Shqipëria merr PO-në për negociatat/ Ministri gjerman i Evropës: Urime për Tiranën, është e merituar

Shqipëria merr PO-në për negociatat/ Ministri gjerman i Evropës: Urime për Tiranën, është e merituar1585066492956.png
Këshilli i ministrave të BE-së për Çështjet Evropiane dha sot Po-në për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.



“Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky është një mesazh se Ballkani Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, lajmëroi në Twitter, komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.Ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, (SPD) tha në Berlin para video-konferencës për media, se sa i rëndësishëm është ky vendim: “Ballkani Perëndimor nuk është një rajon i largët, por është oborri i brendshëm i Bashkimit Evropian. Është në interesin tone të përbashkët që ky rajon të gjejë qetësi, paqe, qëndrueshmëri dhe shtet juridik të përhershëm. Dhe unë jam shumë i lumtur që ne sot kemi mundësi të vëmë një sinjal të qartë që BE-ja i mban premtimet e saj dhe që perspektiva e anëtarësimit në Ballkan vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ministri gjerman për Evropën, Michael Roth.Michael Roth ka qenë ndër përkrahësit më të angazhuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe luftoi për bindjen e vendeve anëtare të BE edhe në tetor, kur vendimi u shty me veton e Francës. Pas modifikimit të kritereve të anëtarësimit nga ana e Komisionit Europian, Franca ka hequr dorë nga bllokada.
“Lajm i mirë në këto kohë të errëta: më në fund dritë jeshile në Këshillin e Ministrave të sotëm për Evropën, për hapjen e bisedimeve të # anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga #Maqedonia e Veriut + #Shqipëria. Fitore për BE-në dhe #Ballkanin Perëndimor. Urime për Tiranën + Shkupin, është e merituar.”







Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top