Advertisment
Qeveria e Shqipërisë ka vendosur sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për njohjen e ndërsjellë të patentave me Turqinë.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”.
Vendimi pritet të hyjë në fuqi pasi të botohet në Fletoren Zyrtare.
Edhe pse jo aq sa në Greqi apo në Itali, në Turqi ka një numër të konsiderueshëm shqiptarësh që do të përfitojnë nga ky vendim.
Tetova1 – Portali Informativ - Tetova1
Tetova1 Portali Informativ i'u sjell në kohë reale, sekond pas sekonde informacione dhe lajme, këshilla dhe analiza nga të gjitha sferat e jetës.
tetova1.com