Shqiperia me nje kembe dhe me shume koka te nxehta.....

Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
Nga Artur Zheji

Shpesh shumë kush shprehet se vendi ynë, nuk bëhet, megjithëse Zoti na ka dhënë shumë bukuri natyrore, shumë pasuri mbi e nëntokësore, klimë të mirë dhe të shumëllojshme, pozicion të favorshëm gjeografik.

Jemi një popull i vjetër, me histori krenare dhe me gene të forta e të mira, por…

Por në më të shumtën e herës na mbizotëron pesimizmi, për të sotmen dhe të nesërmen dhe me rrënjosjen e bindjes se megjithatë, ka diçka të madhe që nuk shkon, ka diçka negative dhe të pandreqshme në mënyrën se si vetëqeverisim burimet dhe energjitë tona, natyrore e pasurore dhe pse jo edhe energjitë shpirtërore e psikologjike.

Kush e ka fajin që në Shqipëri, mbizotëron mosbesimi dhe pesimizmi?

E kaluara e mbushur plot zhgënjime dhe konflikte, e mbizotëruar nga udhëheqës politikë arrogantë, egoistë, pa dhimbsuri për njerëzit dhe pa vlera të mirëfillta atdhedashëse?

Një vend i vogël, e megjithatë i copëtuar, i përçarë, me disa fe dhe besime, në më të shumtën e rasteve në konflikt me pushtetin e vet dhe krejt mosbesues ndaj shtetit të vet, që është sjellë shpesh me popullin e tij, më shumë si armik e shfrytëzues, se sa, si mbrojtësi i interesave kombëtare e popullore?

Por si krijohet dhe nga lind dhe si mund të zhvillohet energjia pozitive, në këtë vend dhe në këtë bashkësi njerëzore, ku mbizotëron depresioni, mosbesimi, urretja dhe fatalizmi?

Energjia pozitive është një fjalë në ajër, apo një gjë e prekshme, një gjë e rëndësishme që ushqen dhe përcakton të përditshmen tonë?

Kemi pra shanse të vetëkorrigjohemi dhe të rizgjojmë një Shpresë të re, njerëzore, kombëtare, vëllazërore më sa më pak urrejtje dhe me sa më shumë energji pozitive?

Mision i pamundur? Apo s’ka asgjë të pamundur kur ekziston një vullnet i fortë dhe i kthjellët?…

Jemi ne që pjellim një klasë politike të shëmtuar apo është politika që përcakton varfërinë dhe shëmtinë tonë të përditshme?

Apo jemi të vetëpushtuar nga pjesa më e pakulturuar, nga njerëzit më të shtirur, nga individët më pavlera dhe që shkelin dhe nëpërkëmbin besimin naiv dhe fëminor të shqiptarëve që vijojnë të besojnë te gjërat dhe njerëzit e gabuar?

Shumë pyetje, pak përgjigje dhe gjithmonë e më pak shpresa!…

Por dukshëm Shqipëria e sotme, edhe më shumë se sa Shqipëria e djeshme, ngjan si një krijesë e plagosur për vdekje, që qëndron me një këmbë dhe që mbi trupin e saj, ka shumë koka të nxehta, gënjeshtare, në konflikt të pa reshtur për pushtet, që na dërgojnë drejt greminës…

/360gradë.al/
 
Ne fakt eshte e evidentuar qe te pakten qe mbas periudhes qe shqiptaret krijuan shtetin e tyre pas largimit nga sundimi 500 vjecar otoman anjehere nuk e kane gjetur ate ekulibrin per te kontribuar pa interes per kete vend. Gjithmone kemi ecur se kush ne koken e vet dhe per xhep te vec ne cdo pjese te historise pas pavaresise. E kemi demtuar kete vend aq rende sa duhen breza per ti rregulluar mentalitetin dhe vizionin. Kemi abuzuar aq shume sa duhet kohe te kthehet ne normalitet. E kemi demtuar aq shume sa mjere brezat pasardhes se cdo gjejne nga ky vend.
Ndoshta ftillohemi dhe fillojme mendojme per kete cope vend qe na ka dhuruar zoti dhe e kthejme ne nje parajse te te gjithe Shqiptareve duke nisur e menduar fillimisht si te permiresojme veten tone ne dobi te vendit dhe te ardhmes tone.
 
Redaktimi i fundit:
Teorikisht Arturi eshte nje gjeni ne te shkruar dhe jam me te ne çdo fjali te tij, por ne jeten reale arturi dhe te gjithe si arturi jane zhbere si njerez, shqiperia ne metropolin e saj jeton nje jete fallco ose nje batak mizerabel.
 
A nuk te duket paska si autokritike e Artur Zhejit edhe ky artikull....?


Personalisht e vleresoj per mendimin dhe opinionet qe percjell, kurse jeta e tij personale nuk perben aspak rendesi. Cdo njeri aty ne Shqiperi dashur padashur bie ne ate llum dhe ne zullume qe behen cdo dite aty. Fajin e ka sistemi qe te ben pjese me hir ose me pahir.
 
Back
Top