Shqipëria e ndyrë e Blendi Fevziut

bledi-mane.jpg

1./

Hej Fevzo, si të duket atdheu pa Ardian Klosin?

Bosh, i mpirë, i tulatur, moskokëçarës, halabak, snob, i dhjerë… Si thua, i mungon vendit një mendjehapur ironik, racional, cinik dhe i rafinuar si Klosi?

Aha, tani po e kuptoj që paskam degraduar unë. Të pyes ty nëse atdheu yt ndjehet ende keq e i munduar nga vetëvrasja e një kafkiani të depresionuar nga mëkatet e paraardhësve të tij, të lënduar nga dhimbjet e atdheut të tij që vuan e vuan e nuk i vdes kurrë. Kam degraduar unë sepse harroj shpejt që mes jush, mes teje dhe Klosit ka dy atdhe, ka dy Shqipëri.

Ikja e Ardian Klosit prej kësaj Shqipërisë matanë do të mbesë gropë e madhe e pambushur, do të jetë si një varr i hapur masiv, i cili do të përpijë mjaft mendje e shpirtra fisnikë, të cilët do i dorëzohen ikjes së përjetshme. Do vazhdojë të përpijë si me forcë anteu të dobëtit dhe delikatët logjika dhe kurajoja e të cilëve do të mposhtet nga vuajtjet e ndjenjave, nga mosguximi gjenetik, na turpërimi që i bëhet vendit të tyre nga gjysma e republikës përballë.

Ti Fevzo nuk ke arsyen më të vogël të dëshpërohesh dhe tulatesh nga (vetë)vrasja e Klosit. Jo, sepse kur ai ishte drejtor i televizionit publik të zboi me ceremoni e u bë sebep që opinioni yt të stacionohej pranë Sandrit të Klanit, jo sepse Klosi për ty ishte një bibliotekë dhe akademi aleksandrie gjigande, së cilës nuk iu afrove as në monizëm, as në të gjallë e as në të vdekur. Jo sepse dyshja antikonformiste Klosi-Rama nuk të krijoi kurrë asnjë xhep sado të vogël sikur për fasadë, jo sepse pragmatizmi dhe estetika e karakterit të Klosit nuk krahasohen me cektësinë e inteligjencës tënde prej një shërbëtori tashmë të zbuluar regjimesh…por ndryshimi mes jush janë dy copëzat Shqipëri, atdheu yt dhe atdheu i tij.

Atdheut të Klosit po i mpaken qytetarët me ikjet e gërdecasve, kostrebickave, 21 janarsve, ai atdheu po vajton humbjen, ndërsa Shqipëria jote gumëzhin nga zhurmat e njerëzve që vijnë vërdallë pa lek në xhepa e pa blerë asgjë nëpër TEG. Atdheu yt ka vite që nuk skuqet e as zverdhet, por thjesht trashet e majmet artificialisht si një obez vagabond. Atdheu yt thjesht var varëse të trasha floriri, xhiron gomat e makinave të shtrenjta dhe trash zërin si lac lagjeje duke trembur ata që nuk e njohin.

Atdheu i Klosit ka mbetur bathorisht dhe paskuqanisht i palegalizuar me barkun bosh, qytetarët e të cilit ende nuk kanë marrë paratë e premtuara të votave që hodhën trefish më 8 maj. Atdheu i Klosit u plagos dy herë brenda kësaj javë në Peqin dhe te Gjiri i Lalzit. Ende ky atdhe nuk mjekon nga tulatja plagën që i shkaktoi plumbi i Dashnor Sulës me pisqollën e Kuvendit, teksa vetë atdheu kishte shkuar të argëtohej në stadium. Ndërsa i rridhte gjaku i plagës së parë, hëngri një grusht të thatë hundëve tek rrokte të shikonte se kush hante darkë në atë vilën e krimur të Ilir Metës në Lalëz.

Hej Fevzo!

