Familja Saraçi, në kushte të mjerueshme

[video]http://www.scan-tv.com/index.php?option=com_jomtube&view=video&id=1803[/video]

Familja Saraçi prej 8 anëtarësh, jeton në kushte të rënda ekonomike tek Bregu i Lumit, në komunën e Paskuqanit në kryeqytet. Gruaja e shtëpisë, Mimoza tregon për jetën e saj se si përballet çdo ditë me gjendjen e vështirë ekonomike, pasi u duhet të përballojnë jetesën me 2 mijë lekë në muaj. Kaq janë të ardhurat që mund të fitojnë djemtë e saj, duke mbledhur dhe shitur kanaçe.

Nëna Mimoza dhe vajza e saj dolën për të na pritur tek dera e shtëpisë, e cila që në hyrje fliste shumë për ambientin ku këta familjarë ngrysin netët. Në dy dhoma të vogla të tetë anëtarët e familjes përpiqen të krijojë një jetesë normale, edhe pse mungesa e kushteve është mëse e dukshme. Mimoza thotë se, problemi më i madh për këtë familje mbetet mungesa e të ardhurave, e sidomos e një mundësie për të punuar. Ajo sqaron se fëmijëve të saj ju mungon çdo gjë elementare për jetën, pas gjendja e rëndë ekonomike dhe mungesa e kushteve i ka lënë të gjithë pjestarët e familjes analfabetë.

Mimoza thotë se ka bërë disa herë kërkesa për ndihmë ekonomike, apo edhe ndonjë të ardhur sado të vogël, sa për të jetuar, por asgjë nuk është bërë e mundur. Në këto ditë të ftohta dimri, temperaturat e ulëta që ua vështirësojnë edhe më shumë jetesën, pasi përveç mungesës së sobës, atyre ju mungojnë dhe drutë e zjarrit. Shtëpia është e shtruar me çimento, dhe muret depërtojnë erën, ndërkohë që edhe në vend të xhamave, në dritare kanë vendsour plasmase. Për këtë familje mungesa e të ardhurave është kryesorja, por për ta e rëndësishme është të kenë një vend pune, për të përballuar jetesën.
 
Titulli: Familja Saraçi, në kushte të mjerueshme

Keta duhet te ikin refugjat ne Belgjik ose France , meqense s'kan nevoje per viza duhet ta provojn patjeter fatin ketej nga perendimi .
 
Titulli: Familja Saraçi, në kushte të mjerueshme

Sa gjynaf.. kushedi sa familje te tilla ka ..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top