Shqipëria hap burgjet për kriminelët serbë të luftës

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
arlamenti shqiptar injoron reagimet e Serbisë. Firmos me Gjykatën e Hagës. Nenet e "nxehta" të marrëveshjes

Me 81 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi shqiptar i ka hapur rrugë dje marrëveshjes së firmosur më 19 shtator 2008 mes Shqipërisë dhe Hagës për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë. Që do të thotë, tashmë në burgjet e Shqipërisë mund të vuajnë dënimin e tyre me burg të gjithë ata të burgosur serbë, të cilët janë dënuar për krime lufte nga Haga. Kjo marrëveshje është firmosur para dy muajve në Holandë nga ambasadori ynë Roland Bimo dhe sekretari i Gjykatës Ndërkombëtare, Hans Holthaus. Në marrëveshje përcaktohen qartë hapat që duhet të ndjekë shteti shqiptar për të kërkuar që në burgjet shqiptare të vuajnë dënimin të dënuar për krime lufte në ish-Jugosllavi. Në nenin 1 të kësaj marrëveshje thuhet se "shteti shqiptar, me një kërkesë zyrtare drejtuar Tribunalit, ka të drejtë të kërkojë që një apo disa kriminelë lufte, pa dallim nacionaliteti, të vuajnë dënimin në burgjet shqiptare". Ndërsa në nenin 2 përcaktohen procedurat konkrete, të cilat janë, së pari një kërkesë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për të zbatuar vendimin, e cila duhet bërë mbi bazën e kryesekretarit të Gjykatës Ndërkombëtare, me miratimin e Presidentit të gjykatës.

Së dyti, kryesekretari duhet të sigurojë dokumentet e mëposhtme për shtetin në fjalë, që bën kërkesën: një kopje të certifikuar të vendimit përfundimtar, një deklaratë që tregon se sa prej këtij dënimi është kryer, përfshi këtu edhe informacionin për burgimin para gjyqit, kur është e mundur, çdo raport mjekësor apo psikologjik për personin e dënuar, çdo rekomandim për trajtimin e tij në të ardhmen në shtetin që bën kërkesë dhe çdo faktor tjetër që ka lidhje me zbatimin e dënimit. Shteti kërkues duhet të paraqesë kërkesën tek autoritetet kompetente kombëtare, në përputhje me ligjin kombëtar të shtetit kërkues. Autoritetet kompetente kombëtare të shtetit kërkues duhet të vendosin menjëherë pas kërkesës së kryesekretarit, në përputhje me ligjin kombëtar. Në nenin 3 përcaktohen mënyrat se si zbatohet kjo marrëveshje. Së pari, duke zbatuar dënimin e dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare, autoritetet kompetente kombëtare të shtetit duhet të informohen për kohëzgjatjen e dënimit. Kushtet e burgimit duhet të saktësohen nga ligji i shtetit kërkues, subjekt i mbikëqyrjes nga Gjykata Ndërkombëtare. Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare duhet të vendosë në konsultim me gjykatësit e kësaj gjykate, se kur mund të zbatohet lirimi i parakohshëm. Kushtet e burgimit duhet të jenë në përputhje me rregullat standarde minimale për trajtimin e të burgosurve, organizimin e parimeve për mbrojtjen e të gjithë personave nga burgimi, apo dënimi dhe rregullat themelore për trajtimin e të burgosurve.


Nenet e marrëveshjes


Neni 4

Transferimi i personit të dënuar. Kryesekretari duhet të marrë masat e përshtatshme për transferimin e të dënuarit nga Gjykata Ndërkombëtare në autoritetet kompetente të shtetit kërkues dhe duhet të sigurojë një deklaratë të rifreskuar për shtetin kërkues.


Neni 5

Personi i dënuar nuk duhet të gjykohet nga një gjykatë e vendit kërkues për aktet që përbëjnë shkelje të ligjit, sipas statutit të Gjykatës Ndërkombëtare, për të cilat ai është dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare.


