Shqiperi,Universitetet publike dhe private, në Tetor nis akreditimi

fcbesia

Anëtar i Respektuar
MASH ka nisur kontaktet me një kompani amerikane akreditimi, për vlerësimin e cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë
Në sitën e amerikanëve do të kalojnë 26 universitete, nga të cilët 14 do të jenë private, të hapura vitet e fundit
Një kompani amerikane, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur, do të marrë përsipër në fillim të vitit të ri akademik, vlerësimin e jashtëm të cilësisë dhe sigurisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë si Publik ashtu dhe Privat. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Konferencës së Rektorëve, Jorgo Kacani, i cili ka informuar se pas bisedës me ministrin e Arsimit, Genc Pollo, ky i fundit e ka njoftuar se në fillim të vitit akademik, MASH, në kuadrin e Programit “Barazi dhe Ekselencë në Arsim”, do të pajtojë një kompani të vlerësimit të jashtëm të cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë. Vlerësimi do të paraqesë një renditje me pikë jo vetëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë por edhe të programeve të veçanta të studimit, pra, për çdo diplomë. Raporti i vlerësimit të jashtëm, do të mbështetet në raportin e vetëvlerësimit dhe në dokumentacionin e konsultuar si dhe rezultatet e vizitës në vend në Institucionet e Arsimit të Lartë. Procesit të akreditimit do t’i nënshtrohen 12 universitete publike dhe 14 private, të çelura këto pas viteve 90’.

Objektivat kryesorë të Programit “Barazi dhe ekselencë në arsim” do të ndihmojë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave si dhe Agjencinë e Akreditimit në kryerjen e vlerësimit institucional të pavarur të IAL publike dhe private, kundrejt kërkesave dhe standardeve europiane të harmonizuara me ato kombëtare, si edhe të kryejë një vlerësim ndërkombëtar të jashtëm të institucioneve kombëtare të sigurimit të cilësisë, Agjencisë së Akreditimit, Këshillit të Akreditimit, MASH, në lidhje me standardet europiane dhe udhëzuesit për sigurimin e cilësisë. Objektivi i përgjithshëm i vlerësimit të jashtëm të cilësisë në arsimin e lartë është të fuqizojë Sistemin e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë në IAL. Vlerësimi do të ndahet në tre faza; përgatitore, vlerësimi dhe shpërndarja e raporteve dhe publikimi. Në fazën e parë Agjencia e Akreditimit dhe kompania vlerësuese do të hartojnë planin kalendar dhe planin e vlerësimit.

Procesi i vlerësimit të IAL dhe AAAL do të bëhen paralelisht. Agjencia e Akreditimit do të sigurojë informacionin e nevojshëm dhe kompania do të hartojë dhe prezantojë checklistën për vlerësimin institucional. Në fazën e dytë, grupi i ekspertëve do të bëj vizitën në vend tek të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë sipas axhendës së përgatitur. Agjencia do të koordinojë dhe asistojë të gjithë procesin e vizitës në vend dhe respektimin e programit paraprak. Në fazën e tretë, grupi i vlerësimit do të paraqesë raportet individuale të vlerësimit për çdo IAL të vlerësuar dhe raportin e vlerësimit për agjencinë. Të gjitha rezultatet finale, pas përfundimit të ekspertimit, grupi i punës do t’ia paraqesë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave.

Në fazën përgatitore, për vlerësimin institucional të Institucioneve të Arsimit të Lartë, Agjencia e Akreditimit do t’i verë në dispozicion kompanisë, informacionin ekzistues dhe të dhëna mbi IAL, si: dokumente ligjorë, Ligjin e Arsimit të Lartë, Strategjinë Kombëtare për Arsimin, listën e IAL publike dhe private, evidenca të vlerësimeve të mëparshme, informacione të tjera analitike të krahasueshme në lidhje me programet e studimit si edhe shpërndarjen e checklistës dhe monitorimin e procesit të përgjigjeve dhe feedbackut. Për vlerësimin e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë Agjencia do të sigurojë informacione në lidhje me aktivitetin e tyre, të përgatisë raporte vetëvlerësimi, si edhe të sigurojë dokumente ligjorë dhe akte nënligjore në lidhje me sigurimin e cilësisë.

