Shpirtkëqijtë më të mëdhenj të horoskopit

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Shpirtkëqijtë më të mëdhenj të horoskopit: Ata kanë fytyrë engjëlli, mirëpo nuk kanë zemër, as shpirt!

A jeni edhe ju në këtë listë?

Të gjithë ne i kemi përparësitë dhe mangësitë tona. Nuk ka njeri pa gabime, por as pa vepra të mira. Kështu secili nga ne reagon ndryshe kur ndihet i rrezikuar, kur është i lënduar apo mendon që i është bërë padrejtësi.

Megjithatë, disa shenja horoskopi në situata të caktuara nuk kanë kufi. Edhe kur ana e tyre e errët zgjohet, bëhen shumë të rrezikshëm.

Kujdes, këta janë tre shpirtligjtë më të mëdhenj të horoskopit!

Gaforrja

Edhe pse janë të njohur si emocionuesit më të mëdhenj, shumica besojnë që njerëzit e lindur në shenjën e Gaforres janë shumë të rrezikshëm.

Dhe nuk janë në lajthitje – më së shumti persona të cilët kanë bërë krime nga afshi janë të lindur bash në këtë shenjë, ndërkaq ekspertët thonë që për çdo gjë fajtor është jostabiliteti i tyre emocional dhe psikik, i cili gjithashtu është karakteristikë e shenjës horoskopit – Gaforres.

Virgjëresha

Njerëzit e lindur në shenjën e Virgjëreshës zakonisht janë paqedashës, ecin linjës së rezistencës më të vogël dhe dëshirojnë që çdo problem ta zgjidhim me kompromis, pa grindje dhe pa shamatë. Mirëpo, kur tek ata zgjohet forca e errët për çfarëdo shkaku, do t’ju shkelin sa çel e mbyll sytë!

Astrologët thonë që kjo është tipike posaçërisht për femrat e shenjës së Virgjëreshës, ndërkaq problemi më i madh është që veprat e tyre të këqija i bëjnë pa lënë asnjë gjurmë, me taktikën e planifikuar me kujdes, kështu që në fund mbase edhe nuk e kuptoni kush ju ka “hipur në kokë”.

Akrepi

Gjithë helmin të cilin Akrepi e fsheh ashpërsisht do ta ndieni në lëkurë nëse u gjendeni në rrugë apo përpiqeni t’i dëmtoni.

Kjo shenjë është paksa më e rrezikshme se Gaforrja, mirëpo sipas indiferencës, shpirtligësisë dhe mungesës së ndjenjës së fajit dhe brejtjes së ndërgjegjes akoma janë të paprekshëm!

ثshtë e vështirë ta studiosh dhe ta kuptosh, është tmerrësisht i fshehtë. Di të hipnotizojë dhe të tregojë se është dominues. syri net
 
Akrepi gjithmone, ndaj me largohen femrat mua se lexojne horoskopin....sot akrepi do nxjerr helmin kujdes...hahahha
 
Heu bre burr s’kakam fare shpirtlig...:( :p
 
Demi qenka njeriu i mireee,njeriu i perendissss :p Gjithnje e kom ditttt.
 
Ja gjeni veten te tere ketu....se ska rob e as shenja perfekte...u bote ju lol

Dashi

Dashi priret të kërkojë gjërat në mënyrë impulsive dhe është shenja më impulsive nga të githat. Nëse ideja nuk është e tyre, atyre nuk u intereson për të, dhe mund të jenë të papjekur.

Demi


Demi është posesiv, materialist, dhe ndonjëherë mendjemadh. Ata ndonjëherë kanë nevojë të mësojnë “rregullin magjik” me forcë. Janë kokëfortë dhe mund të jenë vetë-tolerues dhe dembelë.

Binjakët

Binjakët janë disa personalitete të futura në një person. Si një kuti e madhe shorti, kurrë nuk e di se çfarë do marrës. Ata kanë shumë interese dhe priren të konsiderojnë veten si mjeshtri i secilës prej tyre.

Gaforrja


Quhet gaforre për një arsye. Janë me humor shumë të lëvizshëm. Nuk e lënë “zonën e rehatisë” aq lehtë dhe ofendohen shumë shpejtë.

Luani

Luani priret të jetë i dashur dhe simpatik, por shumë shpesh ata simpatizojnë dhe dashurojnë veten më së shumti. Ata kërkojnë vëmendje dhe do provojnë të jenë qendra e vëmendjes gjatë gjithë kohës. Për Luanin, çdo gjë sillet rreth tyre.

Virgjëresha

Ki kujdes kur po rri me një Virgjëreshë, sepse ata priren të jenë shumë më gjykues se të gjithat shenjat e tjera. Janë perfeksionistë, kështu që edhe një buzëqeshje e shtrembër mund t’i bëjë ata të flasin për ty.

Peshorja

Peshorja është e pavendosur. Ata kalojnë shumë kohë duke përgaditur dhe duke studiuar çdo gjë të vogël. Janë lloji i njerëzve që rrinë në rradhën e supermarketit me dy shishe ketchup-i duke lexuar përbërësit.

Akrepi

Ferri nuk ka aq tërbim si një Akrep nëse përbuzet. Janë shumë pasionantë por priren të jenë manipulativë dhe të zjarrtë. Për ta, humoret e këqija janë baza.

Shigjetari

Shigjetarët janë të njohur për faktin që janë shumë të hapur, por ndonjëherë kjo mund të jetë pa shije. Mendojnë se i dinë të gjitha.

Bricjapi

Bircjapi është kontrollues. Ata nuk shkojnë me rrjedhjen e lumit. Shpesh përdorin njerëzit për përfitimet personale dhe i adhurojnë thashethemet dhe negativitetin.

Ujori

Ujori mendon se është shumë i logjikshëm dhe i zgjuar, që do të thotë se gjykojnë shumë shpejtë njerëzit. Kalojnë shumë kohë në kokën e tyre dhe mund të duken si të shpërqendruar. Japin këshilla shumë të mira por gati kurrë nuk e ndjekin atë për vete.

Peshqit

Peshqit nuk kanë drejtim. Njihen si shenja më e vjetër dhe më e e urtë dhe e ditur, por priren të jenë leshko./lajmi.net
 
Akrepi prape me i terbuar se ferri, bobo o goca mos na beni reklama negative se na lat beqar prape hahahah
 
If you want to come and dine in hell, bujrum.


LOL
 
Ej kej fortiseven, shised...etj etj etj


Kaq dime o goce, sna ka mesuar njeri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top