Shqipëria, lidhjen më të dobët të internetit në Europë

1448966389albania.jpg


Shqipëria renditet e fundit në Europë përsa i përket cilësisë së lidhjes së internetit. Raporti është publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit.

Ky raport e rendit Shqipërinë të 40-tën në Europë, pas Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi, dhe të 94 nga 167 shtete në të gjithë botën.

“Këto të dhëna tregojnë se në Europë vlera më e madhe e Indeksit të Zhvillimit në Teknologjinë e Informacionit është 7.35 pikë, me të vetmin vend në rajon, Shqipërinë, e cila është nën mesataren e 5.03 pikëve”, thuhet në raport. Shqipëria renditet me 4.73 pikë.

Korea e Jugut renditet e para për lidhjen më të mirë të internetit në botë, duke lënë pas Britaninë, SHBA-në dhe Japoninë.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top