Shqiperia ne vitin 1997 ..!

London

carpe diem
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
Mos vishin me ato vite :( :(
 
Pe: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

M'kan shku lotet vu kur e pashe kte.
 
Titulli: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

o Hajdut?

pa he...fol pak (;

se i qendis bukur fjalët andej . duke hedhur balt , por jo qellimisht kuptohet kur jemi per fushata zgjedhim te mirat tona , e kundershtari smirën.

te siguroj qe un jam ai demokrati qe cilson dhe ti veten por ne nje form me te qyteteruar se ty . jo keshtu . por nga pamundsia per te zgjedhur la merda piu buona ,,, zgjedhim ate meno ....sikur na detyron njeri ee ? kjo pra esht me e keqja , jemi te detyruar te "zgjedhim" per te miren e shoqerise , paçkas se ajo individuale ka note ku e ku me te theksuara .

kot me teper doja te flisje pak per temen ketu,, si e argumenton ti, duke pare se dhe ne temat e tjera te ngjashme ke shprehur nje zell te papare , dhe nje frym prej militanti (nga atat te 45 me flamuj ne dore, dhe ata demokraci kerkonin paçkas pranuan nje regjim komunist ,,, kusht ishte i zgjuar qe u nenshtrua) . te them te drejten e gjitha kjo, me shtiu ate kuriozitetin per te te pyetur ose dhe per te te bere ate kerkes per nje argument te mire. te siguroj qe une nuk para flas per polititke ., se te tregohem i drejte me ty mua me duket si diçka e mundimshme , si udhkryq fundja . politika me duket si ato kurtizanet franceve . sigurisht sot ne nje menyre me te sofistikuar dhe akoma me borgjeze .

pytjet qe mund te ndihmojn per argumentat e tua jan .

1. Ishte nje opozite e forte e asokohe apo diku tjeter pikonte qe situata degjeneroi ne ate pike ? dhe 2. Ishin njerzit qe gabuan ne ate tubim te madh armesh , apo strategji politike e gabuar

dhe e treta ,,, paksa nje mendim akoma me personal, e qe nuk ka lidhje te drejte per drejte me temen.

3. A jane sot shkollat private qe po mbijne si kerpurdha mbas shiut , si fati i piramidave te dikurshme (kjo edhe pse ska lidhje me videon) .
un them jo. por fillimisht kerkoj nje pergjigje tenden , nese ke .

respekt plak ,,,

ps. kushdo tjeter ,,, mund te marr pjes ne kete argumentim duke u bazuar dhe ne pyetjet qe adresoj un. edhe pse i drejtohem nje personi nuk do te thote qe te tjer mos te perfshien ,,,
 
Titulli: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

O zot, kjo ka qene vertet periudhe qe sja uron askujt. Akoma mbaj mend gezhojat e plumbave qe i gjeje me tufa para oborrit. Tromaksje per cdo njeri. Frika mos te hynin ne shtepi, te shtenat cdo darke... dikush thote fajin e ka saliu se ai lejoi fajdet, tjere thone politeke e opozites per te hedh poshte poziten. E Zoti thote: "Une i kam shpall lufte kamates". U perhap harami ne cdo shtepi asokohe, pervec falimentimit nuk kish rruge tjeter si ti largoje njerezit nga perfshirja ne ato firma. Ndoshta dhe prandaj ndodhi ajo qe ndodhi.. ku i dihet... sa i perket maskarallaqeve qe bene njerezit qe vrisnin te pafajshit qe vidhnin etj, lidhet vetem me individin. Nqs donin hakmarrje tja mernin atij qe e meritonte jo njerezve te pafajshem..... por ajo qe te vjen keq, eshte se jane serish ato plehra qe ishin dhe para 15 vjetve dhe ne vashdojme i votojme, suportojme, dhe per me teper kemi braktis vlerat me minimale., njerezit jane bere si te uritur ku secili ben cdo gje vetem te siguroj mireqenien e tij... ...
 
Titulli: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

Ca nga keto skenat ketu i kam perjetuar live edhe pse kam qene femije, imazhet e atyre momenteve nuk harroen kurre.

Kete emision e pash ne top-channel edhe pse konsiderohet i majte si televizion, me keto emisione te ngjalle ca dritherima qe vetem kush i ka perjetuar mund ta kuptoje.

Megjithate dua tu kujtoje te gjitheve 2 pilotet qe do venin te bombardonin Vloren me urdher te qeverise. Ja nga lind gjithe ajo urrejtje per jugun, shikojeni deri ne fund dhe da kuptoni.
 
Pe: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

Edhe une e kam perjetuar kete situate:( edhe pse kam qene piciruke...Jane si tip traumash qe nuk harrohen aq me shume femija i fikson ne kujtese...Me kujtohet shume mire,kur na nxirrnin gjumin ne mes te nates te shtenat e armeve,kur na u mbushte ballkoni me gezhoja,apo kur kalonin ato tanket dhe dridheshin xhamat e dhomave...Nuk kishim siguri hic,as prinderit madje nuk dinin cte thonin e si te na qetesonin kur ngriheshim e qanim naten nga frika...Pa llogarit sa njerez kane vdekur nga te ashtuquajturit ''plumb qorr''...Mbaj mend nje komshi,nje grua 43 vjec qe vdiq,nga plumbi qorr,po gatuante ne shpine e saj vec se nga erdhi plumbi askush se di,hyri nga dritarja e direkt ne mes te qafes :(...Pa lene menjane pastaj,ate orarin deri ne 6 te pasdites lejohet te levizje,paniku pastaj qe edhe 10 dite kishte buke,shkollat e mbyllura,pasiguria ne kulm,sidomos kur i binte deres ndokush,me gjithe frike ta hape,se sdije kush ishte,cdo bente etj etj...Jane vertet disa momente qe edhe pse jeta ecen para nuk mund te harrohen...Me kujtohet qe TVSH nuk jepte asnje info,zakonisht ca ndodhte ne Sarande,ne Lushnje e merrnim vesh nga kanalet e huaja pergjithesi ato italiane,Italia 1,Canale 5 etj etj...Ne Shkoder trazirat kane filluar me vone se ne jug,e ndaj ishte dhe nje qetesi shqetesuese...
Kur mendoj gjitha keta gjera,habitem vertet sa te forte paskemi qene,e sa SHUME paskemi qene,me gjithe ate numer te vdekurish...
Akoma ne fakt se kuptoj se popull i pamarrur vesh qe paskemi qene,pas gjithe ketyre gjerave edhe prap besojme ne keta politikane,prap mendojme se njeri eshte me i mire se tjetri,e prap mendojme se njeri nga ata do na nxjerre ne drite...Mua ne kete rast me vjen keq vec per dicka,me vjen keq per Shqiperine por jo per shqiptaret!
 
Titulli: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

Mos ardht kurre me kjo kohe qe u vran shum djem te rinj, u perdhunuan shum vajza dhe u ben 100 maskaralliqe :(
 
Titulli: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

Eh e tillë kohë ka qënë për dreq,unë kam qënë pak a shumë i rritur edhe e mbaj mënd mirë gjithë situatën.Përveç të shtënave kuturu,vrasjeve etj etj ishte edhe problemi i ushqimit.Ishin mbyllur të gjitha dyqanet,edhe cigare nëse doje të blije duhet ta njihje familjarisht atë zotërinë që kish pasur dyqanin.Në 3 raste kam qënë dëshmimtar plagosje, vrasje edhe luftë mes bandash.Dy net jam detyruar të flej nga gjyshja familjarisht pasi komshiu i ''fortë'' një ditë para kish bërë luftë me disa edhe ata erdhën ti qëllojnë në shtëpi,nuk ikte era e barutit edhe pas 2 orësh . Degjenerim total ka qënë edhe nganjëherë çuditem si kam dalë gjallë për më tepër që kam qënë afër disa herë.Më mirë një luftë e vërtetë se sa ajo që ndodhi,nuk dije nga kush të mbroheshe,se edhe miku, në darkë ulte kapuçin edhe këthehej në grabitës.Një nga gjërat më qesharake ka qënë kur ç'do kryefamiljar në të errur dilte edhe qëllonte me armë për t'ju treguar grabitësve që kishte armë në shtëpi LOL Ato dyertë ''e blinduara'' metalike nëpër pallate filluan të montohen pikërisht në atë kohë,vetëm llamarinistët kishin punë ato muaj
 
