Shqipëri - Serbi

Aver

.
V.I.P
Dita e madhe po afron. Ne kete teme mund te diskutojme per ngjarjet para, gjate dhe pas ndeshjes.
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

"اmenduria" e tifozëve: Paguajnë një mijë euro në treg të zi për të parë Serbinë

ccedil-menduria-e-tifoz-euml-ve-paguajn-euml-nj-euml-mij-euml-euro-n-euml-treg-t-euml-zi-p-euml-r-t-euml-par-euml-serbin-euml_hd.jpg


“اmenduri” për një biletë. Të shohësh në “Elbasan Arena” sfidën midis Shqipërisë dhe Serbisë mund të të kushtojë plot një mijë euro.
Tifozët e Kombëtares, kryesisht ata nga Kosova që e konsiderojnë si speciale këtë përballje, janë të gatshëm të ofrojnë këtë shumë për të pasur një biletë për këtë sfidë.

kuq-e-ziNuk ka rëndësi se për cilin sektor bëhet fjalë, mjafton të hyjnë në stadium. Burime të besueshme të “Panorama Sport” konfirmojnë se një pjesë e madhe e tifozëve kanë arritur të prenotojnë bileta me shuma marramendëse, në shifra që deri tani ishin të padëgjuara.

Mekanizmi – Gazeta arrin të zbardhë edhe mekanizmin sesi një biletë, qoftë edhe më e lira, ajo 1 mijë lekë të rinj, ka arritur deri në 1 mijë euro. Personat që kanë akses në Federatë dhe mund të sigurojnë bileta, janë ata që i kanë dërguar çmimet deri në këtë pikë, e lidhur kjo me kërkesën e jashtëzakonshme nga ana e shqiptarëve të Kosovës për të siguruar hyrjen në stadium. Në disa raste, një biletë kalon në tre duar, ndaj edhe çmimi i saj shkon deri në 100-fish.

Kështu, pasi kanë arritur të gjejnë lidhjet me njerëz të ndryshëm që kanë akses për të porositur bileta, tifozët nga Kosova kanë dërguar të dhënat e tyre, në mënyrë që bileta të jetë e personalizuar dhe të mos ketë asnjë problem gjatë hyrjes në stadium mbrëmjen e 8 tetorit në “Elbasan Arena”. Nëse kërkesa do vijojë të jetë e lartë, atëherë nuk është çudi që çmimi i saj t’i kalojë 1 mijë eurot, pasi ka shumë shqiptarë nga diaspora që kanë prerë biletën e mbërritjes në Shqipëri dhe më konkretisht në Elbasan. Kjo kategori sportdashë- sish do të ishte e gatshëm të paguante çdo shumë për ta parë nga afër këtë ndeshje.

Federata – Ajo që duket më e pafuqishme për ta parandaluar këtë treg të zi të sofistikuar është vetë Federata, edhe pse u mendua që me një biletë të personalizuar do të ishte më e vështirë tregtimi i tyre në të zezë.

Thuhet kështu, pasi nuk mund të parashikojë dot që këto bileta janë të destinuara për të shkuar te personat që kanë paguar qindra e mijëra euro për një të tillë, ndërkohë që zyrtarisht maksimumi nuk i kalon 70 eurot.

Ato nuk kanë nisur ende të shpërndahen për ata që i kanë porositur, por kjo është thjesht një formalitet, sepse nëse janë marrë të dhënat për ta personalizuar, praktikisht bileta është blerë.

Precedenti – Edhe në sfidën me Portugalinë, me bileta të personalizuara, sërish nuk u shmang dot tregu i zi, ndonëse në përmasa jo shumë të mëdha.

Një biletë për këtë sfidë arriti deri në 800 euro. Gjithsesi, nëse e krahasojmë me ndeshjet e kaluara, kur biletat nuk ishin të personalizuara, është reduktuar disi shitja e tyre në treg të zi.

