Shqipëria me pagat mesatare më të ulta në rajon

biznes-1-768x511.jpg

Pagat në Shqipëri nuk janë më shumë se 340 euro në muaj, teksa fqinjët tanë ofrojnë paga shumë të larta. Paga mesatare në Maqedoni, sipas të dhënave, ju afrua 600 eurove në muaj ndërsa në Bosnjë, më shumë se 700 euro.

Vlerësime të ngjashme mbi produktivitetin dhe pagat në rajonin e Ballkanit tregojnë se ka diferenca ndërmjet pagave dhe një numër shumë i madh përfituesish që paguhen me paga shumë të ulëta. Diferenca e lartë ndërmjet pagave është gjithashtu nxitësi më i madh i pabarazisë në rajonin e Ballkanit.

Mali i Zi dhe Bosnja kanë pagat më të larta në rajon dhe në krahun tjetër, Shqipëria me nivelin më të ulët të pagave.
Një raport konvergjencë për nivelin e pagave në vendet e Ballkanit Perëndimor në krahasim me Austrinë, tregojnë se në vitin 2016 kishte një ulje të tyre, sidomos në Shqipëri.

E matur me fuqinë blerëse, pagat në Shqipëri janë rreth 25% e pagës mesatare në Austri, teksa paga mesatare në Malin e Zi është 54% e mesatares së Austrisë. Shqipëria mbetet shumë prapa në fundin më të ulët të shkallës së pagave. Të gjitha vendet e Ballkanit (përveç Shqipërisë) kanë raportuar nivele më të larta pagash sesa Bullgaria. Pagat në Mal të Zi gjithashtu tejkaluan nivelin e Hungarisë.

Në përgjithësi, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë raportuar nivele të larta rritjeje në pagat reale para krizës së vitit 2018. Pas krizës, rritja e pagave është përshpejtuar në vendet europiane në tranzicion, por jo në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas një studimi të posaçëm të Bankës Botërore për pagat dhe produktivitetin në rajon më 2018 u raportua se Shqipëria ishte i vetmi vend që shënoi ulje të pagës reale gjatë vitit 2016, ndër 10 vende të Europës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor.

Teksa Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se klima e investimeve në Shqipëri thekson mangësitë strukturore. Sistemi i dobët i drejtësisë, mangësitë në infrastrukturë, një sistem tatimor tepër kompleks, qasja e kufizuar në financa dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar nuk po krijon një ambient të favorshëm për investitorët, veçanërisht në sektorët e orientuar drejt eksportit.

Pagat e ulëta janë një avantazh, por mungesa e aftësive në forcën e punës po e pengon vendin të rrisë produktivitetin e punës dhe të rrisë vlerën e prodhimeve.
Mapo.al

produktiviteti-dhe-pagat.png
 
E po si tha kryeministri juaj ne mediat it mos gaboj para 1 viti... ne skemi nevoj per sindakata...
si thoni shumica sot..cduhen keto demostrada??
Cfare ulerinin ne fushata.. do hyme ne eu?
Me cfar "karamele" ju mbyllen gojen stutenteve qe bejne leksionet ne kembe se sjan ku ulen??
rrogat me te ulta??? Cjan keto preteza cju ka gjetur edhe ju popull i pagezuar kurre..
erdhi nje ane ju tha ikni ne "metropol" ja erdhen keto kuptoni cpo thone ikni ne male, ne fusha behuni kopshtar pasi qellimi nuk jan mesatarja e pagave... kur i eshte bere qefi shqiptarit me mesataren..ne duam shume dhe menjehere...ndaj carpediem mbillni ..tymosni...
zhurme..shume zhurme..kjo eshte tr jone!!!
 
Me 340E bejne pushime ne Maldive shqiptaret, pa thoni ça te doni ju! :P
 
Pagat me te ulta por shpenzimet me te larta per ushqimet.
Si e ka slloganin Rama se e harrova? :P
 
Teksa Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se klima e investimeve në Shqipëri thekson mangësitë strukturore. Sistemi i dobët i drejtësisë, mangësitë në infrastrukturë, një sistem tatimor tepër kompleks, qasja e kufizuar në financa dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar nuk po krijon një ambient të favorshëm për investitorët, veçanërisht në sektorët e orientuar drejt eksportit.

Pervec ketyre duhet te shtojme se si ne shqiperi ,ne asnje vend te Evropes nuk ndeprkembet puntori dhe pagesa e ti.
Diskriminim nje pages 300 mije leke te vjetra,nderkohe qe kostoja e jeteses eshte njelloj ne mos me shtrejte se neper cdo vend te Evropes.
 
Sa eshte asistenca abis??
Mfal a nuk kemi lexuar ketu artikuj per piket e duhura per nje asistence???
Me cuditni kur shkruani ketu..
E di si e shikoj une te verteten e jetes mesatare ne shqiperi...
Ato emigrante qe sillnin lek ne shqiperi familjeve per arsye te ndryeshme si : kane krijuar familjet e tyre pra sjan me beqar, ka rene leku edhe kendej... jane lodhur duke punuar per ti pare te tjeret ne kafe me djersen e tyre e te veshur me mode e me thonj me gjel apo ne postime ne vende te bukura kur kendej skishin as te djelen pushim... dhe kan nisur te sjellin perhere e me pak cdo muaj....
Ja pse ajo e mesmja e dikureshme qe ishte e tille fale frymarrjes qe jepnin femijet jashte jane bere per mbijetese....

Per tju kthyer motivit te citimit tim me thoni ju lutem sa eshte ajo asistence ne shqiperi qe ju lejon te hane te pine te paguajne drita ( ku tashme kan ven cdo lloj takse mbi to) uji e te pine kafe apo duhan????
 
Redaktimi i fundit:
Teksa Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se klima e investimeve në Shqipëri thekson mangësitë strukturore. Sistemi i dobët i drejtësisë, mangësitë në infrastrukturë, një sistem tatimor tepër kompleks, qasja e kufizuar në financa dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar nuk po krijon një ambient të favorshëm për investitorët, veçanërisht në sektorët e orientuar drejt eksportit.

Pervec ketyre duhet te shtojme se si ne shqiperi ,ne asnje vend te Evropes nuk ndeprkembet puntori dhe pagesa e ti.
Diskriminim nje pages 300 mije leke te vjetra,nderkohe qe kostoja e jeteses eshte njelloj ne mos me shtrejte se neper cdo vend te Evropes.

Nev cfar kemi ne per exort??? Ah ato qe prodhojne ato qe kerkojne te shfrytezojne te roberojne nevojtaret... ato jan kalimtare pasi egziston tek. 4.0...
ah pasurit tna si krom.. baker.. etj etj... ato si exportojme ne i kemi shitur jan prone e atyre qe i kan ne perdorim nga kina ne turqi copeza copeza...
e di cili eshte prob i shqiperise... ne jemi te vegjel te paforce te papolitike e na terheqin per hunde si te ju doje qefi e kushdo qe ka ndonje interes per ne....
ikni njerez ikni!!
 
Drejt jana80 ,ama per aq kohe sa dhe populli nuk do dalin rrugve per te drejtat ekonomike,sociale taksative,kurre por kurre para sdo vemi.
Populli jone proteston vetem per bindje politike dhe kjo eshte katastrofe sociale shqiptare.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top