Titulli: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

Ky vit tregoi ndenjen dhe patriotizmin qe kemi ne Shqiptaret per vendin dhe njeri-tjetrin, kurse per boten ishte thjeshte 1 prove,
 
Titulli: Pe: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

Eh e tillë kohë ka qënë për dreq,unë kam qënë pak a shumë i rritur edhe e mbaj mënd mirë gjithë situatën.Përveç të shtënave kuturu,vrasjeve etj etj ishte edhe problemi i ushqimit.Ishin mbyllur të gjitha dyqanet,edhe cigare nëse doje të blije duhet ta njihje familjarisht atë zotërinë që kish pasur dyqanin.Në 3 raste kam qënë dëshmimtar plagosje, vrasje edhe luftë mes bandash.Dy net jam detyruar të flej nga gjyshja familjarisht pasi komshiu i ''fortë'' një ditë para kish bërë luftë me disa edhe ata erdhën ti qëllojnë në shtëpi,nuk ikte era e barutit edhe pas 2 orësh . Degjenerim total ka qënë edhe nganjëherë çuditem si kam dalë gjallë për më tepër që kam qënë afër disa herë.Më mirë një luftë e vërtetë se sa ajo që ndodhi,nuk dije nga kush të mbroheshe,se edhe miku, në darkë ulte kapuçin edhe këthehej në grabitës.Një nga gjërat më qesharake ka qënë kur ç'do kryefamiljar në të errur dilte edhe qëllonte me armë për t'ju treguar grabitësve që kishte armë në shtëpi LOL Ato dyertë ''e blinduara'' metalike nëpër pallate filluan të montohen pikërisht në atë kohë,vetëm llamarinistët kishin punë ato muaj

Po nuk shkrepje dy karikatore me gjurme lenes nga dritarja nuk flije gjume. Plus rojet me turne ne maj te pallatit me 12.7. Qitjet me ndonje shalqi te kalbur, mbledhjet e plumbave per tu marr barutin te benim shenjen e Z neper derrasa. Nuk harroen ato jo, po keta qe flasin sot per "ate" doja ti shikoja atje me ne. Leqe ca nga ata i kan injoruar fare keto ndodhi.