Por, edhe pse me siguri të madhe, sërish evitimi i shitjes nën dorë duket i pamundur.

telegrafi.com
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

Bastoret publikojnë koeficentët e Shqipëri-Serbi

bastoret-publikojn-euml-koeficent-euml-t-e-shqip-euml-ri-serbi_hd.jpg


Ajo është ndeshja që mezi e presin të gjithë shqiptarët.
Shqipëria do përballet me Serbinë më 8 tetor me fillim në ora 21:00 në Elbasan Arena.

Disa nga kompanitë më të mëdha të basteve kanë publikuar që tani koeficentët e ndeshjes.

Bet365 e sheh kombëtaren shqiptare si favorite me këto koeficentë:

2.2 fitorja e Shqipërisë
3.3 barazim
3.2 fitorja e Serbisë

Burimi

ky i telegrafit.
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

Do te kem fatin ta shikoj ndeshjen ne stadium, uroj te pakten te arrijme nje barazim!

hajduti
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

Tabi une ftesen tek tribuna vip e kam problemi eshte mos ka lufte bre burra dhe sdu me vdek e re Lol
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

Erdh mbesa e Dukes. Lol
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

Ishalla nuk bejne ndonje budallallek se koke e shqiptarit nuk rri dot pa bere dicka per hakmarrje.. dhe po bene dicka i themi lamtumire kualifikimit ..

Forca Shqiperi jemi shume afer kualifikimit na nderoni :shqip1:
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

Budallallekun e kemi ne gjak, trathetine poashtu...kam frike se do shitemi per pak lek...he zoti i marrofte ata qe e bejne.
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

Yllo, nuk e besoj shitjen!
Era fryn ne favorin tone, nese luajne Berisha dhe Basha, ndersa Ramen ne stol. :)

Uroj te ngelet nje nga kujtimet me te bukura te miat ne stadium.

hajduti
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

Yllo, nuk e besoj shitjen!
Era fryn ne favorin tone, nese luajne Berisha dhe Basha, ndersa Ramen ne stol. :)

Uroj te ngelet nje nga kujtimet me te bukura te miat ne stadium.

hajduti

ca rradhe je ...te rri afer teje qe po plasi ndonje gje ,, te kem ty te me mbrosh :p
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

Yllo, nuk e besoj shitjen!
Era fryn ne favorin tone, nese luajne Berisha dhe Basha, ndersa Ramen ne stol. :)

Uroj te ngelet nje nga kujtimet me te bukura te miat ne stadium.

hajduti

ca rradhe je ...te rri afer teje qe po plasi ndonje gje ,, te kem ty te me mbrosh :p
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

Une kam pronotuar nje ballkon tek bansat afer...me e sigurte hahahhaaa
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

ca rradhe je ...te rri afer teje qe po plasi ndonje gje ,, te kem ty te me mbrosh :p

Per te qene i vertete, di qe jam tek tribuna VIP, do te genjeja per me shume pasi nuk kam me shm info, por tregome ne inbox vendodhjen dhe te afroj aq sa mundem :p edhe pse jemi ne opozite, kemi bere aq ndere per ti kerkuar nje vend me shm ;) jo per gje ndoshta me mbron ti mu :)

Yllo, ti qenke akoma me ne Tribune :)

hajduti
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

Per te qene i vertete, di qe jam tek tribuna VIP, do te genjeja per me shume pasi nuk kam me shm info, por tregome ne inbox vendodhjen dhe te afroj aq sa mundem :p edhe pse jemi ne opozite, kemi bere aq ndere per ti kerkuar nje vend me shm ;) jo per gje ndoshta me mbron ti mu :)

Yllo, ti qenke akoma me ne Tribune :)

hajduti

te mbroj une ty??? jo jo une jam si ai partizoni qe mcifet mas gaxhoit lol

sta tregoj ku do jem ,se sdo jem hic pranej . Pse kam lujt menc une te me hapi njeri kafken e per ca per i top qe shko nga i do qejfi vet lol
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

Mire qe s'kishin marre Cecen me kendu para ndeshjes se burreria duart veq ke topat kishin mbajte :gjuhe: Sa penalltia do ish bere :gjuhe:
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

