Shqipëria heq vizat për Ukrahinën e disa shtete të tjera

eGo0sTyle

System Engineer
43425_1.jpg


TIRANث-Ukrahinasit mund të hyjnë lirisht tani në Shqipëri dhe të qëndrojnë 90 ditë në harkun kohor brenda 180 ditëve nga dita e shkeljes pa viza në këtë vend, bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrahinës.

“Vendimi i qeverisë shqiptare parashikon heqjen e vizave për qytetarët e Ukrainës, Armenisë, Azerbajxhanit dhe Kazakistanit," tha Alexander Dykusarov në një konference për shtyp.

Rregullat e reja vlejnë për turistët, njerëzit e biznesit si dhe për pjesëmarrësit në aktivitetete ndërkombëtare dhe kulturore.

Vendosja e këtij regjimi pa viza do të jetë i përhershëm. Në vitin 2009 Tirana vendis një regjim pa viza për shtetasit e Ukrainës, por vetëm për sezonin e pushimeve të verës nga 1 qershor-31 tetor.
 
Back
Top