Shqipëria e përkryer për adhuruesit e James Bond

Arfenilla

Themelues i Forumit
Bond, James Bond. Të gjithë e dimë se këto tri fjalë të vogla kanë zbrazur mijëra gota martini dhe kanë çuar në shtrat alamet gra të bukura. Por ajo që nuk e keni ditur është se emri i agjentit sekret më të famshëm në botë shet edhe patundshmëri. Sipas një hulumtimi të gazetës Daily Telegraph, ekziston një “James Bond efekt” që lidhet me lokacionet të cilat paraqiten në filmat e tij. اmimet rriten në vendet ku shkelë këmba e James Bond.

Në listën e destinacioneve të parapëlqyera për të jetuar të cilat, secila në një farë mënyre, janë bërë të famshme falë James Bondit bënë pjesë edhe Shqipëria dhe Mali i Zi.

A është shtrirë efekti Bond në Shqipëri? Pyet Daily Telegraph. Paraqitja e këtij vendi në filmin “For Your Eyes Only” (1981) me rolin e Roger Moore ka qenë çorientues. Skenat e filmit ishin xhiruar në Greqi – Shqipëria atëbotë ka qenë njëra ndër shoqëritë më të izoluara në Evropë. “Por gjërat kanë ndryshuar tash pas 30 vitesh. Shqipëria është një destinacion turistik në rritje e sipër ku një turist mund të porosis një vodka martini pa pasur frikë se dikush mund ta përqeshë. Daily Telegraph shkruan se blerjet e patundshmërive në resortin me pesë yje në Gjirin e Lalzit janë rritur.

Njëjtë ka ndodhur edhe me Malin e Zi. Edhe pse ngjarja e filmit “Casino Royale” zhvillohet në këtë vend, skenat e filmit nuk janë xhiruar aty. “Sa Britanikë kanë mundur ta gjejnë Malin e Zi në hartë para se të përmendej në filmin Casino Royale (2006)? Skenat e Malit tw Zi në të vërtetë janë xhiruar në Itali dhe çeki. Por fuqia e brendit ‘Bond’ e ka lënë nën hije këtë imtësi. Si rezultat, Mali i Zi u bë një vend i përkryer për blerjen e patundshmërive dhe tërheqë miliarda paund investime’ shkruan Daily Telegraph. Edhe në Casino Royale Bondi bie në bela me një shqiptar. Në fakt ai vjen në Malin e Zi për ta luftuar anti-heroin kryesor i njohur si Le Chiffre që në film luhet nga aktori Mads Mikkelsen. Deri më sot, ai ka qenë personazhi i vetëm negativ në filmat e Bondit që vdesë para skenës finale. Sipas MI6 Le Chiffre kishte lindur në Shqipëri, dhe në film portretizohet si njëri ndër financuesit më të njohur të terrorizmit në botë.

shqiperia_1_228264.jpg


shqiperia_2_597377.jpg


shqiperia_3_698493.jpg


shqiperia_4_672734.jpg

shqiperia_5_735876.jpg


shqiperia_5_735876.jpg


shqiperia_6_988572.jpg


shqiperia_7_900357.jpg

shqiperia_8_969548.jpg


shqiperia_9_569127.jpg
 
Titulli: Shqipëria e përkryer për adhuruesit e James Bond

shqiperia_10_874338.jpg


shqiperia_11_908732.jpg


shqiperia_11_908732.jpg


shqiperia_12_163401.jpg


shqiperia_12_163401.jpg


shqiperia_13_721318.jpg


shqiperia_13_721318.jpg

shqiperia_14_851881.jpg


shqiperia_15_846221.jpg


shqiperia_16_359203.jpg

shqiperia_17_302607.jpg


shqiperia_18_619762.jpg


shqiperia_19_337433.jpg
shqiperia_20_973296.jpg
express
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top