Edhe une e kam perjetuar kete situate:( edhe pse kam qene piciruke...Jane si tip traumash qe nuk harrohen aq me shume femija i fikson ne kujtese...Me kujtohet shume mire,kur na nxirrnin gjumin ne mes te nates te shtenat e armeve,kur na u mbushte ballkoni me gezhoja,apo kur kalonin ato tanket dhe dridheshin xhamat e dhomave...Nuk kishim siguri hic,as prinderit madje nuk dinin cte thonin e si te na qetesonin kur ngriheshim e qanim naten nga frika...Pa llogarit sa njerez kane vdekur nga te ashtuquajturit ''plumb qorr''...Mbaj mend nje komshi,nje grua 43 vjec qe vdiq,nga plumbi qorr,po gatuante ne shpine e saj vec se nga erdhi plumbi askush se di,hyri nga dritarja e direkt ne mes te qafes :(...Pa lene menjane pastaj,ate orarin deri ne 6 te pasdites lejohet te levizje,paniku pastaj qe edhe 10 dite kishte buke,shkollat e mbyllura,pasiguria ne kulm,sidomos kur i binte deres ndokush,me gjithe frike ta hape,se sdije kush ishte,cdo bente etj etj...Jane vertet disa momente qe edhe pse jeta ecen para nuk mund te harrohen...Me kujtohet qe TVSH nuk jepte asnje info,zakonisht ca ndodhte ne Sarande,ne Lushnje e merrnim vesh nga kanalet e huaja pergjithesi ato italiane,Italia 1,Canale 5 etj etj...Ne Shkoder trazirat kane filluar me vone se ne jug,e ndaj ishte dhe nje qetesi shqetesuese...
Kur mendoj gjitha keta gjera,habitem vertet sa te forte paskemi qene,e sa SHUME paskemi qene,me gjithe ate numer te vdekurish...
Akoma ne fakt se kuptoj se popull i pamarrur vesh qe paskemi qene,pas gjithe ketyre gjerave edhe prap besojme ne keta politikane,prap mendojme se njeri eshte me i mire se tjetri,e prap mendojme se njeri nga ata do na nxjerre ne drite...Mua ne kete rast me vjen keq vec per dicka,me vjen keq per Shqiperine por jo per shqiptaret!

Mua mu fut plumbi ne shtepi sado qe ne pallat, po shyqyr nuk ishim brenda! Ne vlore te gjitha ato skenat kur protestuesit kerkonin leket i kam pare live, edhe ate skenen kur vine tropojanet qe donin ti rrihnin me kamzhik, po perfunduan qe u binin karriget nga koka, isha atje. Atje i kan shpetuar nenat ata se do ishin bere lapidar, edhe e meritonin per ate qe kishin ardhure te benin ate gje meritonin!
 
Titulli: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

Një nga gjërat më qesharake ka qënë kur ç'do kryefamiljar në të errur dilte edhe qëllonte me armë për t'ju treguar grabitësve që kishte armë në shtëpi LOL Ato dyertë ''e blinduara'' metalike nëpër pallate filluan të montohen pikërisht në atë kohë,vetëm llamarinistët kishin punë ato muaj

po , përveç ketyre ne ate fundvit , "fishekzjarri" me i preferuar ish gjurmlënsia (pistoleta kuqe) perpos kallashit dykrëhrësh . apo dhe ajo kenga famshme qe kendonim ne femijet e asokohe ,

ja na erdhi viti ri , sa jam i gezuar
me kallash e karabin , kam per ta festuar ,
bredhin tim do ta stolis, me bomba granata
viti ri do te na gjej qe te gjith sakata .

Shiko fotografinë 1407646
 
Titulli: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

Ne 1997 nuk iu vu zjarri "pushtetit te Berishes" por institucioneve te shtetit shqiptar dhe ky shtet nuk i perket politikaneve dhe partive politike por gjithe shqiptareve.

Per te kuptuar se c'ndodhi ngjarjet duhen pare ne dinamiken e tyre, duhet pare lidhja shkak-pasoje midis tyre, te jepen argumenta me fakte e me gjak te ftohte.

Pastaj une jam frikacak, nuk kam shikuar shume nga dritarja, nga frika e ndonje plumbi "qorr" :)

(Shqiperia nuk eshte Bashkimi Sovjetik ku numri i universiteteve te vendoset nga buroja politike. Detyra e qeverise nuk eshte te mbylli universitet ku tjetri ka derdhur investimin, dhe ku studentet paguajne... detyra e vetme e qeverise mund te jete ti kerkoj universiteteve transparenc ne lidhje me mundesite per punesim pas shkollimit ne dege te caktuara.)
 
Redaktimi i fundit:

Edhe vete dhunon studentet me shkopa gome??? Kete detyre ka qeveria?
 