E di si më duket atdheu i Klosit?

Porsi rrëfimi yt dhe i Ben Blushit në numrin e parë të Rilindjes Demokratike ne janarin e 1991-shit. 21 vjet më pas dhe ende vërtitet e njëjta varfëri, por kësaj here më injorante dhe më e rrezikshme.

Atdheut tënd Fevzo i mungon tashmë idealizmi i brezit tuaj, i mungojnë gjyshet e tua të dashura, të cilat siç pretendon ti vinin nga dyer të rënda aristokratësh, por ikën me brengën se nipi i tyre nuk e filtroi dot gjakun e tij në blu ngaqë tu helmua gjate monizmit. Ato të edukuan me fisnikërinë e të qenurit superior ngritur mbi themele të forta meritash, por ti si për forcë zakoni e si dembel mesdhetar nuk filtrove gjakun, por flirtove me çdo kryeministër të majtë e të djathtë duke u bërë si urë. Ti këmbeve urtësinë, gjenezën, largpamësinë e Toptanasve dhe Bregasllarëve me prapaskenat rurale të poshtra nordike që t’i cytën Frangajt dhe Metat.

Atdheu i Klosit është i varfër sepse andej nga soji yt përballë nuk deklarove kurrë shifrën e saktë sa ia shite francezit Zhuljen Roche gazetën Korrieri, nuk dihet sa fiton tashmë çdo muaj dhe sa taksa paguan, nuk dihet sa kopje u shit libri yt për shokun Enver dhe nuk dihet nëse je tatuar ti dhe botuesi yt.

Atdheu i Klosit ndjehet i shokuar sepse studioja e opinionit tënd është aushvicuar në terre kërcënimesh me varje palmash, plumba ballit, prerje fytesh. Atdheu yt ngërdheshet kur dëgjon Endirën e KRTV tek flet për gjoba të rënda pse miku ish armiku miku yt Arjan Cani puth alla francezçe ukrainaset e bukura ndërsa ty nuk tenton të të këshillojë askush për të ndryshuar diskursin e debateve.

Atdheu yt Fevzo duket i bukur nga jashtë, por krimbja e tij nga brenda do ta brejë shumë shpejt fasadën. Ti megjithëse ke fjalën e rëndë e respektohesh preh hallit, kurrë nuk guxove ta shëroje sado pak. Atdheu yt është mbushur me rrugë të reja të nisura e të pa përfunduara, atdheu yt po “kristalizon” tashmë sistemin universitar jo publik më sharlatanin në kontinent, atdheu yt ka frikë të pranojë krizën e rëndë të një ekonomie informale që po azmatohet përfundimisht. Jepi gjithë ditën atdheut tënd të pijë Red Bull nga të Gimçes së Ritvanit e përsëri do i dridhen këmbët nga pafuqia. Zbukuroje atdheun tënd si manekinat e QTU-së së Samirit, por përsëri dhjami i krimit nuk ia fsheh kokallat e një ushqyerje spontane. اoje sa herë të duash në Bruksel me aeroplanët Belleair të Lulit, përsëri Shqipëria jote Fevzo e shëmtuar e plakur do të duket. Vishe me rroba të shtrenjta Burrbery si ato të bashkëshortes tënde, por sërish ky vend do të duket oriental e i përdalë.

Hej Fevzo, nuk dua të të bej qejfin por ti tashmë studiohesh në shkollën e gazetarisë shqiptare si “fenomeni i vjollcëvokshërimit mediatik”. Ti le pa gjumë studentë gazetarie të Qytetit Studenti tek mundohen të të imitojnë ty. Duan të bëhen të famshëm e të pasur porsi ty duke mos lexuar asnjë libër e gazetë, duke rekrutuar të tjerë të punojnë për ta, duke ngarë trafikun e influencave në hullinë tënde, duke e dredhur çdo 8 vjet sa sheh që në horizont ndjehet era e ndryshimeve.

Hej Fevzo ti sot je më shumë se një star, je një Rambo, je një Oprah, je një ministër pa portofol, je një megaeminent, je një super këshilltar, je një Kastro që ke kastruar atdheun tënd jo atë të Ardian Klosit.

Eh Fevzo djali. Ti ke gjithçka në dorë, por unë të shoh porsi mbretin lakuriq të atdheut tënd. Ti ke kohë që nuk plakesh e as rinohesh. Ti ke kohë që bashkë me atdheun tënd je shëmtuar. Ti nuk je më ai djali i bukur i një atdheu të bukur sepse të kanë ngordhur parimet. Ti nuk je pjese e lumturisë kolektive, ti vërtetë po shëmtohesh dhe shikoje me kujdes veten. Je trashur, ke mbetur pa qafë, pa forma, pa flokë, me fytyrë e kokë që po të vezëzohet porsi Fantomasi i Marsel Alenit. Ti po vuan shpagimin e heshtur të qindra mijërave që të shohin e të dëgjojnë çdo natë sesi ti skuthshëm i poshtëron ëmbël. Ti me koshiencë po shndërrohesh në dishepullin dhe imazhin e një diktature të zbukuruar, e cila butë-butë zbret nga ekrani i televizionit dhe injektohet ne gjakun dhe qelizat e qytetarëve të atdheut tënd. Atdheu i Ardian Klosit është më ndryshe, nuk injektohet kollaj. Ata më mirë vrasin veten sesa të kthehen ne ushtare të bindur të një kauze kaukaziane. Atdheu i Klosit ka tharm evropian. Atdheu i Klosit vdes dhe ngjallet më i bukur.

2./Një tjetër Atdhe

Harrova të të kujtoj Fevzo se mes atdheut tënd dhe të Klosit ndodhet Atdheu im. Po qëndron pezull, pa fryme po qëndron. Thjesht rri e vështron indiferent, por dije se kur të zgjohet do t’ia marre frymën atdheut tënd të lodhur, të drobitur, atdheut tënd kokëpalarë. Atdheu im do t’ia shkërdhejë pasurinë dhe pushtetin atdheut tënd të shëmtuar. Atdheu im nuk është frikacak, atdheu im do ua ktheje pasurinë dhe lavdinë qytetarëve të tij e asnjëherë nuk do t’i detyrojë ata të vrasin veten. E vëmë një bast po ke bythë o Fevzo?
 
Titulli: Shqipëria e ndyrë e Blendi Fevziut

Them te drejten, ky lloj bicim gazetari qe ka shkruar kete lloje shkrimi, me gjithe ate qe i dedikohet ky shkrim (Blendit), nuk jane gje tjeter pos ajo qe ka pjerdh dhe pjelle politika jone apo ca bicim intelektualesh dhe kur shof te tilla shkrime une, me tere kete padijunin time, jo vetem se me jepet te vjell nga gjendja ne te cilen jan degdisur gazetaret (duke punuar per buke goje) por me jepet edhe te uleras.

Ore ti, ti dhe ai tjetri, ju jeni vetem gazetaruc qe prisni ti zbres tjetri per ti hipur ju, por qe ta dish ti dhe ai tjetri se kesaj pune nuk i thuhet gazetari. Kesaj pune thjesht e shqip i thuhet pordhe dhe ketij populli te mjere, qe nuk mbet kush ti dali zot, nuk eshte i nevojshem per pordhet tuaja ngase ka tjera halle.

Turp, turp, turp sidomos me rastin e permendjes se nje te dekuri. Ai i vdekuri, i qoft i lehte dheu, kam pershtypjen se nuk do ta duronte nje bicim shkrimi te tille, madje dhe nuk e meritonte.

Ai i kishte thene vet ato cfare kishte per te thene andaj ju kasneceve, ty dhe Blendit, nuk ju ka hije te ziheni per emrin tij ngase e perdhosni.

