Shqipëria ka nevojë për prokurorë dhe gjyqtarë të huaj

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Shqipëria ka nevojë për prokurorë dhe gjyqtarë të huaj
përndryshe krimi politik do të mbetet i pandëshkuar dhe “peshqit e mëdhenj” do livadhisin të lirë



Gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri nuk po i “mbijetojnë” dot procesit të Vettingut. Kanë mbetur mbi 90 përqind e të gjithë sistemit të drejtësisë të verifikuar deri më tani në “rrjetën” e këtij procesi. Njëherësh kanë dhënë dorëheqjen dhe vijojnë të japin dorëheqjen shumë e shumë gjyqtarë e prokurorë, çka pritet të sjellë një vakuum të madh në sistemin e drejtësisë dhe për pasojë dhe kolaps e bllokim të proceseve që janë nën hetim apo nën shqyrtim.

Shqipëria rrezikon që deri në fund të dhjetorit të mbetet pa gjyqtarë dhe prokurorë për të mbushur institucionet, pasi Vettingu po shkakton shumë “viktima” në sistemin e drejtësisë. Madje në këto artikuj është ngritur dhe ideja për të sjellë gjyqtarë dhe prokurorë nga SHBA por dhe nga vendet anëtare të BE, deri në momentin kur të plotësohet vakuumi i krijuar me juristë dhe ekspertë drejtësie shqiptarë.


Një element që duhet parë me emergjencë nga shteti shqiptar, pasi janë që nga Gjykata Kushtetuese e deri tek gjykatat e shkallës së parë, pa përjashtuar gjykatata administrative dhe prokuroritë e të gjitha niveleve, që nuk kanë personel. Duke qënë se procesi i Vettingut i shoqëruar me largime të shumta nga sistemi i drejtësisë për shkak të dorëheqjeve dhe mbetjes në “klasë” në këtë proces, po zbatohet paralel me reformën në drejtësi, atëherë procesi i sjelljes së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga SHBA dhe vendet e BE është më emergjent.


Një emergjencë e tillë shtohet akoma më tepër kur jo vetëm SHBA por dhe Gjermania e vende të tjera të BE kërkojnë me insistim arrestimin e atyre që quhen “peshqit e mëdhenj”, si një lehtësim për dhënien e vendimit për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Por ata jo vetëm nuk ka kush i heton dhe gjykon për mungesë prokurorësh dhe gjyqtarësh, por dhe ata ekspertë që kanë mbetur janë të frikësuar dhe nuk veprojnë mbi politikën e zyrtarët e korruptuar, të inkriminuar dhe që janë përfshirë në të gjitha aferat e paligjshme të mundshme.


Ndaj jo vetëm që duhet të kërkohen urgjent prokurorë dhe gjyqtarë nga SHBA dhe vendet e BE por drejtimi i tyre duhet t’i lihet po ekspertëve të huaj.


Më konkretisht duhet të ngrihet një prokurori dhe një gjykatë speciale, të ndërmerret dhe nismë ligjore nëse nuk ka ligj ku të mbështeten, të drejtuar dhe përbërë nga ekspertë ligjorë të SHBA dhe BE. Vetëm atëherë “peshqit e mëdhenj” do të përfundojnë në qeli. Pasi ekspertët e huaj, qoftë për shkak të formimit të tyre dhe përvojës në zbatim të ligjit, qoftë dhe se nuk njohin njeri në Shqipëri, do ti japin fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë dhe të politikës në Shqipëri.

Në rast të kundërt, polikanët shqiptarë të lidhur me krimin, pasurimin e paligjshëm dhe trafiqet, duke filluar nga Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha por dhe kryeministri Rama dhe ministrat e ish ministrat të përfshirë në afera abuzive nuk do të preken. Për më tepër do të jenë një “gozhdë” e ngulur mbi trupin e Shqipërisë të drobitur nga keqqeverisja.



/P.
 

mendoj qe vitin e kaluar... ai Donald Lu i ka then shum disa fjale me vend /drejtperdrejt... lidhur me Shqiperinë & shqiptarët.


 
Nuk ka nevoje hic per gjyqtare te huaj por per klasen politike te ndryshoj e tera!
Te mos ndikojne dhe te vihet rend me ndeshkueshmerine!
 
Totalisht per nje fryme te re politike dhe qytetare.

Te huajt mund ti japin ndihmen e duhur per nje kohe te shkurter dhe te thyejne tabute e korrupsioneve, gjithashtu te edukojne nje brez te ri e te paster . ( Kjo gjithmone duke u shoqeruar nga pas, me nje komision te pergjithshem vezhgues ). Ne k'te rast nuk kam kundershtime.
 
Te huaj jane njesoj te korruptuar vetem se ne nje menyre me te rafinuar
 
Te huajt ne pergjithesi jane te civilizuar/integruar , dhe dikush qe e ka arritur postin me forcat e tija/saja ....nuk i intereson korrupsioni. Ky eshte ndryshimi, dhe ajo per c'fare ka nevoje Shqiperia.


Pastaj kriza internale ka ne c;do instuticion e vend, por deshira dhe synimi per ti luftuar/shkaterruar ... eshte ajo c'fare mungon ne pergjithesi ne Albania, ndryshe nga te huajt.
 
Te huajt ne pergjithesi jane te civilizuar/integruar , dhe dikush qe e ka arritur postin me forcat e tija/saja ....nuk i intereson korrupsioni. Ky eshte ndryshimi, dhe ajo per c'fare ka nevoje Shqiperia.


Pastaj kriza internale ka ne c;do instuticion e vend, por deshira dhe synimi per ti luftuar/shkaterruar ... eshte ajo c'fare mungon ne pergjithesi ne Albania, ndryshe nga te huajt.

Korrupsioni nè vendet e zhilluara èshte mè nè mase se nè Alb.
Por nè Alb.èshte mè e theksuar se kudo nè vendet e lindjes .
 
Bazohu ne popull dhe burimeve te hapura ..... meqe nga brenda nuk sjell dot detaje ne fjale.

Une pshm u bazova tek vetja e ime e brezi i im... ku per nje post qe e kam arritur me djersen time dhe pune te paster ... synimi i im i vetem eshte qe ti sherbeje k'tij posti ne rruge te drejte, dhe ti luftoj pengesat e tilla ne fjale.

E zakonisht raste te tilla, sjellin edhe efekte pozitive .... packa pengesave te pakices.
 
Bej ca veta shembull aty e pastaj e shohin se fuksionon drejtesia me gjykate dhe prokurore Shqiptare...:)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top