Titulli: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

Ne 1997 nuk iu vu zjarri "pushtetit te Berishes" por institucioneve te shtetit shqiptar dhe ky shtet nuk i perket politikaneve dhe partive politike por gjithe shqiptareve.
shume permbledhese dhe e sakte kjo fjali...ndaj te njejtin mendim me ju..
 
Titulli: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

Tema qenka konsumuar ne shum aspekte qe mund ta kapesh,,
por per ta permbledhur shkurtimisht,,mendoj se skemat Piramidale nuk kan qene faza e pare ku nje plan esht ven ne levizje,,dhe kur mendon se Adem Jashari me celulat e para te UCK-s esht trainuar ne Shqiperi qysh prej kohen se Ramiz Alis dhe me miratimin e tij,,sigurisht qe ne prapaskene piramida ka hije me te madhe dhe klas me e larte politike,,qe i nderton dhe me pas i zbaton keto plane,,
dhe qe ajo siperfaqsorja eshte thjesht per konsumim,,dhe gjat konsumimit te ketyre rrugeve qe percaktohen se si do te ndodhin perafersisht,,i duhet te gjith mases qe te kaloje,,per te arritur gjera qe sipas rasteve kerkojn sakrifica te medha,,,per te arritur qellime te medhaja,
dhe ka raste qe keto qellime ndonjeher jan edhe te domosdoshme per tu arritur ne nje far kohe e cila mund te jet e limituar,,dhe kerkon nderhyrje pa kerkuar justifikim per mjetet,
prandaj shkurtimisht un mendoj se perjudha 1997 deri ne 1999,,esht aq e mallkuar sa dhe e shejte!
 
Titulli: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

Ne 1997 nuk iu vu zjarri "pushtetit te Berishes" por institucioneve te shtetit shqiptar dhe ky shtet nuk i perket politikaneve dhe partive politike por gjithe shqiptareve.

.

Tani ja ke fut kot fare,

Luften civile ne Shqiperi e organizoi Ambasadorja Amerikane, dhe qellimi i ksaj lufte ka qene e gjitha si prove dhe gjithashtu pengese per hyrjen e Europes ne te ardhmen, politika e huaj nuk ben plane sot per neser ato llogarisin vite ,

Nderkohe Berisha duke qene anetar partie ne pushtet pas perdeve ishte personi i pare qe dha ndihmen ne k'te organizim pra ai e mori persiper dhe kjo qe kafshate e lehte per Amerikanin,

Popullin e mbushen me frymezim qe po shkaterrojme komunizmin , dhe ne si atdhetare te denje qe e ndjekim politiken vec me sy dhe veshe moren vrull dhe kshu filloi lufta civile , nderkohe qe kokat e medhaja pinin puro dhe Whiskey prapaskenave,

Ky eshte realiteti i asaj kohe, te tjerat pastaj vijne zinxhir dhe po k'to prb do jete edhe k'tu e 20vjet, me te ardhur keq.

Tani hapen viza 3 mujore qe te ecin neper europe e per c'fare ? te genjejne popullin? pse nuk i lene te lire neper europe te pakten te ikin te punojne si shume te tjere, ne jemi zemra e Europes , por jo sepse ky korrupsion i qelbur nuk i le njerezit te gezojne dite dhe nuk behet fjale per tani gjithmone flitet per me mire per brezat ne vazhdim, qe s'do t'ja dije njeri.
 
Titulli: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

(Shqiperia nuk eshte Bashkimi Sovjetik ku numri i universiteteve te vendoset nga buroja politike. Detyra e qeverise nuk eshte te mbylli universitet ku tjetri ka derdhur investimin, dhe ku studentet paguajne... detyra e vetme e qeverise mund te jete ti kerkoj universiteteve transparenc ne lidhje me mundesite per punesim pas shkollimit ne dege te caktuara.)

