Shqipëria me bilanc tragjik/ Në dy vjet, 1 mijë aksidente rrugore
Në të gjithë vendin në rrjetin rrugor shqiptar janë 121 njolla të zeza, të cilat kanë shkaktuar dhjetëra viktima. Në raportin e vitit 2018 të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të përpiluar nga Instituti i Transportit bëhet e ditur se shumica e pikave të zeza ku ndodhin më shumë aksidente janë në rrjetin rrugor kombëtar, 80 të tilla, dhe 41 janë në zonat urbane.
Disa nga akset më problematike janë akset Lezhë-Laç, Milot-Thumanë, Elbasan-Librazhd dhe Lushnje-Fier. Me numër të lartë aksidentesh renditet edhe Tirana, në veçanti rruga e Laprakës.
Vetëm në këto njolla të zeza, në harkun kohor të dy viteve 2015-2017 kanë ndodhur mbi 1 mijë aksidente.
Raporti saktëson se jo në të gjitha rastet faji i aksidenteve është për shkak të infrastrukturës rrugore, por edhe për shkelje te rregullave të qarkullimit.
Në 121 njollat e zeza, në njërën prej tyre kanë ndodhur të paktën 3 aksidente fatale apo të rënda në tre vitet e fundit. Ekspertët që kanë përpiluar raportin thonë se në studim është marrë një seksion rruge prej 500 metrash.
Këtë vit Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të ndërhyjë në 41 pika të zeza, ku pjesë e masave janë vendosja e barrierave metalike, nënkalimet dhe mbikalimet, si dhe sinjalizimet vertikale dhe horizontale.
Disa akse të tjera po zgjerohen apo rindërtohen, si për të krijuar lehtësira në trafik e po ashtu edhe për të rritur sigurinë rrugore.
g.shqip