Ju te dyve ju ka hije te ziheni ne ne balt ngase jeni vet balta.
 
Titulli: Shqipëria e ndyrë e Blendi Fevziut

besoj se emrin e tij e ka permendur sa per t'u kapur diku, jo se kishte arsye per ta bere .. por prapa tyre, fshihen dy prapavija te forta politike, e dy media qe i mbeshtesin keto prapavija e ndaj ndodh kjo...
 
Titulli: Shqipëria e ndyrë e Blendi Fevziut

Me fal z. bombastik per mosnjohjen time ndaj z. Mane, po hajt me trego ti se kush na qenka ky z. Mane?
 
Titulli: Shqipëria e ndyrë e Blendi Fevziut

Me fal z. bombastik per mosnjohjen time ndaj z. Mane, po hajt me trego ti se kush na qenka ky z. Mane?

Un se njof personalisht vetem e lexoj ne artikujt e rrall qe shkruan ne Gazeten TemA.
z.Mane ka shkruajtur kete artikull mbi z.Fevziu pasi ky esht nje njeri qe i <<lepihet>> Qeveris aktuale edhe ka qendruar shum indiferent ndaj vdekjes se publicistit Ardian Klosi,ku shum gazetar e kan kujtuar ne emisionet e tyre,ndersa ky JO.
Shiko pse-n...
Ti Fevzo nuk ke arsyen më të vogël të dëshpërohesh dhe tulatesh nga (vetë)vrasja e Klosit. Jo, sepse kur ai ishte drejtor i televizionit publik të zboi me ceremoni e u bë sebep që opinioni yt të stacionohej pranë Sandrit të Klanit, jo sepse Klosi për ty ishte një bibliotekë dhe akademi aleksandrie gjigande, së cilës nuk iu afrove as në monizëm, as në të gjallë e as në të vdekur. Jo sepse dyshja antikonformiste Klosi-Rama nuk të krijoi kurrë asnjë xhep sado të vogël sikur për fasadë, jo sepse pragmatizmi dhe estetika e karakterit të Klosit nuk krahasohen me cektësinë e inteligjencës tënde prej një shërbëtori tashmë të zbuluar regjimesh…por ndryshimi mes jush janë dy copëzat Shqipëri, atdheu yt dhe atdheu i tij.
 
Pe: Shqipëria e ndyrë e Blendi Fevziut

Eshte nje homazh mbi figuren e Ardian Klosit, ne fakt e prisja nje shkrim te tille.

Emrat e personave ne fjale ne te dy krahet jane vetem simbole dhe faqe te gjendjes duale te Shqiperise.

Ne nje ane Idealisti, mendjemprehte qe nuk mundi ta pranoj realitetin. E ne tjetren ane efekti i vendeve te ish bllokut te lindjes. Misherimi i kesaj eshte figura e Fevziut me sa po lexoj(efekti i te pasurve te rinj qe arrijne milionat e tyre duke shitur apo shfrytezu pasurite natyrore/njerezore te vendit te tyre ne menyre te padrejte)
 
Titulli: Shqipëria e ndyrë e Blendi Fevziut

Un se njof personalisht vetem e lexoj ne artikujt e rrall qe shkruan ne Gazeten TemA.
z.Mane ka shkruajtur kete artikull mbi z.Fevziu pasi ky esht nje njeri qe i <<lepihet>> Qeveris aktuale edhe ka qendruar shum indiferent ndaj vdekjes se publicistit Ardian Klosi,ku shum gazetar e kan kujtuar ne emisionet e tyre,ndersa ky JO.
Shiko pse-n.

Ne fakt, nese ke lexuar shkrimin tim e kupton se te dy keta jane sahanlepires. Gjithashtu e ke te shkruar te shkrimi im se ky cuni po pret te zbret Fevzo e te hyp ky.