( me beso , ndaj te njejtin mendim per pjesen qe nuk te kam cituar dhe ke shum te drejte ne menyr se si ke zgjedhur te shprehesh .

por shiko ,

eshte shqetesues numri ne rritje i tyre , dhe jo me kot i paralelizoj me firmat piramidale te aso kohe . dikur te jepnin nje cop leter me "vlere" sot po ashtu...

investon tek nje te ardhme te cilen nuk e ke te sigurt me ate cope "leter" ashtu ishte si dje ashtu dhe sot . jam dakort me ate investim qe cilson dhe ti , por dhe fakti qe diagrama sot tregon nje rritje te papar me shqeteson . dhe ky esht nje problem serioz .

pra nqs me kupton qendrojn akoma tek moto "kush ka mikun , ka gjithçka te lehete" , merr rastin e UFO-s qe e drejton ai qe un i them pseudo-gazetar , ka goxha ngjashmeri me Meron (qe eshte diskutuar ne nje teme tjeter) dhe qe na dilka ke çani duke i ren gjoksit me grushte . Po ja... po sikur me 23 q... fiton kjo pjese tjeter e prapambetur e politikaneve shqiptar edi me z. ilir kokmadhi (tani dim qe ky i fundit , eshte gjakpires me kuptimin e plot te fjales, por te pakten te siguron nje vend pune po i çove 100 per LSI . dhe ky e dredh nga ti teket per arsye qe te mbaj ato ministri qe ka uzurpuar ) si do ve puna ,,, me kto universitete ?

ndryshe te themi i pavarur , dhe qe nuk ka "prekje te lehta" nga byroja. )

sa per temen , dakort jam . 7 vjet i thon pak te civilizohesh dhe te hapesh syt . shum akoma sot e ksaj dite jan me "hije" ...

dhe nuk ishin njerzit por INDIVIDET(te fortet e beratit , te vlores , te fierit , etj etj) e caktuar ato qe dilnin dhe benin si te forte neper rruge ,,, njerzit e nenshtruar thjesht moren perkrahje pastaj eshte ligji natyres , qe njeriu mbron veten ne forma te ndryshme . problemi duhet kapur qe kur shkruhet germa p , ndryshe merr dhene dhe fajin do ta mbaj ai te cilin mbart petkun e rregullatorit ,

aktualisht ku jan sot po ti shikojm me vemendje , ata te "forte" qe ishin kundrra , i futen ne lufte mes bandash apo i hoqen qafe ne menyren me spektakolare nder vite dhe kto qe perkrahen sistemin e atyre viteve gezojn rroga dhe poste qe i kemi zili , kjo na ben te mendoj qe nuk kemi te bejm me demokraci më , perkundrazi per interesa akoma me larg . ose si ata 5 lekshat , dikur duam sduam ne ti quajm ose si enveri fundja, qe po te levizte dhe qimja e flokut nga krahu i kunder qe deshironte ai ti mund te interrnoheshe .

humbem dinjitetin. ate te cilen na u dha muncia te rifillonin me hapat e para te demokracise duke u nisur dhe nga msimet e shembullin e te pareve tane nder vitet 45 e mbrapa . sot e ksaj dite po na jepet mundsia e vertet por mungojn njerzit e duhur ,,, si gjithmon .

Zana1 , aludime dhe spekulime bejm sa te duash por kur na kerkohet te flasim per diçka themi se duhet te bazohemi ne fakte .

Amerika mendoj , nqs e ke fjalen per U.S.A ka metoda shum her me te sofistikuara per te marr ne tavoline ate qe kerkon . dhe realisht nje shtet i lodhur si ne i cili sapo doli nga nje regjim i eger kishte vertet nevoj per perkrahje dhe mbeshtetje . ket U.S.A e kishte fare te lehte , si puna juaj qe dini te lyeni thonjt fundja aq lehte sa nuk ka . nuk kishte nevoj per intriga ,

mos harro qe ne 91' shteti shleu mjaft borxhe nderkombetare . borxhin e Anglise , i cili u mor nga thesari(monedha ari) qe ishte i bllokuar ne Austri . apo dhe stabilimi i marrdhenieve me U.S.A te cilat ishin nderprer qe ne kohen e reformimit te PPSH-se. duhet te mendosh qe ishte fare e lehte te fitonte perkrahjen tone , ne ishim per ata si ata kelyshet e vegjel te cilet nuk kishin hapur syt akoma dhe qe kan nevoj vetem te ushqehenin .
 
