Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shqipëri, borxhi publik mbi 67%

xhebrail1

INTERIST
Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se borxhi publik pritet të rritet në 67 për qind dhe se të ardhurat e buxhetit janë të dobëta. Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar , Cani theksoi se situata financiare është kritike, megjithatë theksoi se pavarësisht se gjendja është e rendë nuk është e pashpresë.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani theksoi se niveli i të ardhurave për 8 muajt e parë të 2013, është 7.2 për qind më pak nga sa ishte parashikuar në planin e buxhetit, të ardhurat këtë vit pritet të jenë 23.7 për qind dhe kjo është performanca më e keqe me përjashtim të vitit 1997. "Ne kemi nevojë për 24 miliardë lekë borxh shtesë. Deficiti do të arrijë në 6 për qind të PBB-së nga 3.5 që qe planifikuar. E vetmja zgjidhje që na la qeveria që iku është rritja e deficitit dhe e borxhit”, tha Cani.

Borxhi, i cili pritet të arrijë në 67 për qind të PBB-së, është pa “borxhin e fshehtë”, pra pa faturat e papaguara ndaj bizneseve. Nëse e shtojmë këtë, sipas kreut te financave, borxhi publik mund të arrijë në 71 për qind të PBB. "Synimi ynë afatgjatë për të arritur borxh në 60 për qind duket i vështirë, por jo i pamundur. Afërsisht 9 miliardë lekë janë fatura të papaguara nga thesari. Përveç këtyre kemi edhe 6 miliardë lekë kërkesa të paplanifikuara për shpenzime sociale. TVSH e parimbursuar është 6 miliardë lekë e certifikuar dhe 7 miliardë lekë në procesim. Kemi edhe 10 miliardë lekë tatim fitimi të parapaguar që nuk është rikthyer te biznesi nga administrata tatimore. Rritja në këtë vit nuk arrin në 3.1 për qind nga sa qe parashikuar, por besohet se do të jetë 1.7 deri në 1.9 për qind", theksoi Cani.

Ndërsa Shefi i FMN-së në Shqipëri Nadeem Ilahi theksoi se ekonomia shqiptare është e dobët, ndërsa pritet që rritje e saj në vitin 2013 të jetë 1.7 për qind. “Ne mendojmë që vitin e ardhshëm rritja ekonomike mund të arrijë 2.3 për qind. Shikojmë devijime të konsiderueshme të politikës fiskale për shkak të mosrealizimit serioz të të ardhurave, krahasuar me pritshmërinë dhe historia e detyrimeve të akumuluara të pashlyera. Problemi ka ardhur duke u përkeqësuar dhe një nga detyrat e misionit ishte të bënte vlerësim të detyrimeve të prapambetura. Një vlerësim paraprak i tyre është 56 miliardë lekë. Nëse do të renditeshin në shifrën e borxhit publik të shpallur, atëherë shifra do kalonte 72 për qind”, tha Shefi i FMN-së, Ilahi.

Ai theksoi se Qeveria duhet të ndërmarrë një plan afatmesëm për qëndrueshmërinë e financave publike, ndërsa vlerësoi se ndërmarrja e taksës progresive, një ndër hapat më të rëndësishëm. /Telegrafi/

f.0927170034336_m.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top