Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shpikësit e parfumit

Shpikësit e parfumit


Secili nga ne ka parfumin e tij të preferuar, atë që përdor çdo ditë, atë që e përdor për raste të veçanta, atë që na kujton një moment ose një person të veçantë. Lind pyetja, si u shpik parfumi? Parfumi ka lindur nga zbulimet primitive të aromave të këndshme që lëshonin disa drunj kur digjeshin. Mendohet se në fillim parfumi përdorej në ambjentet e kulteve ku mblidheshin njerëz dhe thurnin himne për perënditë e tyre. Aromat ndjellëse përdoreshin edhe për të larguar shpirtrat e këqinj. Tregëtinë e parfumeve e filluan popujt aziatikë ndërsa grekët ishin ata që filluan të shijojnë kënaqësinë për të parfurmuar trupin, fillimisht me vajra aromatikë dhe lule të ndryshme. Nga grekët pasioni për aromat e parfumit kaloi tek popujt romanë. Aristokratët romanë i përdornin parfumet gjerësisht dhe ishte detyra e shërbëtorëve të masazhonin në gjithë trupin e padronëve të tyre vajrat aromatike mbrëmjeve, pas një dite që konsiderohej e lodhshme. Perandori Neron në veçanti ishte një përdorues i parfumeve. Në antikitet një qendër mjaft e rëndësishme e parfumeve ishte Aleksandria në Egjipt ku eksportoheshin bimët më të zgjedhura nga Orienti dhe Afrika. Por ajo që ishte më e njohura në gjithë Mesdheun ishte Roma. Në këtë qytet një rrugë e tërë ishte vënë në shërbim të shitjes së parfumeve dhe quhej “Vicus Unguentarius”. Zbulimi i Amerikës dhe si pasojë lënda e parë që vinte nga ky vend shënoi një kthesë të rëndësishme në artin e parfumit. Damat legjendare të magjepsjes Katerina Sforca, Lukrecia Borgia ishin të dashuruara me parfumet. Edhe mbretëresha e Anglisë Elisabeta I ishte e apasionuar dhe ndikoi në zhvillimin e këtij arti me kultivimin e barërave dhe esencave të luleve. Sovranët francezë u bënë kultivuesit kryesorë të parfumeve sidomos pas kontaktit me artin e parfumierëve italianë dhe veçanërisht pas vizitës në Paris të Katerina De Mediçi. Si Luixhi XIV, edhe paraardhësi i tij(oborri mbretëror i Luigjit XV quhej “oborri i parfumuar”) ishin të magjepsur nga aromat fantastike. Disa muaj më parë është zbuluar një nga parfumet më të preferuar të asaj periudhe e përbërë nga esencat e luleve të portokallit, iris, drurit të sandalit dhe çedrit. Ky lloj parfumi është riprodhuar në ditët e sotme nga parfumieri francez Francis Kurkdijan dhe mund të blihet me një çmim fantastik. Edhe Napoleonit i pëlqente shumë të parfumohej me ujë nga kolonitë ndërsa perandoresha Xhuzepina me sa duket ishte e tërhequr nga aromat ekzotike. Më vonë filluan të zhvilloheshin parfumeritë moderne që dalëngadalë morën përsipër të zhvillimin si art më vete. Pas esencave natyrale prodhuesit e parfumeve filluan të kapen edhe pas esencave kimike dhe sintetike: parfumi i parë i këtij lloji ishte “Flormary”, por përfundimisht ky lloj parfumi u afirmua si Chanel n.5. Kështu filluan të përdoreshin edhe ata që quhen “fiksues”, substanca që kanë si detyrë të lidhin parfumin me lëkurën për ta bërë sa më të qëndrueshëm. GA
 
Dikur kam lexuar qe parfumet ne France dhe ne vendet e tjera perdoreshin nga aristokratet per te hequr eren e keqe te lekures nga
e cila perbeheshin dorezat qe Zonjat mbanin :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back