“Shqipëria ka rrugë më të mira se Norvegjia”: Gazetari që vjen për hetim shokohet

Aren

Anëtar i Respektuar
mit-300x191.png

Deklarata e një politikani norvegjez, Bard Hoksrud, se ne kemi rrugë më të mira se vendi I tij, bëri shumë bujë dhe shumë media e raportuan duke nisur njëkohësisht një fushatë ndaj qeverisë që ndërton shumë ngadalë rrugët.

Por një gazetar , Hakon Aurlien, është nisur për në vendin tonë që të pasqyrojë këtë realitet “të ndritur” dhe shokohet….jo për nga cilësia e rrugëve por për të kundërtën.

“Zbuluam dy gjëra: së pari, shqiptarët ndërtojnë shpejt. Së dyti, nuk kanë kulturën e operimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve,” shprehet ai, duke zbuluar se projekti i vetëm madhor, që është Rruga e Kombit, është ndërtuar aq shpejt, sa është kthyer në një rrezik të vërtetë për përdoruesit.
“Shqipëria ndërton shpejt sepse planet e ndërtimit shkojnë paralelisht me ndërtimin,” vazhdon ai duke sqaruar se rrugët kanë 12- 15 herë më shumë mundësi për aksident se rrugët në Norvegji. Ai shton se kur bëhen rrugët nuk ka asnjë studim për mjedisin.
Ai nuk lë pa përmendur edhe rrugët e tjera dytësore apo tretësore të cilat janë në gjendje katastrofale, aspak brenda parametrave të duhura dhe pa sinjalistikë./alb-observer.com/
 
Titulli: “Shqipëria ka rrugë më të mira se Norvegjia”: Gazetari që vjen për hetim sho

Qe kur rruget tona qenkan bere model per rruget e botes..? Harrojne keta qe nuk mashtrohen dot me njerzit si me pare.
 
Titulli: “Shqipëria ka rrugë më të mira se Norvegjia”: Gazetari që vjen për hetim sho

Shqiperia per fat te keq nuk ofron asnje lloj modeli ,qe perej 22 vitesh ne shqiperi egziston inegzistenca dhe informaliteti ne shkallen 99%.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Sky
Titulli: “Shqipëria ka rrugë më të mira se Norvegjia”: Gazetari që vjen për hetim sho

Shqiperia ska asgja ska rruge,ska drita,ska gaz,ska karburant,te gjitha ushqimoret dhe bulmetoret lejn per te deshiruar.Shkurt e bukur ska asgja.
 
Pe: “Shqipëria ka rrugë më të mira se Norvegjia”: Gazetari që vjen për hetim shokohet

E ku eshte habia ketu?
Cfare ka ketu per tu cuditur?
Kur degjon politikanet tane qe thone se jemi te paret ne EU per rritje ekonomike duke lene pas edhe Gjermanine (Jozi dixit), ose qe kriza ekonomike boterore nuk na ka prekur aspak, madje bota cuditet me arritjet tona (sala dixit) atehere pohime si ky me siper me duken fakte te verteta padyshiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiimmmmmmmmmmmmmmm :P
 
Titulli: “Shqipëria ka rrugë më të mira se Norvegjia”: Gazetari që vjen për hetim sho

Sa lehte genjehemi. Eshte qesharake.
 
Titulli: “Shqipëria ka rrugë më të mira se Norvegjia”: Gazetari që vjen për hetim sho

Por një gazetar , Hakon Aurlien, është nisur për në vendin tonë që të pasqyrojë këtë realitet “të ndritur” dhe shokohet….jo për nga cilësia e rrugëve por për të kundërtën

Edhe pse sduhej nje gazetar per kete gje...mua me hyp gjaku ne tru kur rruget atje
i krahasojne me rruget jashte, kur ''autostrada'' vetem 1 qe eshte ne Shqiperi ne it eshte rruge qe lidh vec provincat
Autostrada te jete autostrade don pune.... jo gropa
 
Pe: “Shqipëria ka rrugë më të mira se Norvegjia”: Gazetari që vjen për hetim shokohet

lol Vertet e ka ky?Po flet sic jane gjerat apo sic do deshironte te ishin??lol
 
Pe: “Shqipëria ka rrugë më të mira se Norvegjia”: Gazetari që vjen për hetim shokohet

I ka syri yne fajet qe s'do te shoh gje te bukur thuaj,pse kemi nje mani ti shohim tera shtrember xhanem!!:P
 
Back
Top