Shqipëria, falë ‘shqiptarëve’ që punojnë kryesisht dhe me pasion vetëm bahçen e tyre, falë shqiptarëve që vriten mes vedi qoftë edhe për gardhin e bahçes së tyre, qoftë tokë apo qoftë parti kjo bahçe, është e rrethuar sot nga tri vatra të nxehta rajonale.
Vatra e Parë, nga Veriu në Jug, është në Mitrovicë. Vatra e Dytë është në Maqedoni dhe Vatra e Tretë në Greqi. Janë këto vatra, tri unaza të ‘zjarrta’, të cilat tensionojnë dhe kushtëzojnë marrëdhëniet dhe tregjet trasversale në këtë rajon, harmoninë ndëretnike dhe sigurinë kombëtare shqiptare. Absurdi më i madh që përjetohet është se këto konjuktura ndërkombëtare rajonale përparojnë rrezikshëm, në mes të moskokëçarjes dhe indiferencës së sensibilitetetit politik. Sepse ky sensibilitet është kaq i pushtuar nga vetvetja dhe nga egoizmi i thellë për pushtet politik dhe përfitim vetjak, saqë syri dhe mendja nuk sheh dhe nuk prek, siç thamë, përtej gardhit të shtrembër ku ngrihen mullarët e pasjes dhe rritet qorrsokaku ku një ditë do të rrokullisemi.
1. Në Mitrovicë, familjet shqiptare largohen si muhaxhirë, pikërisht brenda territorit të Kosovës së ‘Pamvarur’, të persekutuar dhe të dhunuar nga pakica serbe, që është shumicë arrogante dhe avanpost i armatosur i Beogradit. Mbajtja e Mitrovicës si një minë e pashpërthyer, por kurdoherë pranë eksplodimit, është një strategji serbomadhe edhe në mungesë të Serbisë së Madhe, një strategji milosheviçiane edhe pa Milosheviçin. Mitrovica po shndërrohet në një qytet dhe rajon ‘serb’ etnikisht i pastër, ndërkohë që në Prishtinë nuk ka apo nuk dimë të ketë një strategji për rikthimin e qindra familjeve shqiptare që janë larguar nga tmerri dhe persekutimi. Por ka edhe më shumë, bashkëjetesa me një situatë të tillë është bërë tashmë një rutinë dhe ka dalë jashtë ‘radarit’ të vëmendjes së politikës shqiptare, këndej dhe përkëtej kufirit shqiptaro-shqiptar. Askush nuk ndërmerr apo ka ndërmend të ndërmarrë ndonjë ‘aksion’ politik apo humanitar për Mitrovicën dhe shqiptarët e braktisur në kurthin serbomadh. Izolimi i turpshëm i shqiptarëve në Mitrovicë është në të vërtetë jo vetëm një turp serb, por ndoshta po aq edhe një turp shqiptar.
2. Në Maqedoni, situata është në vorbullën e një praglufte civile. Mbas dhunës së shpërthyer pa shkak kundër shqiptarëve, një vrasje e pesëfishtë, makabre dhe e dënueshme ndodhi aty pak ditë më parë. Dyshohet që vrasësit të jenë shqiptarë. Dyshohet që vrasja nuk është spontane, por pjesë dhe e një intrige të zymtë, që ka për qëllim shpërthimin e një përplasjeje ndëretnike, shpërthimin e një kaosi, ku, nëse shpërthen, bilanci i dëmeve dhe vdekjeve do të provokonte një katastrofë. Sepse ekzekutuesit e këtij krimi, edhe nëse janë shqiptarë, ‘honorarin’ për këtë masakër mund ta kenë tërhequr gjetkë…
Nëse kjo situatë shpërthyese lejohet të degradojë, pasojat do të jenë të frikshme. Do të jetë padyshim një përgjakje ku askush nuk do të fitojë dhe të dyja palët që do të gëlltiteshin në konflikt do të dilnin humbëse. Një ‘mendje’ perverse apo një qendër okulte, padyshim konspirative, po strukturon një luftë të re në Maqedoni, duke përdorur emocionet historike dhe reagimet shpesh primitive si barut të thatë gati për shpërthim. Politika e shqiptarëve andej dhe përkëtej kufirit, nuk se duket e aftë të jetë në lartësinë e kësaj intrige gjeopolitike të strukturuar dhe që kërkon të hedhë në erë bashkëjetesën e vështirë shqiptaro-sllave në Maqedoni. Zjarret e një ‘lufte’ të re në Fqinjin tonë Lindor, do të provokonin përveç dhimbjeve dhe tragjedive, edhe një goditje të rëndë ekonomike rajonale, me pasoja të pallogaritshme. Do vazhdojmë pra të dremisim nën hijen e fikut, në bahçet respektive të pushtetit apo në llogoren e luftës për pushtet, pikërisht kur kërkohet reagim energjik dhe në nivel të lartë?!
