Shqiperia nje grosh

eGo0sTyle

System Engineer
20110613123517HECbistrica.jpg


Kur kryeministri Berisha hodhi idene e famshme “Shqiperia nje euro”, dymbedhjete muaj pas ardhjes ne pushtet, u krijua ndjesia e bukur se investitoret e huaj do te mesynin nga te kater anet e botes per te zene vendet me te mira. Tamam si ne nje salle kinemaje, kur hyrja te jepet falas. Pese vjet nga deklarata e bujshme, kur askush ende nuk e di saktesisht se sa sukses pati ajo ide e ngjizur shpejt e shpejt, i kemi hyre nje debati te ri, i cili nuk na jep me nje euro, por na shet fare. Te kuptohemi qe ne fillim: Nisma e re e qeverise eshte te privatizoje te gjitha objektet shteterore, qofshin jashte funksionit ose jo, madje duhet te shitet edhe ajo cfare ka mbetur ne aksionet apo asetet e ndermarrjeve te medha, tashme te privatizuara. E thene ndryshe, strategjia e re e qeverise evoluon nga “Shqiperia nje euro” ne “Shqiperia ne shitje”. Nese degjojme kryeministrin, jashte ketij privatizimi do te mbesin (si prone publike) vetem digat e medha, shkollat, spitalet, parqet kombetare, tokat pa pronar, ndersa pjesa tjeter do te jete teresisht ne zoterimin, administrimin, menaxhimin e sektorit privat. Per Berishen, arsyeja kryesore pse po shihet mundesia e privatizimit dhe dhenies me koncension e ketyre objekteve eshte ulja e korrupsionit, nje problem qe haset rendom ne institucionet publike. Duke zbatuar kete proces, mendohet te ulet disi niveli i fondeve qe shkojne per rroga dhe qe paguhen nga buxheti i shtetit, duke bere qe keto para te cohen drejt infrastruktures dhe permiresimit te sherbimit per qytetaret, investime ne shkolla e spitale. “Privatizimi perben nje nga proceset me themelore te nje ekonomie te lirise se tregut, ndaj ne duhet te vazhdojme me vendosmeri te madhe”, ka thene Berisha.

Vendosmeria e qeverise per te privatizuar gjithcka zuri ne befasi gjithkend. Ne kohen kur politika i ka drejtuar syte nga Kolegji Zgjedhor prej me shume se nje muaji, nga ku edhe do te dale kryebashkiaku i ri i Tiranes, kjo strategji erdhi si nje levizje qe turbulloi shume gjera. Se pari, vete opoziten e cila pas reagimit te kryetarit socialist Rama se do te c’beje cdo privatizim kur te vije ne pushtet, duket se nuk po di si te reagoje ndaj nje nisme te tille, pervec ndonje zeri te vaket qe evokon rikthimin ne Kuvend per te debatuar nje ceshtje kaq te rendesishme. Se dyti, vete mazhorancen qe eshte shfaqur e ndare dhe e paqarte per ate se cfare do te sillte kjo ide e re e kryeministrit, perballe faktit se gjithcka po kryhet shume shpejt. Dhe me tej, shume ngrejne pyetjet: Perse po behen keto privatizime? A do te ishte me mire te privatizohen apo jepen me koncension? Por, mbi te gjitha, pse shiten disa asete si hidrocentralet, te cilat jo vetem qe s’jane me humbje, por kane treguar se jane me eficientet ne fushen e energjise? Ndoshta, fushata zgjedhore nuk ishte aq e shtrenjte sa dukej, por edhe me e shtrenjte. Deri aty sa boshatisi arken e shtetit.

Cfare privatizohet dhe si

Ne perpjekje per te marre nje informacion disi me te detajuar mbi ate se cfare do te privatizohet dhe procedurat kryerjes se ketij procesi, Revista Klan iu drejtua Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, por pa sukses. Per tre dite me radhe, kerkeses sone titullare te ketij institucioni iu pergjigjen se do te siguronin nje prononcim zyrtar te ministrit Nasip Naco, pavaresisht se interesi yne ishte per Drejtorin e Privatizimeve ne ministri apo qofte edhe nje specialist te ketij sektori. Pa ndonje arsye konkrete, asnje nga titullaret e mesiperm nuk na u vu ne dispozicion.