Neni 6

Autoritetet kompetente të shtetit kërkues duhet të lejojnë inspektimin e kushteve të burgimit dhe trajtimit të të burgosurit nga Komisioni Evropian për parandalimin e torturës dhe ndëshkimin jonjerëzor në çdo kohë dhe mbi një bazë periodike, shpeshtësinë e vizitave që duhen përcaktuar nga CPT.





Neni 8

Nëse në bazë të ligjit kombëtar të zbatueshëm, personi i dënuar mund të klasifikohet për falje ose shkurtim të dënimit, atëherë shteti kërkues duhet të njoftojë kryesekretarin. Nëse Presidenti vendos se falja apo reduktimi i dënimit nuk është i përshtatshëm, atëherë shteti kërkues duhet të veprojë mbi bazën e këtij vendimi.


Neni 9

Zbatimi i dënimit përfundon kur: Dënimi ka përfunduar; me vdekjen e të dënuarit; me faljen e të dënuarit; pas një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare sipas paragrafit 2. Gjykata Ndërkombëtare mundet që në çdo kohë të vendosë për përfundimin e zbatimit të dënimit në shtetin kërkues.


Neni 10

Nëse në ndonjë kohë, pas vendimit që është marrë për zbatimin e ligjit, për arsye praktike dhe ligjore, zbatimi është i pamundur, shteti kërkues duhet të informojë menjëherë kryesekretarin. Kryesekretari duhet të marrë masat e duhura për transferimin e të dënuarit.


Neni 11

Gjykata Ndërkombëtare duhet të paguajë shpenzimet që lidhen me transferimin e personit të dënuar drejt dhe nga shteti kërkues, vetëm nëse palët bien dakord për një marrëveshje tjetër. Shteti kërkues duhet të paguajë të gjitha shpenzimet e tjera që rrjedhin nga zbatimit i dënimit.






Kundërshtimi i Serbisë


"Nuk do t‘i lejojmë serbet të vuajë atje dënimet"


Pak ditë pas bërjes publike të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Hagës, ka ardhur edhe reagimi i shtetit serb. Serbia është shprehur kundër kësaj marrëveshjeje dhe qëndrimin e saj ia ka bërë të ditur edhe Gjykatës së Hagës, me argumentin se Shqipëria ka probleme për gjendjen e burgjeve. Drejtori serb i zyrës së bashkëpunimit me Hagën, Dusan Ignjatovia, ka theksuar para një muaji se në raportet e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Shqipëri, si dhe në raportin e "Amnesty International" për vitin 2007, një nga problemet kryesore në Shqipëri është gjendja e keqe e burgjeve. Ndaj, ka theksuar ai, Beogradi nuk do të lejojë asnjë qytetar të vetin të dënuar nga gjykata që ta vuajë dënimin në Shqipëri. Veç kësaj, Serbia argumentoi se Shqipëria është përfshirë në konfliktin e Kosovës dhe drejtori serb ka sjellë në vëmendjen e të gjithëve akuzat e ngritura nga ish-kryeprokurorja Karla del Ponte në një libër të saj, ku pretendon se në Shqipëri është kryer trafik organesh gjatë kohës së luftës. Po kështu, përfaqësuesi serb është përpjekur të argumentojë qëndrimin e Beogradit, duke sjellë, sipas tij, edhe shembuj të tjerë, të cilat dëshmojnë qartë se Shqipëria nuk mund të presë të dënuar serb. Duke u mbështetur te disa dëshmi të bëra në gjyqet e Hagës, sipas të cilave UاK-ja është furnizuar me armë nga Shqipëria dhe se UاK-ja ka pasur depo në Shqipëri, dëshmon, sipas tij, mbështetjen që Shqipëria i ka bërë luftës në Kosovë. Kjo marrëveshje për të burgosurit për krime lufte mes Hagës dhe Shqipërisë është firmosur më 19 shtator 2008 dhe në listën e vendeve që kanë nënshkruar marrëveshje të tilla janë gjithsej 16 shtete evropiane.

Gazeta Shqip


sa mire do ishte ti sillnin te gjithe Serbet ta shikonin madhesine ;)
 
Back
Top