Kresha
A pretty face can never trick me
Mediat greke sapo kanë publikuar një shkrim në të cilën theksojnë se, Kryeministri shqiptar Edi Rama është pothuajse i gatshëm t’i dorëzojë mikut të tij Rexhep Tajip Erdogan bazën e Pasha Limani në Vlorë për tu shndërruar në një bazë detare të marinës turke.
Bisedimet kanë filluar pas takimeve të mëparshme midis dy liderëve, si pjesë e bashkëpunimit më të ngushtë të mbrojtjes së qeverisë së Tiranës me Ankarasë.
Parlamenti shqiptar ratifikoi Marrëveshjen e Bashkëpunimit të Mbrojtjes Turqi-Shqipëri javën e parë të majit së bashku me protokollin e ndihmës ekonomike nga Ankaraja.
“Natyrisht, kjo ndihmë do të jetë shërbim për qëllime ushtarake, por vetëm nga Turqia, duke krijuar një marrëdhënie të ngushtë të varësisë, në një kohë kur Shqipëria po kërkon të përparojë në negociatat e saj të pranimit në Bashkimin Evropian”- citon media greke Ant1news.gr
Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar Marrëveshjen e bashkëpunimit financiar me qëllim blerjen e mallrave dhe shërbimeve për qëllime ushtarake, mundësisht nga firmat dhe shoqëritë vendase që janë pjesë 100 për qind e prodhimit të brendshëm, kryesisht në Turqi.
Marrëveshja dhe protokolli janë nënshkruar nga ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, më 6 shtator 2019 në Tiranë dhe nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, më 11 nëntor 2019 në Ankara.
Last edited by a moderator: