Shqipëria është kthyer në një gropë septike, Tirana ngjan si një qytet arab me njerëz shpellarë

Nga Kim Mehmeti

mehmeti.jpg
Kim Mehmeti thotë se Tiranës i është rrënuar e shkuara nga Rilindja.



Analisti Kim Mehmeti në një shkrim në rrjetet sociale e krahason Shqipërinë me një gropë septike, ndërsa Tiranën me një qytet arab, me njerëz të dalë nga shpella. Në një postim në rrjetet sociale, Mehmeti thotë se kur njeriu sheh Tiranën, përfytyron një vend pa të shkuar.

SHKRIMI I PLOTË I KIM MEHMETIT:

Tirana është një xhungël betoni e asfalti, ajo është shfytyruar dhe portretizon ata që nuk çmojnë as të shkuar as të ardhme të popullit e vendit të vet, por që kryeqendrën e mëmëdheut tonë e kanë barazuar me një projekte të përkohshëm të një Organizate Joqeveritare e ku ti mund të besh çka të ta dojë qejfi, duke u pasuruar me fatura të rrejshme që t’i paguajmë donatorë të jashtëm, e që ndodh të jenë edhe qarqe mafioze.

Pastaj Tirana tregon se shqiptaria përballet me dy mundësi: o mëmëdheun e tyre ta shndërrojnë në atë q e duan dhe ëndërrojnë, pra në një kopsht të bukur, ose atë të lënë në duart e “Rilindjes” e cila Shqipërinë e çon rrugës që të bëhet gropë septike ku do derdhen ujërat e zeza të mafias ballkanike dhe evropiane.

Kur e sheh njeriu Tiranën përballet me diçka të frikshme: me një qytet si ato të ndërtuar nga shpërlarës parash e nga mafia, apo më butë thënë si qytet arabe të ndërtuar në mes shkretëtirës, e që shpërfaqin ambiciet e ndërtuesve të sapo dal nga tendat e beduinëve, që nga pak i turpërohen të shkuarës së vet, e që natyrshëm, kanë nevojë për ndërtesa sa më të larta, nga ata që nëpërmjet makinave të shtrenjta dhe lartësisë së pallateve që ngrenë tregojnë se jan ë si e gjithë bota.

Pra kur sheh njeriu Tiranën ka përshtypjen se bëhet fjalë për kryeqendrën e një populli që nuk ka të shkuar, por që sapo ka dalë nga tenda apo shpella, e që tani vuan vetëm për beton e pallate që të çojnë lartë e më lartë drejt qiellit, por që të largojnë nga toka të cilës i takon dhe e cila të ka ushqyer e të ka bërë ky që je.

Tiranës i është rrënuar thuajse e gjithë e shkuara, nga rrënuesit e ‘Rilindjes’ që nuk e kanë kuptuara se ngrehinat e moçme nuk janë vetëm mure, por nënshkrim mbi tokë i ndërtuesve të tyre, gjurmë të lëna nga paraardhësit tanë, e nëpërmjet të cilave mund të dëshmojmë se nuk jemi trung pa rrënjë.


(F.g/dosja.al)
 
Opo mire Tr, sepse me vjen keq deri diku, dmth si shqiptar, por te shohesh Dr kohet e fundit, masaker gjithandej, kantiere vend e pa vend, punime pa pike sensi e kriteri.
Kane dhene edhe varrimet me koncesion?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top