i gjithe Shkrimi jot eshte egoist dhe pa asnje baze, thjeshte pune te fortesh neper emisione televizive,

Kur eshte prish qeveria s'ka pas asnje borxh apo nuk je ne dijeni ???? pastaj borxhet nuk lahen me grusht shteti dhe lufte civile, qe thua ti duhet tju rrahim gjoksin.
ti me flet per emisone te canit etj etj

Motra ime ne ate kohe ka qene perkthyese ne ambasaden Amerikane, pse mos te them e vete Ambasadores, kshuqe jam goxha e qarte ne c'fare flas, dhe nqs kjo nuk tingellon histori e vertete, atehere pse jemi akoma ne k'te gjendje e shpjegon pak ?

Jemi popull punetore nuk njihemi per dembela, atehere c'fare eshte ?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

i gjithe Shkrimi jot eshte egoist dhe pa asnje baze, thjeshte pune te fortesh neper emisione televizive,

te lutem rilexoe dhe njeher shkrimin tim , duke hequr veçmas pjesen ne kllapa . sepse aty i jam pergjigjur tjeter teme dhe nuk ka lidhje te drejte per drejte me ate çfare po shkruhet ketu .

Kur eshte prish qeveria s'ka pas asnje borxh apo nuk je ne dijeni ???? pastaj borxhet nuk lahen me grusht shteti dhe lufte civile, qe thua ti duhet tju rrahim gjoksin.
ti me flet per emisone te canit etj etj

me duhet te pyes per cilen qeveri po flet ti , sepse un fola per shtetin (shqiptaret , jo qeveri) ne teresi , dhe per borxhet qe kishte shteti shqiptar nder vite . per kete mund te informohesh fare mir neper libra , i fundit tek i cili u citua ishte i Fevziut me titull "Enver Hoxha" . dhe do te bindesh per kete sepse esht nje Esse i cili bazohet ne fakte dhe doreshkrime .

Motra ime ne ate kohe ka qene perkthyese ne ambasaden Amerikane, pse mos te them e vete Ambasadores, kshuqe jam goxha e qarte ne c'fare flas, dhe nqs kjo nuk tingellon histori e vertete, atehere pse jemi akoma ne k'te gjendje e shpjegon pak ?

Jemi popull punetore nuk njihemi per dembela, atehere c'fare eshte ?

ne fakt , me ngjason si nje batut e rradhes , por po ndaloj paksa dhe po ta marr seriozisht . mendoje pak veten , je vetem nje individ dhe ben plane kunder dikujt , kujt mund ti zesh bes? imagjino te jesh vet U.S.A çdo me thuash , jan sekrete , teper sekrete prandaj thashe bejm aludime edhe pse kemi ose genjejm veten se kemi "fakte" .

mendoj se e ke nje pergjigje , dhe un jam pro e asaj qe mendon ti. (kjo per pjesen qe te kam erresuar).

secili nga shqiptaret ka pak, si shume nur gjenerali ne vetvete dhe kurrsesi ta mendoje veten si nje popull punetor .
 
Titulli: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

qe mos te zgjatem shume-

Shqiptaret - perfaqesohen nga qeveria, dhe vete populli s'ka fare dijeni ne borxhet e shtetit, dhe shteti pra qeveria perbehet nga 1 kabinet , pra qe jane 1 grup i caktuar njerezish dhe qe perfaqesojne Shtetin -Shqiptar dhe me pak fjale quhet " Qeveri " dhe termin me modern quhen " politikane "

Dhe une po flas per qeverine ne kohen e komunizmit qe s'ka lene borxhe ne shtet, dhe nderkohe pas ksaj flas per qeverine e 1 koke te madhe Shteti ( qe e kam alergji ) qe as emrin s'dua t'ja permend por qe akoma eshte Kryeminister i Shqiperise,

Sa per paragrafin tend te fundit , Ky Kryeministri i sotshem ka qene ne dijeni te k'tij plani, nuk eshte se ja ka fut njeri pas kraheve, me pak fjale qe atehere ka shit postin e tij, dhe Shqiperine.
 
