Shqipëria, mrekullia një orë larg Korfuzit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shqipëria" ose "shqiptar" zakonisht lidhet me disa fjalë të pakëndshme, zakonisht "gangster", "tutor" apo "trafikant". Supozohet që italianët t'i kenë frikë dhe grekët t'i urrejnë. Ndaj t'i lejosh vetes që të largohesh me motoskaf nga siguria e Korfuzit drejt portit të Sarandës, duket si një akt çmendurie të lehtë. Në fakt, është një nga gjërat më të mira që mund të bëhen.

Arsyeja kryesore pse desha ta bëj udhëtimin, ishte ekzistenca e vendit arkeologjik, Butrintit, jo shumë në jug të Sarandës. Kur komunizmi ra në vitin 1990, shteti në mënyrë ironike dhe shkatërrimtare u shua dhe arkeologjia shqiptare mbeti pa mbrojtës.
Lord Rothschild, një pushues prej kohësh i Korfuzit, së bashku me mikun e tij, Lord Sainsbury i Preston Candover formuan fondacionin "Butrint Foundation" me qëllimin për të ruajtur zonën arkeologjike dhe zonën përreth saj. Unë u takova me Rupert Smith, drejtorin e fondacionit, i cili më tregoi se çfarë kishte arritur fondacioni.
Që nga Korfuzi, Shqipëria duket si male të zhveshura dhe boshllëk pasi komunistët, nga frika e pushtimit dhe kabotazhit nuk i lejonin banorët e tyre të jetonin pranë detit. Nga kjo zbrazëti bën përjashtim gjysmëhëna e Sarandës dhe zona e gjelbër, nga ku shkohet në Butrint.

Qyteti ka pasur një profil të ulët, deri sa flotat e Augustit shkatërruan anijet e flotës së Mark Antonit dhe Kleopatrës, jo shumë në jug. Për të festuar këtë rast, Augusti porositi ndërtimin e Buthrotum, dhe në katër shekujt e ardhsëm romakët vendosën banjo, një kanal të madh, një pallat dhe një tribunë. Venecianët e blenë vendin në vitin 1386 bashkë me Korfuzin, duke ndërtuar kulla dhe së fundmi, nën pushtimin osman, Ali Pasha e ndërtoi kështjellën e tij pak më tej, për t'u përballur me britanikët, të cilët ishin rehatuar në Korfuz.
Kërkoj ndjesë për gjithë këtë histori, por ajo çka është e mrekullueshme në lidhje me Butrintin si vend, është se gjithë këto periudha bashkëjetojnë në një mënyrë që s'e kisha parë asnjëherë më parë.

Ti ecën nëpër pyllin me pemë apo bregut të lumit, nga rrënoja në rrënojë, disa prej tyre janë trekatëshe dhe mund të lexosh historinë e qytetit në gurë. Ndërtesat janë të etiketuara më së miri, muzeu i kështjellës është i mrekullueshëm dhe në hyrjen e zonës ka një kafe të madhe, në të cilën mund të marrësh veten pas një ecjeje mëngjesore.
Pas Butrintit, ne e lamë arkeologjinë pas, teksa Rupert iu drejtua veriut. Ndërmjet Sarandës dhe Butrintit është Ksamili, i cili duket si qyteti i parë i ndërtuar krejtësisht nga anarkistët. Lopët ecin shtruar buzë rrugëve të pashtruara, ku ndodhen fillimet apo gjysmat e blloqeve të apartamenteve ose shtëpive. Njerëzit tërhiqen nga ky vend për shkak të plazhit të pastër dhe mesa duke poshtë shkëmbinjve, të mrekullueshëm. Ushqimi është i thjeshtë, shumë i freskët dhe shumë i mirë. Shqiptarët bëjnë kafe shumë më të mirë se grekët, një kujtesë çuditërisht pozitive e kohës kur Mussolini pushtoi Shqipërinë.

Rupert na çoi në mbi një kodër të vogël e të bukur me fshatra të vegjël, përgjatë një rruge të mirë nëpër malet e ulëta dhe drejt luginës. Ajo na çoi drejt kufirit grek për t'u kthyer pastaj në qytetin mbi kodër të Gjirokastrës.

Gjirokastra është një qytet tmerrësisht i rrëpirë me çati prej guri. Njerëz të famshëm që kanë vijnë nga ky qytet përfshijnë shkrimtarin Ismail Kadare dhe Stalinin e Shqipërisë, diktatorin komunist jetëgjatë, Enver Hoxha.

Këtu, instituti "Packard Humanities Institute of California" ka punuar shumë për të ruajtur dhe rindërtuar arkitekturën e jashtëzakonshme të qytetit dhe udhërrëfyesit tanë ishin Elenita dhe Sadi, anëtarët të skuadrës "Packard". Sadi ka punuar për "Radio Tirana"; Elenita ka qenë nxënëse dhe studente nën degën ekscentrike dhe ultra të izoluar të Socializmit të Enver Hoxhës. Historitë e tyre janë gazmore, të trishtuara dhe unike. Siç u thashë dhe atyre, fillova të krijoj një ndjesi pëlqimi për shqiptarët, të cilën e kishte dhe Rupërt, pas shumë vitesh në këtë vend.
Nën fortesë ne eksploruam rrjetin e tuneleve të periudhës së Hoxhës, kaluam nëpërmjet muzeut të epokës komuniste dhe në qytet në u ngjitëm në rrugë shumë të pjerrëta.

Ditën tjetër ne u kthyem në Sarandë, të cilën shumë vizitorë e përdorin si një pikë hyrjeje dhe daljeje nga Shqipëria. Por, ky është një gabim i madh. Në mbrëmje, shëtitorja e këndshme kthehet në skenë për shëtitjet shqiptare. Tendat hapen përgjatë gjithë shëtitores duke shitur kokoshka të freskët, fara luledielli, akullore, libra dhe suvenire. Familjet dhe çiftet enden aty, takojnë miq, apo ndalojnë për të pire kafe apo për të ngrënë, madje ka dhe lodra për fëmijët. Hotelet janë të pastër dhe me ajër të kondicionuar. Rupert më tha se gjuha shqipe ka një kohë unike foljesh "habitore", kur dikush do të shprehë surprizë të këndshme. Kjo është koha që unë do përdorja për të përshkruar Sarandën.

Shumë britanikë qëndrojnë për dy javë në Korfuz. Nëse kjo është ajo çka keni planifikuar, ju duhet të konsideroni një ose dy net në Shqipëri, për të qëndruar në Sarandë ose Gjirokastër, apo Butrint. Kush ka nevojë për më shumë se dhjetë ditë nxirje në plazh? Askush. Sidomos kur surpriza dhe e bukura ndodhet një orë përtej detit.TO
 
Back
Top