Shqipëria i bashkohet donatorëve për “Notre Dame”, ja shuma që dhuron
Ashtu si një pjesë e mirë e vendeve të botës, listës së donatorëve për rindërtimin e katedrales Notre Dame të Parisit, shkrumbuar nga flakët para dy ditësh, i është bashkuar edhe Shqipëria.
Mësohet se qeveria shqiptare do të dhurojë një shumë prej 100 mijë euro, donacion për rindërtimin e katedrales, premtuar nga presidenti Macron, të ribëhet brenda 5 vitesh.
Kanë qenë të shumta donacionet nga kompani të mëdha, që e kanë çuar në mbi 600 milionë euro shumën e mbledhur për të ringritur simbolin francez.
Zjarri i rënë pasditen e së hënës në një nga simbolet e kulturës botërore, në Katedralen e Notre Dame de Paris, punimet e së cilës kanë nisur që në fillim të shek XII, tronditën gjithë botën.
Burri miliarderi i Salma Hayek ka premtuar 100 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales së Notre Dame pasi një zjarr katastrofik shkatërroi kulmin e saj. Biznesmeni francez Francois-Henri Pinault e bëri njoftimin vetëm disa orë pas tragjedisë.
Pinault, i cili u martua me aktoren meksikane-amerikane Salma Hayek në 2009, është shefi ekzekutiv i Kering, i cili zotëron markat si Gucci dhe Yves Saint Laurent. Ai foli pasi presidenti Emmanuel Macron deklaroi jashtë katedrales gotike se një fushatë kombëtare për mbledhjen e fondeve për të rivendosur Notre Dame do të fillojë të martën.
Ai tha, ndërsa ‘më e keqja ishte shmangur’, me fasadat dhe vetëm dy kulla të shpëtuara, ‘orët e ardhshme do të jenë të vështira’.