Gjithsesi, bazuar mbi projektligjin e paraqitur per diskutim ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise nga qeveria, eshte e qarte se cfare parashikohet te privatizohet dhe sipas ciles menyre. Rolin kryesor ne te gjithe kete proces e ka Ministria e Ekonomise, e cila prej pak kohesh ka derguar per shitje, ne Ministrine e Financave, 141 dokumentacione vleresimi me rreth 280 objekte qe kapin vleren 5.36 miliarde leke. Ne nje deklarate per median, ministri Naco ka pohuar se deri ne fund te vitit 2011, synohen qe te privatizohen te gjitha objektet shteterore qe nuk perdoren me per interes publik, por prioritet mbi objektet do te kene fillimisht ish pronaret e truallit. Mirepo ideja e privatizimit te ketyre objekteve duket se ka nisur gjate vitit 2010, ndersa lista sot ka arritur ne 1280 asete qe do te perfshihen ne proces. Aktualisht, ne status vleresimi nga ministria jane 455 objekte, ndersa 485 te tjera kane marre statusin per privatizim: vec hidrocentraleve me kapacitet te vogel, ato perfshijne ndertesa ndermarrjesh dhe institucionesh ne gjendje te keqe per shkak se jane jashte funksionit prej vitesh; fabrika te dikurshme dhe ndermarrje, ish-godina ushtarake, depo ushqimore dhe armatimi neper fshatra, por edhe shume posta kufitare jane futur mes aseteve shteterore te perfshira ne privatizim. Sipas ligjit per privatizimin, ne kete proces prioritetin absolut e kane pronaret e truallit. Keta te fundit pagesen e objektit te ngritur ne truallin e tyre mund ta kryejne, 20 per qind me leke dhe 80 per qind me letra me vlere dhe bono privatizimi. Cdo ish pronari i lind e drejta te privatizoje nje aset ne rast se cdo dosje privatizimi shoqerohet me dokumentacionin e pronesise mbi truallin, nese ka te tille, dhe konfirmimin e pronesise e ben Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave.

Ka qene vete kryeministri Berisha ai qe ka dhene lajmin se me Ministrine e Ekonomise jane duke punuar edhe konsulente te huaj per nje sere privatizimesh strategjike. “METE ka kontratuar konsulencen me te mire boterore, sic eshte IFC, Unicredit dhe firma apo kompani, banka te nje reputacioni europian boteror”, eshte shprehur Berisha. Nisur nga kjo deklarate, deputeti socialist Andis Harasani do te hidhte dyshime mbi kohen se kur eshte bere tenderi per perzgjedhjen e konsulenteve dhe me cfare kushtesh eshte kryer ai. “Ne kemi dhene shume vepra me koncesion dhe ajo cfare ka ndodhur eshte se kontrata nuk ndiqet. Me shqetesuese eshte kontrata koncesionare e CEZ-it, qe nuk ka permbushur asnje pike te kontrates”, ka argumentuar ai. Megjithate, METE ka njoftuar se procesi i privatizimeve eshte i hapur dhe cdo ministri apo institucion mund te vazhdoje te beje kerkese per t’i shtuar listes totale edhe asete te tjera per privatizim.

Rasti i hidrocentraleve

Me perjashtim (sipas kryeministrit) te digave te medha, pra hidrocentralet si Fierza, Vau i Dejes apo Komani, pese hidrocentralet qe jane parashikuar te kalojne ne administrim privat jane: Uleza, Shkopeti, Lanabregasi dhe Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Nga cfare thuhet ne projektligjin e qeverise, hidrocentralet fillimisht ndahen nga kapitali dhe administrimi i KESH-it, per te vijuar si shoqeri anonime, me kapital shteteror dhe nen administrimin e Ministrise se Ekonomise. Pas kesaj vjen privatizimi, per te cilin jane lene te hapura dy menyra: se pari, ajo e shitjes perfundimtare dhe e dyta, ajo e koncesionit. Per kete arsye, Ministrise se Ekonomise i lind e drejta e kontraktimit te nje konsulenti te huaj qe do te kujdeset per konsulencen gjate procesit te privatizimit. Ne projektligj percaktohet edhe formula se si do te behet privatizimi: ne rastin e transferimit te se drejtes se pronesise do te jete e tille qe jo me pak se 51 per qind e aksioneve te kapitalit u ofrohen investitoreve strategjike nepermjet shitjes me tender te hapur nderkombetar. Pas shprehjes se interesit nga gjithe kategorite e mesiperme, formula e privatizimit percakton se ne rast se kane mbetur ende aksione te pashitura, atehere investitori strategjik gezon te drejten qe te beje i pari blerjen e tyre, ndersa ne rastin e kundert, kur ky investitor nuk shpreh interes per aksionet e mbetura, shteti i transferon me oferte publike ose me ankand publik per shitje.

Te pese hidrocentralet e nxjerre ne shitje perbejne 6 perqind te fuqise totale te instaluar qe administrohet nga KESH. Ato vleresohen se kane bilance pozitive, pra dalin me fitim. Por, projektligji sakteson se pavaresisht ketij veprimi, rezultati financiar i KESH-it nuk preket nga ky privatizim dhe nepermjet privatizimit vlera e tyre ekonomike parashikohet te rritet. Pikerisht, arsyeja pse keto hidrocentrale jane vene ne listen e privatizimeve dhe jo ne ate te koncensioneve, ka irrituar deputetet Harasani (PS) dhe Sherefedin Shehu (PD) ne nje nga mbledhjet e komisionit te ekonomise, te cilet ne debate e siper kane vene ne dyshim procesin sepse sipas tyre, nuk qendron logjika e privatizimit te nje objekti kur ne te jane bere investime te medha se fundi, sic ishte rasti i Bistrica 1 dhe 2. Deputetet argumentuan se filozofia e liberalizimit te tregut te energjise me shitjen e hidrocentraleve, nuk eshte nje logjike e drejte ne kohen kur kreu i qeverise flet per ndertimin e veprave te reja te energjise. Shqetesimi me i madh qendronte ne faktin se qeveria po privatizon vepra me fuqi prodhuese me te madhe se me pare. Eksperte te ndryshem ekonomie jane shprehur se shitja e hidrocentraleve tek privatet eshte nje hap i gabuar dhe qe mund te kete kosto per ekonomine dhe qytetaret. Ata argumentojne se qeveria nuk ka asnje arsye objektive per te privatizuar prodhimin e energjise dhe momenti i zgjedhur per te shitur hidrocentralet eshte me i papershtatshmi. Kjo sepse nuk mund te kalosh ne privatizimin e sektoreve strategjike ne rast se nuk ke nje klime te pershtatshme ekonomike. Madje, mbajtja e prodhimit ne shtet ka qene mjeti kryesor qe ka penguar rritjen e pandalshme te cmimit te energjise.

Rruget me koncesion

Strategjise se qeverise nuk i kane shpetuar as rruget kryesore kombetare. Duke qene se te ardhurat e buxhetit nuk jane aty ku duhet, qeveria ka nje plan te ri per shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e privatizimeve. Cka perfshin dhenien me koncesion te sektorit te mirembajtjes se rrugeve. E para ne liste eshte rruga Durres-Kukes, per te cilen eshte shpenzuar nje shume qe shkon ne qindra mijera euro ne 4 vjet, por qe duket se vijon te vjele shume te konsiderueshme parash nga buxheti i shtetit, per mirembajtje. Berisha ka bere te ditur se vendi nuk ka kapacitete publike per mirembajtjen e rruges, prandaj ka propozuar qe Ministria e Puneve Publike te kontraktoje nje konsulent per ta hequr qafe sa me shpejt. Por, ai nuk eshte mjaftuar vetem me rrugen e Kombit. Qeveria ka ne plan qe me perfundimin e segmentit Shkembi i Kavajes-Rrogozhine, te jepen per menaxhim edhe autostradat Tirane-Fier dhe Tirane-Durres. Qe do te thote se shqiptaret shume shpejt do te nisin te paguajne nje tarife te caktuar per kalimin e rruges, sic ndodh ne shume vende te botes. Ka disa menyre per kete pagese. Njera eshte vendosja e takses ne hyrje te rruges. Kuptohet se taksa eshte e vogel dhe sherben vetem per mirembajtje. Menyra tjeter eshte vendosja e takses ne kohen e pageses se detyrimeve per automjetet. Pra, nje takse tjeter per mirembajtjen e rrugeve, ne momentin kur kryhet kolaudimi vjetor i makines, e cila shkon ne duart e privatit i cili eshte pergjegjes per mirembajtjen e rruges.

Perplasjet politike

Perballe gjithe kesaj strategjie privatizimi qendron reagimi i vetem deri me tash, nga opozita i kryesocialistit Rama se me te ardhur ne pushtet nuk do te njohe asnje privatizim, te cilat sipas tij kane prapavija te qarta mafioze. Kjo deklarate me teper i referohej rastit te hidrocentraleve, qe duket se pas akuzave te nje viti me pare per disa anetare te kabinetit qeveritar se kane pervetesuar HEC-e te vogla, jane rikthyer ne vemendjen e politikes. Nga ana tjeter, Berisha nderron strategji dhe se fundi eshte shprehur se prioriteti i Shqiperise mbetet energjia ujore, pra HEC-et, dhe jo centralet berthamore. Nje kthese e tille duket se vjen pas vendimit te kancelares Angela Merkel per mbylljen e centraleve berthamore dhe tragjedise ne Fukushima. Po atehere, c’eshte gjithe ky shpejtim per te privatizuar nje sektor qe eshte e ardhmja e energjise se vendit, dhe pse jo rajonit, ku sipas nje logjike te thjeshte fitimet jane te garantuara? Ne mos qofte prapavija politike qe terheq fijet, rikthehemi edhe njehere ne piken se zgjedhjet e 8 majit e paskan boshatisur keqazi arken e qeverise dhe privatizimi eshte gjetur si menyra me e shpejte dhe e sigurte per ta rimbushur ate.
 
Pe: Shqiperia nje grosh

Nje here shqiperia nje euro tani nje grosh ec mere vesh kur do behet nje kokerr gruri :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top