Në bazë të këtyre të dhënave dhe informacioneve të marra nga ministria në lidhje me vendimmarrjen në fushën e akreditimit, kompania do të përgatisë planin e punës, metodologjinë, checklistën dhe procedurat për vlerësimin institucional, metodologjinë për të bërë krahasimin dhe radhitjen, etj. Përsa i përket vlerësimit të jashtëm, aktiviteti kryesor në këtë fazë është vizita e grupit të vlerësimit në mjediset e IAL. Bazuar në të dhënat e vetëvlerësimit dhe raportin, grupi do të vizitojë institucionin dhe do të kërkojë evidenca në mbështetje të aspekteve të vetëvlerësimit dhe aktiviteteve të IAL, të përfshira në checklistën. Vlerësimi i proceseve të sigurimit të brendshëm të cilësisë dhe harmonizimi me vlerësimin e jashtëm, do të përbëjë një nga aspektet kryesore të vlerësimit të grupit. Përputhshmëria me standardet dhe udhëzuesit europian për Sigurimin e Cilësisë, standardet nacionale dhe praktikën më të mirë do të përbëjnë bazën e vlerësimit të gjithë procesit

Mbështetur në raportin e vetëvlerësimit dhe dokumentacionin e konsultuar si dhe rezultatet e vizitës në vend, grupi i punës do të përgatisë raportin e vlerësimit të jashtëm për secilin Institucion të Arsimit të Lartë. Në raport do të theksohet shumë qartë: a) nëse institucioni i plotëson ose jo standardet minimale institucionale; b) në rast të një gjykimi pozitiv të pikës a), bëhet vlerësimi sasior mbi nivelin minimal; c) cilat janë pikat e forta, pikat e dobëta; d) a ka IAL mundësi dhe kapacitete për të përmirësuar dhe kapërcyer vështirësitë dhe; e) cilat janë pengesat, kërcënimet, dhe vështirësitë për zhvillimin dhe plotësimin e standardeve.

Inspektimi

Lagështira zapton 80 për qind të klasave në Tiranë

Mbi 80 e për qind e klasave në shkollat e Tiranës vuajnë nga lagështira. Në këtë konkluzion ka mbërritur Instituti i Shëndetit Publik, pas inspektimit të kryer në shkollat e kryeqytetit. Po kështu ISHP, ka vërejtur se niveli i zhurmës është mbi vlerat standarde të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sipas ISHP, qëllimi i këtij sondazhi është vlerësimi i situatës higjieno-sanitare të mjediseve të brendshme në institucione dhe impakti i tyre në shëndet. Sondazhi është realizuar në disa shkolla të Lagjes Nr.10, që i përkasin Njësisë Bashkiake Nr.3 dhe Nr.4, dhe është bazuar në matjen e treguesve mikroklimate, tregues fizike, mikrobiologjik të ajrit dhe tregues shëndetësor, si zhurma brenda në klasën bosh dhe jashtë në varësi të distancës nga rruga, ndriçimi natyral dhe artificial në varësi dhe të kohës që zhvillohet mësimi, temperatura e brendshme dhe e jashtme, lagështia relative e brendshme dhe e jashtme, në shpejtësinë e lëvizjes se ajrit e brendshme dhe e jashtme, si edhe në shkallën e kontaminimit të ajrit nga ana mikrobiologjike.

Nga sondazhi rezulton se në 64 për qind të klasave, koeficienti i ndriçimit është nën vlerat standarde të OBSH. Në 88 për qind të klasave ekziston mbipopullimi, ku vlera norme e sipërfaqes së klasës për një nxënës është 1.5 m²-2m², ndërsa në 67 për qind të klasave vlera e lagështisë relative është mbi vlerat standarde të OBSH, të cilat janë nga 40-60 për qind. Vlerat normë të lagështirës relative janë të lidhura me vlerat norme të temperaturës së brendshme, ku në temperaturë 18؛-20؛ lagështia relative është 40-60 për qind. Impakti shëndetësor është vlerësuar nga grumbullimi i të dhënave nëpërmjet një pyetësori. Ai u bazua në disa tregues si simptomat respiratore, simptomat alergjike, vlerësimin e gjendjes social-ekonomike të familjes së fëmijës nëpërmjet anketimit të prindërve të fëmijëve, stilit të jetës së prindërve të tyre dhe mjedisit ku fëmija banon, etj. Kohëzgjatja e sondazhit ishte 1 vit, ndërsa matjet e treguesve u realizuan në 3 stinët e vitit. Godinat, ku përfshihen institucionet e arsimit shkollor, konsiderohen mjedise jetese me hapësira të kufizuara, të cilat mund të ushtrojnë ndikimin e tyre në shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve.


Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top