Shqipëria mbytet në hashash, 224 mijë bimë për 1 muaj, Lazarati shembullor, Skrapari në qendër të goditjes
ثshtë vërtet e pabesueshme!
Policia dhe mediat, japin gati çdo ditë njoftime për asgjësim të parcelave të tëra, të mbjella me kanabis, prandaj edhe ky lajm tashmë është kthyer në rutinë. Por si është situata në të gjithë vendin në prag të korrjes, tharjes dhe shitjes së kësaj droge. “Syri. Net”, vetëm duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Brendshme, ka plotësuar pazellin me kanabis, mbi hartën e Shqipërisë dhe ka numëruar bimët e asgjësuara, vetëm për muajin e fundit, 1 Qershor-1 Korrik 2016. Shfrat janë tronditëse, edhe duke mos llogaritur atë që të gjithë e dinë, se kjo është vetëm maja e ajsbergut, as 10% e asaj që ekziston realisht në terren. Pra zyrtarisht, vetëm për një muaj, policia e shtetit ka zbuluar dhe asgjësuar, plot 224 mijë bimë narkotike, Kanabis Sativa, gati për tu vjelë dhe shitur.
Akoma më alarmuese është harta e mbjelljes. Ajo jeshilon nga kryeqyteti, Tirana, në Shkodër e Kukës në veri, e vazhdon në jug, Skrapar, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë etj. Përveç Lazaratit “të famshëm”, të cilin Rama dhe Tahiri edhe pas 3 vitesh, nuk lënë rast pa e përmendur, gati i gjithë territori i Republikës së Shqipërisë, rezulton sipas vetë Ministrisë së Punëve të Brendshme një parcelë gjigante, ku është mbjellë, ujitur e plehëruar droga për muaj të tërë. Por çfarë të bie në sy më së shumti, nga kjo “rezume” vetëm një mujore.
Së pari, qindra mijëra bimët e kapura nga policia, kanë qenë gati në fazën përfundimtare të pjekjes dhe në lartësi të mëdha dhe shumica e parcelave ku janë mbjellë janë në sipërfaqe gjigante. Si ka mundësi që për muaj të tërë, një polici me rreth 10 mijë punonjës në të gjithë vendin, nuk ka vënë re këta qindra hektarë, ku është punuar toka, është mbjellë bima e drogës, është plehëruar, ujitur dhe rritur sa një pemë…? Kush e mban përgjegjësinë? A ekzistojnë inspektorët e zonave, qofshin ato edhe më të thellat? Po njësitë vendore që e kanë të detyruar, edhe me ligj raportimin e këtyre rasteve? Dhe më e rëndësishmja, a e ka realisht nën kontroll territorin e vendit, policia e shtetit? Mirë që brenda gardhit të aeroportit të Rinasit, nuk i lejon koncesionari, po jashtë këtij gardhi, kush i pengon të bëjnë detyrën?
Një e dhënë tjetër interesante që del nga vetë njoftimet e Ministrisë së Brendshme është ajo, që mbi 90% e këtyre fermave të drogës të zbuluara, rezultojnë “fantazma”. Duket sikur i kanë mbjellë, ufot. Nuk ka pronarë, as të kapur dhe as të identifikuar. Gati të gjitha njoftimet zyrtare të dikasterit të Tahirit përfundojnë me premtimin; “Po punohet për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve”. Dakord, po e pranojmë që banda që kreu grabitjen në Rinas, ishte e sofistikuar, kishte informacion të brendshëm, u zhduk pa asnjë gjurmë se njihte të gjitha rrugët “sekrete” rreth aeroportit, por të mbjellësh me drogë lugina, shpate malesh, pyje të tërë, madje edhe në periferi të Tiranës, ta rrisësh atë për muaj e muaj dhe të mos e kesh idenë se kush e bën?! Mirë që as nuk i kapin dhe as nuk i indentifikojnë dot, po a ekziston koncepti i parandalimit në punën e kësaj policie, apo jo?