3. Greqia, ndonëse e ‘kamxhikuar’ nga kriza ekonomike dhe nga tronditje të thella sociale, të cilat nuk po japin ende shenja rrugëdaljeje, vijon, përvese të na trishtojë, edhe të na habisë. Ndonëse Greqia zyrtare nuk e ‘njeh fenomenin اam’, nuk e njeh pra ekzistencën e اështjes اame dhe bile acarohet nëse dikush e përmend dhe lajkaton pa masë atë apo ata që e harrojnë, vijon bllokimin arbitrar në kufijtë e vet, të atyre që Greqia apo Asfalia greke konsideron اamë. Duke shkelur Konventat e Brukselit, në kufirin shqiptaro-grek ndodhin absurde antieuropiane dhe antieuropianiste të papara. Një arrogancë qesharake dhe primitive njëkohësisht, godet dhe çnderon dhjetëra shqiptarë të pajisur me pasaporta të rregullta biometrike, të cilët trajtohen sikur të kenë dosje kriminale apo sikur të jenë të kërkuar nga Interpoli. Shumë shqiptarë e gjejnë veten në ca lista të zeza, me nofkën surrealiste dhe të pa zyrtarizuar ‘non grata’!
Dhe Kryetari i Shtetit hesht, Kryeministri hesht, Ministri i Jashtëm hesht, lideri i Opozitës hesht.
Por ka edhe më në këtë teatër absurd, i cili, me sa duket, ka dhe do të ketë shumë akte dhe episode!
Ndalohet në kufi Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit të Korçës, për arsye të detyrës. Një çmenduri ballkanike e denjë për karikaturë murale me përmasa kilometrike në Grand Place në Brukselin e Evropit. Askush nuk e di nëse dikush do të mbrojë dinjitetin e shqiptarit anonim apo dinjitetin e zonjës Entela Prifti. Për të vetmen arsye se ajo zbaton ligjet shqiptare dhe, në emër të po atyre ligjeve, ajo, Zonja Entela Prifti, ka dënuar atë apo ata që shkelin ato ligje, qofshin këta minoritarë apo jo minoritarë. Nëse të mbrosh ligjin shqiptar, do të thotë të përfundosh në listat e zeza të Fqinjit tonë Jugor dhe të të ndalohet të qenit një subjekt normal, ky është në të vërtetë një presion i rëndë dhe me një prapavijë primitive nga e cila mund të pritet çdo fantazi.
A do ta mbrojë kush në Tiranë dinjitetin e nëpërkëmbur të zonjës Entela Prifti, Kryetare e Gjykatës së Apelit? ‘Akuzuar’ për rrezik të Rendit Kushtetues të Republikës së Greqisë?
Si do të reagohet ndaj një presioni të hapur kundër sistemit tonë gjyqësor? Një presion fyes, pavarësisht se mendjelehtë, ndaj politikës së ‘shpërqendruar’ shqiptare, që përgatitet të festojë me ‘Madhështi’ 100ëvjetorin e Pavarësisë?!
Pse dhe deri kur kështu? Artur Zheji