Une jam ne maje te tribunave. Por para kesaj jame tek hyrja VIP qe te ndaloj shkijet te futen ne stadium.
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

Dita e madhe po afron. Ne kete teme mund te diskutojme per ngjarjet para, gjate dhe pas ndeshjes.

sec kam nje frike te madhe qe jo se do plasi nai sherr...por qe do hame nja 1 a dy gola....dhe sa e urrej veten te them- e pata thene :murit:
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

...zakonisht ju partizanet rrini ne gjunje me popullin :p, gjithsesi, taksirate na e shiko ndeshjen nga tv :)

Yllo, merr dy paketa duhan me vete, se ne ballkon do te kesh edhe nje Polic te Rilindur :)

hajduti
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

Për serbët çështje kombëtare, për shqiptarët ndeshje futbolli

p-euml-r-serb-euml-t-ccedil-euml-shtje-komb-euml-tare-p-euml-r-shqiptar-euml-t-ndeshje-futbolli_hd.jpg


Derisa një pjesë e opinionit në Shqipëri ndeshjen kundër Serbisë mundohet ta vlerësojë vetëm si përballje sportive, në Serbi pranojnë se ndeshja që luhet më 8 tetor në Elbasan është çështje kombëtare.
Se ndeshja me Shqipërinë është çështje kombëtare për Serbinë e ka thënë të mërkurën edhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë i ngarkuar për Përfaqësuesen A, Savo Milosheviq.

Ish-futbollisti i njohur serb ka thënë se ndeshja me Shqipërinë është më e rëndësishmja e kualifikimeve. Milosheviq është shprehur i bindur për rezultat të mirë të Serbisë në Elbasan, shkruan kohaditore.

"Ndeshja me Shqipërinë është bërë çështje nacionale. Pjesa garuese e përfaqësueses për plasman në kampionatin evropian ka mbaruar, ne jemi pa gjasa, por kjo është ndeshja më e rëndësishme e kualifikimeve. Kjo duhet të pranohet", u ka thënë Milosheviq të mërkurën gazetarëve serbë në Jagodinë/telegrafi.
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

Me e mira do ishte qe per te dyja palet, ndeshja te behej me dyert te mbyllura - pa tifoze. Duke marre parasysh politiken qe luhet ne mes dhe shqetesimet/presionet qe sjell.

Qysh mund te perqendrohen lojtaret , nen zhurmen dhe presionin politik....Duke mbyllur dyert, shikohet edhe loja e paster/merituar. Kjo ndeshje, te jep me shume pershtypjen ndjenjen e politikes , se sa te futbollit... nje tifoz/e i/e arte qe ka pasion per futbollin , e shikon si dicka te tille gjithsesi.

Ps... Edhe sikur te ma falnin bileten, nuk do te shkoja - Tribuna i takon parlamentit ne k'te rast, politikaneve dhe grupeve halabake te tyre...c'lidhje kane tifozat e futbollit, me nje loje te tille ku politika/presioni eshte pjesemarrese kryesore.

Ato le te kapen e te zihen, s'ka pune populli i thjeshte ne k'te mes.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shqipëri - Serbi

Sikur te zhvillohej loja ne stadjumin e prishtines do kisha pas vende per friksim ..se dihen tani me raportet mese dy shteteve ,,Shqiperia sikur jan me tolerant ne ket drejtim... kur eshte ne pytje sporti apo ndonje aktivitet tjeter... Si pat emrin ai kengetari nga beogradi se pat koncert ne shqiperi !?madje pat dhe shum shikues .

dhe sikur mendoj se serbija do fitoj ket ndeshje(larg coft) po ashtu me tho mendja....
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

Cana e paska konfirmu qe do te jete ne fushe. Nice.
 
Titulli: Shqipëri - Serbi

C'fare zhgenjimi!!!!!!

Me ato ngordhesira qe as nuk e gjuanin e as nuk e kapnin dot topin, Turp ...te ju thuash futbolliste.

As sulm as mbrotje... tufa tufa ne mes-fushe. :murit:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top