Akoma më tronditës, (por edhe për të qeshur) është fakti që përveç Lazaratit që duket si vrimë e zezë në hartën e vendit mbuluar nga jeshillëku i kanabis-it, kultivuesit e drogës po mbjellin edhe në ato zona ku nuk kanë guxuar as në vitin 1997, kur nuk kishte shtet fare. Për shembull, hartës së vjetër i është shtuar zona e Skraparit. Për hir të së vërtetës, përveç parandalimit sipas njoftimeve zyrtare, duket që kjo zonë për Ministrinë e Brendshme, ka qenë prioritet për asgjësimin e parcelave, sidomos këto kohët e fundit. Kështu që krerët e LSI-së të cilët kanë ashpërsuar akuzat, për punën e dobët të ministrit Tahiri, mund të thonë edhe ndonjë fjalë të mirë, për këto arritje të policisë në zonën nga kanë kryetarin…
Aksionet Policore
2 Korrik – Durrës. Gjatë kontrollit pranë banesës iu gjetën dhe sekuestruan me djegie 682 bimë Kanabis. Procedohet në gjendje të lirë për ‘Kultivim narkotikësh’ Xh.ا. 31 vjeç, si dhe shpallet në kërkim I.ا. 31 vjeç, të dy banues në Rinas, Krujë.
1 Korrik – Tiranë. Asgjesohen me djegie 400 bimë Kanabis, në një parcelë në një zonë të pylllëzuar në fshatin Fravesh, njësia administrative Bërzhitë.
1 Korrik – Kukës. Asgjesohen 4.000 rrënjë Kanabis, mbjellë në dy parcela në fshatin Gri.
30 Qershor – Skrapar. Gjatë kontrollit në vendin e quajtur Kurorëza, zonë e pyllëzuar, kapen në flagrancë ndërsa gjenden dhe asgjësohen me djegie 1.814 rrënjë Kanabis.
30 Qershor – Vlorë. Në të gjithë qarkun asgjesohen me copëtim dhe djegie 29.974 bimë Kanabis. Në operacionin ‘GALISHTI’ në zonat rreth fshatit Tatzat, Policia e Delvinës në bashkëpunim me FNSH asgjesoi 27.000 rrënjë dhe 2.000 fidanë, të mbjella në 5 parcela. Asgjesohen dhe 974 bimë në Tragjas, Finiq dhe Bistricë. Punohet për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve.
29 Qershor – Skrapar. Asgjesohen në tokë pa pronar 5373 rrënjë Kanabis me lartësi deri në 35 cm, në fshatin Qafë, Njësia Administrative Potom. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
29 Qershor – Shkodër. Asgjesohen me djegie 28.218 bimë të dyshuara Kanabis në njësinë Pult. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
29 Qershor – Vlorë. Asgjesohen me copëtim dhe djegie 3 parcela me 1460 rrënjë bimë Kanabis me lartësi deri në 30 cm, të mbjella në zonat e pyllëzuara pranë Karaburunit, Mesaplikut dhe Finiqit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
29 Qershor – Krujë. Asgjesohen me djegie 3600 bimë Kanabis në fshatin Shiez, Cudhi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
28 Qershor – Shkodër. Policia asgjeson me djegie 393 bimë të dyshuara Kanabis në Njësitë Administrative Karmë Bashkia Vau Dejës, në Shkrel Malësi e Madhe dhe në Velipojë Bashkia Shkodër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
28 Qershor – Memaliaj, Vlorë, Mirditë, Krujë. Policia asgjeson me djegie 27150 rrënjë e bimë narkotike. Vijon puna për identifikimin e kultivuesve të 12000 rrënjë kanabis asgjësuara pranë Selckë e Vogël, Memaliaj; të 1140 rrënjë Kanabis me lartësi deri 2m në pyllin e fshatit Beshisht, Vlorë; të 775 bimë Kanabis në Mirditë; dhe 153 bimëve Kanabis në ‘Malin e Krujës’, Krujë. Identifikohen dhe vijon puna për kapjen e autorëve të 13082 bimë Kanabis asgjësuar me djegie gjatë aksionit ‘LAVDARI’.
27 Qershor- Sarandë. Asgjësohen me anë të copëtimit dhe djegies 4765 rrënjë Kanabis me lartësi deri në 100 cm, të mbjella në një parcelë rreth zonës së Livadhjas. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimës narkotike.
