Në Paris po zhvillohet konferenca e përgjithshme e UNESCO-s, takim që po mbahet për të promovuar edukimin si edhe për të ndaluar rrjedhën e ekstremizmit të dhunshëm.
Teksa bota përballet me një kërcënim që nuk njeh kufij, anëtarët e UNESCO-s treguan angazhimin e tyre në përballimin e kësaj sfide duke cilësuar dijen dhe arsimin si “armën e duhur”.
Një vëmendje të madhe në këtë konferencë po merr edhe çështja e anëtarësimit të Kosovës, si anëtare me të drejta të plota. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka folur se si Kosova në UNESCO nuk është vetëm nevojë, por edhe e meritueshme.
“Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, është jo vetëm i nevojshëm, por më se i merituar. Kosova me historinë, popullin, monumentet dhe kulturën e saj, ka ruajtur një pjesë të mozaikut kulturor të Ballkanit. Të gjithë shtetet e tjera të rajonit janë anëtare të UNESCO-s dhe do te ishte absurde, madje dhe qesharake, që një anëtar i familjes së Ballkanit të mos jetë edhe formalisht brënda organizatës më të madhe në aspektin e kulturës dhe arsimit, ndërkohë që Kosova është pjesë e saj prej lidhjes së saj organike dhe historike. Kultura nuk njeh kufij adiministrativë. Kultura nuk mbrohet duke përjashtuar Tjetrin, përkundrazi, ajo pasurohet nga shkëmbimi dhe përfshirja. Ky është thelbi i ekzistencës së UNESCO-s”,u shpreh Kumbaro.
Ndërkaq nga ana tjetër ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shpreh kundër përdorimit të UNESCO-s si mjet për të legjitimuar, siç ka thënë, “shtetin e vetëshpallur të Kosovës”.
“Me gjithë vështirësitë e jetës politike ndërkombëtare, është e rëndësishme shmangja e politizimit ne aktivitetet e UNESCO-s, ku ne aktualisht jemi dëshmitarë në lidhje me përpjekjet për t'i hapur rrugën anëtarësimit të Kosovës, në shkelje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Lavrov.
Kundër deklaratave të Lavrovit, e për Kosovën në UNESCO janë shprehur miqtë perëndimorë të shtetit të ri. Kosova ka marrë një mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për anëtarësim drejt organizatës së OKB-së, UNESCO. Anthony Blinken, zëvendësi i sekretarit të Shtetit, John Kerry, ka thënë në konferencë në Paris, se ky anëtarësim për Republikën e Kosovës është i pashmangshëm.
“Kushtetuta e UNESCO-s është e qartë në këtë çështje, është një rrugë e pamohueshme për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”.
Më 21 tetor, Komiteti Ekzekutiv i UNESCO-s e bëri një rekomandim për anëtarësimin Kosovës, por votimi për të dhënë verdiktin përfundimtar do të mbahet ditën e hënë