Shqipëria, drejt plakjes. Në dy dekada dyfishohen të moshuarit, bien lindjet, ikin të

Arfenilla

Themelues i Forumit
Shqipëria, nga vendi me popullsinë më të re në Europë, po përballet nga viti në vit me rënien e lindshmërisë si pasojë e jetës dinamike.
Sipas studimit të INSTAT mbi plakjen e popullsisë, ky fenomen, kombinuar me rritjen e jetëgjatësisë, do të rrisë moshën e tretë, ndaj dhe në vitin 2030 popullsia mbi 65 vjeç do të përbëjë 33% të qytetarëve.
“Në vitin 2001, norma totale e lindshmërisë ishte poshtë nivelit të zëvendësimit, me mesatarisht 2.3 fëmijë për grua. Në censusin e fundit, norma e lindshmërisë ishte poshtë normës së zëvendësimit, me 1.7 fëmijë për grua”, tha Bart de Bruijn, ekspert i Statistikës.
“Gjatë dy dekadave, nga ’89 deri në 2011-n, numri i personave të moshuar është dyfishuar dhe, nëse ky trend do të vazhdojë me këto ritme, në 2031-shin do të kemi 1/3-tën e popullsisë mbi 65 vjeç”, tha Emira Galanxhi, drejtore e Statistikave Sociale.
Një tjetër fenomen, që po çon në plakjen e popullsisë, është edhe tendenca e të rinjve për t’u larguar jashtë vendit.
“Të rinjtë kanë vazhduar të emigrojnë përgjatë dekadës së fundit. Studime të fundit tregojnë qëllimin në rritje të rinisë për të lënë vendin e tyre. Si ndikon kjo në marrëdhëniet ekonomike e sociale? Ky trend duhet të shqetësojë çdo qeveri dhe politikbërës”, tha ambasadori zviceran.
Ekspertët rekomandojnë reagim të shpejtë për t’iu përgjigjur këtyre ndryshimeve, që prekin skemën e pensionit, shërbimin shëndetësor, politikat e strehimit dhe ato arsimore afatgjata.B tetova
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Shqipëria, drejt plakjes. Në dy dekada dyfishohen të moshuarit, bien lindjet

Megjithate prap jemi vendi i dyte me moshen mesatare me te re ne evrope 31.6 vjec. Ne vend te pare eshte Kosova me 27.8 vjec. Ndersa vende si Gjermania ,Italia dhe Greqia kapin shifra te frikshme te moshes mesatare ,mbi 44 vjec. Sigurisht trendi shkon drejt plakjes por per momentin nuk ka asgje per tu shqetesuar.
 
Prandaj ne ks duan te ken shum femij, te mos bie numri.
 
Back
Top