26 Qershor – Tepelenë. Asgjesohen rreth 17 mijë rrënjë Kanabis mbjellë në 6 parcela në vendin e quajtur ‘Përroi i Kotorrit’, në afërsi të fshatit Selckë e Vogël, Memaliaj. Arrestohen për ‘Kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim’ Renato Rama, 22 vjeç, banues në fshatin Zhulaj dhe Erndjan Muça, 28 vjeç, banues në fshatin Turan.
26 Qershor – Në Gjirokastër, Elbasan Këlcyrë, Sarandë, Krujë, Kurbin e Tiranë asgjesohen 15143 rrënjë Kanabis. Për ‘Kultivim të bimëve narkotike’ janë arrestuar 20-vjeçari Redon Hoxhaj nga Policia e Gjirokastrës, 4 shtetasit Behar Haka, Gentjan e Sajmir Bërdufi dhe Olsi Shahollari nga Policia e Elbasanit. Në Krujë një armë zjarri pushkë u sekuestrua krahas asgjësimit të 1320 bimëve narkotike në fshatrat Kurcaj e Bret.
26 Qershor – Kurbin, operacioni ‘GODULL 2’. Në zonën omonime të pyllëzuar, në fshatin Adriatik, zbulohen dhe asgjësohen me anë të djegies 1850 bimë të dyshuara Kanabis, me gjatësi 10 cm-150 cm, mbjellë në 4 parcela. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
26 Qershor – Tiranë, operacioni ‘KODثR DOMJE’. Asgjesohen 1436 bimë Kanabis, të kultivuara në dy parcela pranë njëra-tjetrës në fshatin Domje, në vendin e njohur si Kodër Domje. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
26 Qershor – Vlorë. Në zonat e pyllëzuara pranë fshatrave Perdhikal të Sarandës dhe Karroq të Vlorës, policia asgjeson me anë të djegies 2384 rrënjë bime Kanabis me lartësi deri në 50 cm, të mbjella në tokë dhe në gota plastike në 8 parcela. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
26 Qershor – Elbasan. Në fshatin Pashtresh, në vendin e quajtur Mali i Bigës, në një tokë të pyllëzuar dyshohen të kenë mbjellë 170 bimë Kanabis, asgjesuar me djegie nga policia. Arrestohen për‘Kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim’ Behar Haka, 39 vjeç banues në Farkë Tiranë, Gentjan Bërdufi, 28 vjeç banues në Pashtresh, Sajmir Bërdufi, 27 vjeç banues në Gjinar Elbasan, dhe Olsi Shahollari, 38 vjeç banues në Tiranë.
25 Qershor – Vlorë. Asgjësohen 2500 bimë Kanabis në fshatin Tragjas. Sekuestrohen 168 kg e 770 gr Kanabis në proces tharjeje.
24 Qershor – Bulqizë. Asgjësohen me anë të djegies 130 bimë e dyshuar Kanabis, në vendin e quajtur quajtur ‘Melore’ në fshatin Zerqan. Policia identifikon kultivuesin dhe vijon punën për kapjen e tij.
9 Qershor – Vlorë. Asgjesohen me anë të djegies 6 parcela me 358 rrënjë bimë narkotike Kanabis, me lartësi deri 40cm, të mbjella nëpër pjesë toke pa pronarë, në fshatrat Ploç dhe Velçë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
9 Qershor – Krujë. Zbulohen dhe asgjësohen me anë të djegies 300 bimë Kanabis. Policia po punon për identifikimn dhe kapjen e autorëve.
8 Qershor – Elbasan. Asgjesohen 100 rrënjë Kanabis në fshatin Kryezjarth, në vendin e quajtur Pylli i Mandrës. Arrestohet për ‘Kultivim të bimëve narkotike’ Selvin Xharra, 43 vjeç banues në fshatin Mjekës.
8 Qershor – Berat. Asgjësohen me anë të djegies 660 rrënjë Kanabis në 3 parcela, në vendin e quajtur ‘Përroi i Gushturicës’ në fshatin Zhitom. Shpallet në kërkim për ‘Kultivim të bimëve narkotike’ F.K, 53 vjeç.
