më të gjera të ekonomisë për vënien në jetë të aksioneve ekonomike të propozuara nga Ballhausplatz-i (= zyra kancelare, d.m.th. qeveria). Shkaku për këtë, sipas tij, do të qëndronte kryesisht në faktin se publiku dhe qarqet ekonomike me influencë nuk do të ishin informuar më parë mbi domosdoshmërinë e aksioneve të tilla.
 
Back
Top