Pra dhe e tera asaj qe kam shkruar ishte. Dy sahanlepires tentojne te rropten me njeri - tjetrin se cili eshte me patriot dhe kjo ne kurriz te dikujt qe ka vrare veten dhe nuk ju nenshtrua askujt.

Para kesaj une s'munde ti mbylle syte! Nese Mane ka problem me Fevzon dhe gruan e Fevzos do ishte mire ti zgjedhe me te gjallet e jo duke derdhur lot krokodili per nje te vetvrare.
 
Pe: Shqipëria e ndyrë e Blendi Fevziut

Personalisht shkrimi me len indiferent,pavarsisht qe z.Mane pecjell nje sere te vertetash te dhimbshme,.ne lidhje me plaget e Shqiperis.,por Klosin e ka perdor per te shfyre mellefet e veta kundrejt Fevziut,,gje qe ben shkrimin te nje niveli te ulet,.dhe ofendues Ndaj figures Se Z.Klosi.
KY flet per intelektual,,nderkohe qe me kete shkrim personalisht vet Z.Mane pasqyron me shume halabakun se inelektualin.
Vjen gjithe mellef dhe i pavetpermbajtshme,,duke humbur dhe sensin e llogjikes,,e duke sjell shabllone ofenduese,,dhe ndaj vete Atdheut Te Klosit,,siq e auan.Z.Mane.
Shkurt muhabeti ne si shoqeri vuajm nga simtomat e kultures dialogut ne te gjitha carcet,social,shoqerore e plitike.
Ketu me duket sikur dy te shitur,,flasin per nje te vdekur.
 
Titulli: Shqipëria e ndyrë e Blendi Fevziut

Ne fakt, nese ke lexuar shkrimin tim e kupton se te dy keta jane sahanlepires. Gjithashtu e ke te shkruar te shkrimi im se ky cuni po pret te zbret Fevzo e te hyp ky.

Pra dhe e tera asaj qe kam shkruar ishte. Dy sahanlepires tentojne te rropten me njeri - tjetrin se cili eshte me patriot dhe kjo ne kurriz te dikujt qe ka vrare veten dhe nuk ju nenshtrua askujt.

Para kesaj une s'munde ti mbylle syte! Nese Mane ka problem me Fevzon dhe gruan e Fevzos do ishte mire ti zgjedhe me te gjallet e jo duke derdhur lot krokodili per nje te vetvrare.
E ke gabim kur thua qe edhe Mane esht nje sahanlepires... Shiko c'artikulli ka shkruar se fundmi ku i referohet Kryeministrit "اfarë ilaçesh pi Doktori ynë?
"Argita, mblidhni babin! prap ne shenjester Kryeministri ishte.... Argita esht goca Sali Berishes.
 
Titulli: Shqipëria e ndyrë e Blendi Fevziut

E ke gabim kur thua qe edhe Mane esht nje sahanlepires... Shiko c'artikulli ka shkruar se fundmi ku i referohet Kryeministrit "اfarë ilaçesh pi Doktori ynë?
"Argita, mblidhni babin! prap ne shenjester Kryeministri ishte.... Argita esht goca Sali Berishes.

Sheh, sheh, dashke te me tregosh mua se kush qenka Argita? Mos beje shaka te lutem? :konfuz:

Se cfare shkruan per Kryeministrin aq me pak ka te beje me mua sepse situaten e analizoje dhe dhe e shof nga kendveshtrimi im.

z. Mane, nese eshte aso burri i forte, qe e don popullin dhe atdheun aq shume, dhe qe eshte me te varferit le te shkruaj njehere per 10-shen e deputeteve me te pasur te Shqiperise. Te pretendosh se je opozite, te pretendosh se je me te varferit dhe njekohesisht te jesh top -10 -shja e depueteteve me te pasur kjo eshte qesharakizem i llojit te vacant.

Une personalisht nuk jam per te nderruar skllavopronarin. Jam per te ardhur dikush qe zgjedhe hallet e ktij populli dhe halli me i madhe eshte varferia.
 
