Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Shqipëria e shqiptarëve dhe Shqipëria e Edi Ramës
Pas rënies së diktaturës, skenës politike shqiptare iu shtua një personazh tjetër Sali Berisha, komunisti i konvertuar në antikomunist të egër, i cili qeverisi për shumë vjet duke imituar herë Zogun e herë Enver Hoxhën dhe, në të gjitha rastet, u kujdes që me veprimet e tij të shenjonte Shqipërinë si gjysmë mbret dhe si gjysmë diktator.
Shkruan Ilir Yzeiri
Po të vështrosh ligjërimin publik dhe po të duash të arrish në një përfundim se çfarë ndodh në këtë vend, jo vetëm një i huaj, por edhe çdo shqiptar e ka të vështirë të kuptojë se çfarë shtillet këtu. Kjo historia jonë më kujton atë që në filozofinë e komunikimit quhet faza metonimike e njohjes, pra ajo fazë e largët në kohë kur për të njohur fjala vjen historinë e Francës së shekullit XVIII duhet të flasim vetëm për Luigjin XIV ose e thënë ndryshe, ne dimë shumë pak për Francën e asaj kohe, por dimë gjithçka për Mbretin « Diell ».
Identifikimi i një periudhe të tërë ose i një epoke të tërë me përfaqësuesin kryesor të saj, me mbretin apo me feudalin, apo me diktatorin e saj janë reflekse të njohjes së kufizuar dhe popujt që e ushtrojnë ende dhe që joshen vetëm me këtë lloj informacioni, janë popuj të manipuluar dhe të helmuar nga teksti afektiv propogandistik.
Te ne, kjo formë e komunikimit me të kaluarën dhe kjo mënyrë e ndërtimit të ligjërimit publik në të tashmen nis me diktaturën sidomos. Diktaturat janë të famshme për një gjë. Ato i fshijnë zërat e ndryshëm që formojnë ansamblin e feedbackut në komunikim dhe ndërtojnë vetëm një zë autoritar që bëhet për të gjithë njëlloj dogme apo njëlloj religjioni që iu jep çelësin pastaj të gjithëve që të tregojnë botën.
Komunizmi te ne ndërtoi metoniminë e Zogut dhe për të paraqitur gjithçka të zezë, të errët, antishqiptare, të prapambetur, armiqësore, shqiptarët e kishin shumë të lehtë. Mjaft që të përmendnin Zogun dhe të gjithë pastaj ndërtonin skenarin e Shqipërisë negative, të prapambetur, të tradhtuar, të egër, të pazhvilluar e kështu me radhë. Kur diktatura ra, ligjërimi publik shqiptar mbeti në dorë të elitave të borgjezisë komuniste dhe atyre iu shtuan edhe zërat nga përfaqësuesit e atyre që komunistët i kishin vrarë, përndjekur, masakruar e shkatërruar.
Dalngadalë nisi të krijohej prej të gjithëve thuajse i njëjti ligjërim, vetëm se në këtë rast, metonimia kishte ndryshuar emër dhe në vend të Zogut ishte vënë Enveri dhe diktatura. Kështu, për shqiptarët e gjorë u bë e pamundur të krijohej një përfytyrim normal për vendin e tyre të mjerë, sepse rreth 70 ose 80 vjet histori shpjegohej vetëm me emrat e dy personazheve : të Zogut dhe Enver Hoxhës.

Flakët e 1997-s, fjala vjen, janë shenja më e dukshme e këtij njeriu. Dhe në shenjueshmërinë e ligjërimit publik u fut edhe koha e Berishës si periudha e tranzicionit tragjik dhe aventoroz, si koha kur të gjithë mund të vjedhin të gjithë dhe në fund Shqipëria digjet.