Titulli: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

nuk e di nga te lindi kjo deshire per te me mesuar termat , bashke me to dhe kuptimin e tyre . nuk dua te ndalem tek keto terma sepse do perfundojm tek ndonje shprehje e famshme e imja , prandaj dhe po preferoj te te shpjegoj paksa , e para te thashe me rilexo , gje te cilen ti e kalove tek memoria e shkurter , madje nuk e kalove fare si informacion aty dhe kjo solli gabimin tend tjeter (ose keqkuptim , cilesoje si te vij per mbar).

ti ketu merr kartonin e par te verdh .

vazhdojme ,,,

ket pjese tenden : ["Dhe une po flas per qeverine ne kohen e komunizmit qe s'ka lene borxhe ne shtet, dhe nderkohe pas ksaj flas per qeverine e 1 koke te madhe Shteti ( qe e kam alergji ) qe as emrin s'dua t'ja permend por qe akoma eshte Kryeminister i Shqiperise"]

te thashe me lart rilexo, rilexo, rilexo . me sa po kuptoj ti ate pjese timen ,

ket : [mos harro qe ne 91' shteti shleu mjaft borxhe nderkombetare . borxhin e Anglise , i cili u mor nga thesari(monedha ari) qe ishte i bllokuar ne Austri . apo dhe stabilimi i marrdhenieve me U.S.A te cilat ishin nderprer qe ne kohen e reformimit te PPSH-se. duhet te mendosh qe ishte fare e lehte te fitonte perkrahjen tone , ne ishim per ata si ata kelyshet e vegjel te cilet nuk kishin hapur syt akoma dhe qe kan nevoj vetem te ushqehenin .]

e ke marre sikur arka e shtetit u boshatis nga kjo arsye por jo . gabohesh . ket ta tregova si defacto , çfare ndodhi realisht dhe si ishin marrdheniet midis ktyre dy shteteve dhe SHQIPERISE . sepse ne si shtet kishim shum florinj te bllokuar jashte, pa fund madje. edhe pse u tha qe nje pjese te mire te tyren A.Zogu e mori me vete jashte kufijve. e kshu zana ,

ktu per mua ti merr paraljmerim per nje karton te dyte.

sa i perket pjeses qe kam erresuar . kjo tregon qe tek postimi im i dyte, tek i cili te drejtohem personalisht ty dhe te sugjeroj se ku te bazohesh , ti as qe e ke çare fare koken ta lexosh apo ta marresh per baz , pra zgjedh te besh rolin e injorantes , te injorosh ate qe shkruaj un.

dmth ktu ti per mua, merr kartoni e dyt te verdh, qe do te thot karton i kuq !!! besoj ja di kuptimin shef ndonje çik futboll se dhe ky se fundmi ka filluar te politizohet nga pak :) .

pse nuk me kupton , te gjithe jan nje ☺ qe ne te çajm koken.

kemi nje opozite qe thot :

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

dhe nje qeveri , qe diku leshon , diku uzurpon . me shum vjedh .

kujt ti besojm ?
 
Titulli: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

ha ha

meqe me paske dhene karton te kuq s'po flas me :)
 
Titulli: Shqiperia ne vitin 1997 ..!

Ufff sa momente me kujtoi kjo tem, kam humbur shum shok ne 97 dy nga te cilet jam rritur :( Mallkuar qoft Sala qe e la shqiperin ne meshir te fatit.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top