Pe: Titulli: Shqipëria e ndyrë e Blendi Fevziut

Ama dikush duhat t'ia bej me gisht dikujt ne rastin se po fajesohet per diçka . por duke e par me nje sy kalimtari shkrimin e z.manes , vihen re qarte nota zemerimi dhe ndjenja qe ushqejn meri personale me z.fevziu . tani , ky flet per superstar . mir dakort themi qe z.fevziu duket ashiqare nje bythlepires me patent te klasit unikal , nuk e kuptoj çfare problemi ka ky te kapet me ket per faktin pse ky i fundit nuk deshiro qe ne nje nga emisionet e tij t'ia kushtoj pikerisht z.klosi , kur ky i fundit i "nxiu" jeten . eshte llogjike te mendosh qe nuk do ta bej... jane interesa te tjera , strategji tjeter qe ndjek z.frangaj me keshilltar z.fevziu .

Per pjesen tjeter jam me ty . por ja te tregohemi realist , çfar pretendojme ne (POPULLI) ? un them , deri se ne si popull egoist , duke vetkenaqur vetem aspektin persnal tonin duke ndjekur interesat vetjake , nuk mund te pretendojme per nje mirqeverisje , sepse ne si popull e thenme popullorçe nuk jemi msu te shikojm larg bythes sone dhe si pasoj e ksaj nuk mund te pretendojm ate zgjidhjen e halleve tona sepse zgjidhje hallesh nuk do te thote njeri ngrihet e dhjetra bihen ne humneren e varferise . Puna e njervze eshte bo si puna e llotarive te fatit ose si ajo llotaria amerikane , ku 100 pltosojn formularin dhe 2 - vetva u bie ta fitojn , kshu dhe puna ketu...

problem tjeter , qendron fakti edhe se disa vujane nga nje mentalitet i mykur dhe jan akoma me pasoja , qe paraqiten si njerez te semur dhe me vendosmeri PRANOJNE qe te surgjenosen nga te "zgjedhurit " e tyre , njesoj sikur te pranonin qe te sakrifikohen per hijenat qe nuk din menyr tjeter si t'i falenderojn veçce duke i rrjepur xhepat e tyre !
 
Titulli: Pe: Titulli: Shqipëria e ndyrë e Blendi Fevziut

Per pjesen tjeter jam me ty . por ja te tregohemi realist , çfar pretendojme ne (POPULLI) ? un them , deri se ne si popull egoist , duke vetkenaqur vetem aspektin persnal tonin duke ndjekur interesat vetjake , nuk mund te pretendojme per nje mirqeverisje , sepse ne si popull e thenme popullorçe nuk jemi msu te shikojm larg bythes sone dhe si pasoj e ksaj nuk mund te pretendojm ate zgjidhjen e halleve tona sepse zgjidhje hallesh nuk do te thote njeri ngrihet e dhjetra bihen ne humneren e varferise . Puna e njervze eshte bo si puna e llotarive te fatit ose si ajo llotaria amerikane , ku 100 pltosojn formularin dhe 2 - vetva u bie ta fitojn , kshu dhe puna ketu...

Ne radhe te pare pajtohem plotesishte se jemi nje popull, bythgji, me konkretisht nje popull qe ka burra bythgji, apo per te mos shkretuar me shume nje popull qe s'ka burra, apo qe linde burra nje here ne 500 vite dhe hajt tash te krenohemi me te per jete te jeteve.

Pajtohem ta diskutojme ceshtjen e popullit, por pa akuivoke, sepse ne kemi nevoje, jo nevoje por domosdoshmeri jetike ta diskutojme kete ceshtje ngase nga kjo varet edhe vet egzistenca jone, por nuk pajtohem ta diskutoje ceshtjen e popullit te Manes apo te Fevziut, sepse per mua ata nuk perbejne popullin ngase te dy nuk jane gje tjeter pos punetore krahu per buken e gojes,,.....
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top