ثshtë mjaft insteresante të vihet re se Fatos Nano, megjithëse provoi edhe burgun politik nga Berisha, nuk e shenjoi kohën e tij me ngjarje të bujshme. Ai mbeti udhëheqësi tipik liberal i borgjezise komuniste që tranzicionin u përpoq ta menaxhonte duke respektuar të gjitha palët që kërkonin të të kishin akses në të mirën publike. Ai do të mbahet mend edhe si kryeministri që nuk e përfshiu kurrë familjen e tij në punët e shtetit, një sëmundje e përhapur kjo në Ballkanin e shkretuar nga familjariteti dhe klientelizmi.
Ndërkaq, Shqipëria, pra ligjërimi publik në vendin tonë, sot vizaton vetëm një Shqipëri – Shqipërinë e Edi Ramës. Më ka qëlluar shumë e shumë herë që të vihem në vështirësi dhe e kam pasur jo të lehtë të tregoj se çfarë bënim në diktaturë ne shqiptarët që nuk ishim as në burgje dhe as në kampe përqëndrimi. Sidomos me të huajt është e pamundur të tregosh se si kemi jetuar në 45 apo 50 vjet në diktaturë. E gjitha kjo ndodh sepse shkolla e të menduarit shqiptar është ajo e vjetra dhe në ligjërimin tonë ende nuk janë krijuar mekanizma që të na ndihmojnë të tregojmë atë që ka ndodhur.
Në mënyrën tonë të të menduarit dhe në mënyrën tonë të të arsyetuarit nuk gjendet ajo dhoma e errët dhe e qetë që përdoret për të shijuar një film, në dhomat tona të kujtesës dhe të përpunimit të nocioneve janë instaluar vetëm transhe dhe llogore që derdhin jashtë llumin e urrejtjes dhe pathosin e himnnizmit. Ndaj shqiptarët sot e kanë të vështirë të kuptojnë se si jetonin bashkatdhetarët tanë në regjimin e Zogut dhe si jetonin në diktaturë.
Për fat të keq në narrativën historike e kulturore nuk është futur arti, kinemaja sidomos apo letërsia e teatri. Imazhin tonë për të shuraën ne e kemi të ndërtuar vetëm me letërsinë dokumentare apo me publicistikën e cila, për hir të së vërtetës, është gjithmonë tendencioze sepse autorët e saj, siç ndodh rëndom, i mëshojnë idesë së tyre dhe gjejnë gjithmonë e përzgjedhin ato dokumente që ilustrojnë idetë e tyre. Për fat të keq, e njëjta gjë ndodh edhe sot. Shqipëria e ka të vështirë të tregojë se si jetojnë shqiptarët, sepse imazhi që prodhohet për këtë vend prej ligjërimit publik, nuk vizaton Shqipërinë reale, por Shqipërinë e Edi Ramës.
Në të gjitha mediumet që qarkullojnë në vend, ligjërimi zotërues është ai politik dhe meqenëse ne, shqiptarët, e kemi pasion të fshehur që ta identifikojmë veten jo me atdheun apo me vendin ku jetojmë, po me liderin që na përfaqëson, e kemi kthyer këtë vend në një skenë banale cirku ku njëra palë paraqet palaçon e vet dhe tjetra palë shan palaçon e kundërshtarit.
Nga kjo përplasje imzhesh Shqipëria për një palë është vend i drogës, i mafiozëve dhe hajdutëve, i papunëisë dhe i mizerjes, i soroistëve dhe i gjithaçkaje të mbrapshtë dhe për palën tjetër ky vend mbahet peng nga ish-hajdutët. ish-kriminelët, ish-vrasësit e kështu pa fund.
Në ligjërimin publik askush tjetër nuk është i përfaqësuar. Institucionet që prodhojnë ide apo që ushqejnë vendin me një përfytyrim tjetër janë degraduar dhe nuk janë pjesë e ligjërimit publik ose edhe nëse bëhen e flasin ndonjëherë, atyre u nxjerrin gjuhën, i përzënë me përdhunë nga sheshi i sherrnajës si idiotë të lodhur që nuk mund t’u japin mend gladiatorëve të urrjetjes dhe të luftës , atyre që janë të interesuar që të flitet vetëm për Shqipërinë e Edi Ramës.