Nuk do të ketë kufizime të lëvizjeve vetëm në Elbasan por edhe në Tiranë. Gjithashtu do të ketë dhe bllokime të lëvizjes në autostradën Tiranë-Durrës, “Qafë Kashari” dhe nga “Rinasi” si dhe rruget dytesore si dhe tuneli i Elbasanit
Policia e Tiranës për sigurimin e rendit dhe të qetësisë si dhe garantimin e sigurisë në zhvillimin e aktivitetit sportiv Shqipëri- Serbi, ka ndërrmarë këto masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore .
Kufizimet do të nisin prej ditës së sotme, ndërsa më 8 tetor në tunelin e Elbasanit nuk do të lejohet kalimi mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit.
Do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore:
Duke filluar nga ora 17:00-20:00 datë 07.Tetor 2015, segmenti rrugor, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Lanës” në sheshin “Skëndërbej” do të qëndrojë i bllokuar.
Bllokim segmenti përkohësisht do të ketë nga “Rinasi”, “Qafë Kashari”, në autostradën Tiranë-Durrës,si dhe rruget dytesore ,duke vijuar te mbikalimi i Kamzës, rruga “Dritan Hoxha”, rruga “29-Nëntori”, rruga e “Durrësit”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali” deri te rruga e “Elbasanit”
Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nuk do te lejohet kalimi i kembesoreve pranë Hotel “Sheraton’’ dhe Univeristetit të Arteve si dhe nuk do te lejohet parkimi i automjeteve në sheshin “Italia”.
Bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me Hotel “Sheratonin”.
Në datë 08.Tetor.2015, nga ora 12:00-19:00, do të bllokohet segmenti rrugor nga rruga “Dervish Hima”, rruga e “Elbasanit”, tuneli i Elbasanit ku nuk do të lejohen kalimi mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit.
Drejtoria e Tiranes ,kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara si edhe të përdorin aksin rrugor nga autostrada për te mberritur ne qytetin e Elbasanit.
[video=youtube;jz-foSp6tGY]https://www.youtube.com/watch?v=jz-foSp6tGY[/video]
Oranews