6 Qershor – Shkodër. Zbulohen dhe asgjesohen 1215 bimë Kanabis me gjatësi 20-70 cm, në fshatin Mazrrek, Guri i Zi. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
6 Qershor – Gjirokastër. Asgjesohen rreth 1250 bimë Kanabis, në vendin e quajtur ‘Përroi i Piksit’, pranë fshatit Fushëbardhë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
5 Qershor – Lezhë. Në zonën pyjore në fshatin Shet Skuraj, Kurbin, kostatohen dhe asgjësohen me anë të djegies 1290 bimë Kanabis me lartësi 10-17 cm, mbjellur në tre parcela. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
4 Qershor – Memaliaj. Zbulohen dhe asgjësohen me anë të djegies 5000 rrënjë Kanabis në fshatin Krahës, mbjellur në dy parcela. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
4 Qershor – Tiranë, operacioni ‘FILLIMI’. Asgjesohen 2100 bimë Kanabis mbjellur në 3 parcela, në fshatin Vilëz, komuna Zall Bastar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
4 Qershor – Berat. Asgjesohen me anë të djegies 1000 rrënjë Kanabis me lartësi deri në 15-20 cm, kultivuar në 3 parcela në fshatin Mbjeshovë, në vendin e quajtur ‘Përroi i Teshilit’. Procedohet në gjendje të lirë për ‘Kultivim të bimëve narkotike ‘ autori i dyshuar O.K. (38 vjeç) banues në Fier.
4 Qershor – Vlorë. Zbulohen dhe asgjësohen 9 parcela me 14205 rrënjë Kanabis, mbjellë në 6 fshatra të qarkut. Arrestohen kultivuesit Qemal Baraj (50 vjeç) banues në Llakatund, Virion Baraj (33) banues në Bishan, Orges Feta (25) banues në Shushicë, Anastas Bregaj (38) banues në Llakatund. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tjerë.
3 Qershor – Memaliaj, fshati Krahës. Zbulohen dhe asgjesohen me anë të djegies 2500 rrënjë Kanabis, mbjella në dy parcela në lagjen Rerez. Arrestohen në flagrancë për ‘Kultivim narkotikësh’ dhe ‘Prodhim e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’ Denardo Dervishi 18 vjeç dhe A.H 17 vjeç.
3 Qershor – Lushnjë. Asgjesohen 9200 bimë narkotike Kanabis, kultivuar në një sere në fshatin Kashtë-Bardhë. Shpallet në kërkim për ‘Kultivim të bimëve narkotike’ poseduesi B.Q.
3 Qershor – Devoll. Mbi fshatin Sinicë, në vendin e quajtur ‘Shkëmbi i Vjeshtës’, policia zbulon dhe sekuestron me anë të djegies 9.000 rrënjë Kanabis (nga të cilat 1.200 mbjellur në tokë, dhe mbjellur 7.800 në gota plastike në 4 sera). Gjenden dhe 2 armë zjarri tip automatik model 56, 4 krëhëra, 16 fishekë luftarakë kalibër 7.62 mm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
1 Qershor – Shkodër. Asgjesohen me anë të djegies 8.900 bimë narkotike të llojit Kanabis në vendin e quajtur Fusha e Qarrit në Serriqe, Bashkia Fushë Arrëz. Në afërsi të parcelës është gjetur një automatik dhe disa fishekë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
1 Qershor – Tiranë, operacioni ‘MثLاIZA’. Asgjesohen 120 rrënjë e dyshuar Kanabis dhe kapet vaditësi. Arrestohet në flagrancë për ‘Kultivim i bimëve narkotike’ Fadil اali, 41 vjeç.
1 Qershor – Berat. Gjatë kontrollit policor në fshatin Plashnik gjenden të sapombjella 10.600 rrënjë bime narkotike të dyshuara Kanabis. Nis procedimi penal në gjendje të lire për A.T., 34 vjeç, me detyrë Kryeplak i fshatit.
Burimi i statistikave: Policia e Shtetit

Redaktimi i fundit: