“Shqipëria e varfër, nuk pranohet në BE pasi ende trafikon njerëz dhe drogë”

femije.jpg
Nga Nikoleta Kovaçi

Shqipëria është e varfër, më e varfra në Europë! E dinë shqiptarët por tashmë ky fakt nuk është i panjohur për të gjitha organizmat ndërkombëtare. Edhe pse shpesh kur nisen për të shkruar për gjendjen në të cilën ka kaluar dhe kalon vendi, ndërhyrjet kanë bërë që të jepen edhe të dhëna që përkojnë jo me realitetin tonë. Megjithatë është një projekt që merret me trajtimin e varfërisë në botë që është rrekur t`i japë përgjigje pyetjes së përse është e varfër Shqipëria? Madje shkohet deri atje sa thuhet në shkrim se Shqipëria nuk do të hyje në BE deri në vitin 2020 pasi ndër të tjera është shumë i lartë krimi i organizuar, trafikimi i njerëzve dhe trafiku i drogës!

Projekti Borgen i njohur në botë si organizata që punon për trajtimin e varfërisë dhe urisë i ka kushtuar një shkrim vendit tonë me titull: Pse Shqipëria është e varfër? Shqipëria, e pozicionuar në Detin Mesdhe, në jug të Italisë, është një nga vendet më të varfra në Evropë. Por pse Shqipëria është e varfër? Me këtë pyetje e nis artikullin Projekti Borgen, një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse që po trajton varfërinë dhe urinë dhe punon drejt përfundimit të tyre. Për të kuptuar shkaqet e varfërisë shkrimi bën një përmbledhje të historisë së vendit që pas rënies së regjimit komunist.

Artikulli

Tranzicioni që përfshiu vendin në atë kohë, ndërpreu rritjen ekonomike duke shkaktuar nivele të larta të varfërisë. Pjesa më e madhe e kësaj varfërie në Shqipëri konsiderohet e thellë, ku të ardhurat janë nën standardet minimale të pranueshme, njerëzit përpiqen të plotësojnë nevojat themelore siç janë ushqimi, veshja dhe ngrohja. Shqiptarët përballen me shërbime të dobëta publike dhe shërbime shoqërore të paarritshme. Shumë qytetarë të cilët nuk përballen me varfëri në drejtim të të ardhurave ende janë të kërcënuar nga kjo dukuri. Standardet për varfërinë në zonat rurale dhe urbane, megjithatë, janë të ndryshme në bazë të rrethanave. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore që nga 2013, 25-30 për qind e shqiptarëve në zonat rurale jetojnë në varfëri, ndërsa rreth 15 për qind e shqiptarëve që jetojnë në zona urbane jetojnë në varfëri.

Këto statistika janë në lidhje me kushtet e pjesës tjetër të popullsisë rurale dhe urbane të Shqipërisë. Shumica e familjeve rurale jetojnë në male dhe në lartësi. Përcaktuesit kryesorë të varfërisë rurale janë madhësia e fermës, blegtoria dhe të ardhurat jashtë fermës. Rreth 25 përqind e popullsisë rurale jeton në një fermë që është shumë e vogël për të siguruar një nivel të mjaftueshëm të jetesës. Varfëria urbane ka karakteristika të ndryshme nga varfëria rurale. Varfëria urbane në Shqipëri ka të bëjë me nivelin e arsimimit dhe statusin e punësimit të kryefamiljarit, numrin e fëmijëve në familje dhe numrin e brezave të varur në një familje (nëse ka gjyshër apo nipër e mbesa). Ndërsa shumë shqiptarë migrojnë nga zonat rurale në zonat urbane, varfëria fillon të përqendrohet në zona më rurale dhe malore.

Shqipëria ka bërë hapa të kohëve të fundit në uljen e varfërisë. Burimet kryesore të prodhimit të vendit- bujqësia dhe ndërtimi-janë privatizuar. Reduktimi i përfshirjes së shtetit është veçanërisht i rëndësishëm në bujqësinë, e cila tani është kryesisht në pronësi private. Përveç kësaj, liberalizimi i çmimeve, tregtisë dhe këmbimit valutor ka ndihmuar ekonominë të rritet. Banka Botërore e klasifikoi Shqipërinë si një vend me të ardhura të mesme më të lartë që nga 2010. Përqindja e shqiptarëve nën kufirin e varfërisë ka rënë ndjeshëm, nga 25.4 përqind e qytetarëve në 2002 në 14.3 përqind në vitin 2012.

Në vitin 2009, Shqipëria aplikoi për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe u konfirmua si kandidate në 2014. Megjithatë, Shqipëria nuk pritet të bashkohet me BE deri në vitin 2020, pasi BE i ka kërkuar Shqipërisë që të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, veçanërisht lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore dhe trafikun e drogës. Ndonëse Shqipëria historikisht është renditur si vendi më i varfër në Evropë, varfëria në Shqipëri po fillon të ulet ngadalë. Tranzicioni i Shqipërisë nga një ekonomi e pas Luftës së Ftohtë në një kandidat të mundshëm të BE-së dëshmon se ky vend ka potencial të kalojë nga varfëria ekstreme dhe nuk mund të ketë më nevojë të japë një përgjigje në pyetjen: “Pse Shqipëria është e varfër?”

Eurostat: Shanset e një shqiptari për të fituar azil në BE

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në 43,265 kërkesa, por vetëm 3.17% e tyre janë pranuar. Për çdo 32 kërkesa të paraqitura nga shqiptarët në zyrat e emigracionit të BE-së, pranohet vetëm 1. Të dhënat janë marrë nga Monitori, ndërkohë që bëhet me dije se vendi që ka raportin më të larta të kërkesave të pranuara për azil nga shqiptarët është Italia, ku në 225 kërkesa gjatë 2016- ës janë pranuar 100 prej tyre, ndërsa më të ulëtin e ka Gjermania, që edhe pse ka marrë 32 mijë e 100 kërkesa ka pranuar vetëm 170 prej tyre. Italia për 2016-n ka pranuar vetëm 39% të totalit të kërkesave për azil. Sipas të dhënave nga Eurostat, numri i kërkesave për azil në Itali ka qenë shumë herë më i ulët se në Gjermani.

Për çdo 150 kërkesa për azil në Gjermani, bëhej një kërkesë në Itali. Por mundësia që kërkesa të pranohet në Gjermani është shumë e ulët. Në çdo 190 aplikime, vetëm njërit i është pranuar kërkesa. Vendet me raportin më të lartë të pranimit të kërkesave. Pas Italisë numrin më të lartë të pranimit të kërkesave për azil e mban Anglia, ku në 1090 kërkesa janë pranuar 235 prej tyre apo 21.5 për qind e totalit. E treta në renditje për kërkesat e pranuara është Franca, i cili është dhe vendi i dytë me numrin më të lartë Imazhi i një varfërie ekstreme (Marrë nga Borgen Project) të azilkërkuesve shqiptarë”.shekulli
 

Attachments

  • femije.jpg
    femije.jpg
    52 KB · Shikime: 0
Ah Nikol e dashur,ti ua thua ,po kujt ja thua ?! Eh.
 
E c'lidhje ka varferia ne k;te rast ?

Europa ka vendet e saja pertoke, persa i perket varferise... me i thene , Nikoletes :mendim:
 
E c'lidhje ka varferia ne k;te rast ?

Europa ka vendet e saja pertoke, persa i perket varferise... me i thene , Nikoletes :mendim:

kete kisha dhe un ne mendje ..
pastaj mos te flasim per trafikim te njerzve dhe drogen , ku shqiperia do ishte diku nga fundi i listese.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top