Ado
FISEBILIL-LAH
Në oborrin e Zyrës së Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Prishtinë, rreth orës 17:30 është hedhur një mjet i paidentifikuar shpërthimi.
Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani, ka njoftuar se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Zyra e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë, udhëhiqet nga diplomati Pieter Faith dhe funksionon në kuadër të misionit të Bashkimit Evropian.
Presidenti i vendit Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, në një konferencë për media e kanë dënuar këtë akt – të cilin e kanë cilësuar si akt kundër Kosovës dhe popullit të saj – dhe kanë kërkuar nga organet e rendit që t’i sjellin para drejtësisë përgjegjësit e tij.
Sejdiu e ka quajtur këtë si një akt armiqësor të drejtuar kundër interesave ë Kosovës, duke i drejtuar mesazhin qytetarëve për qetësi.
Akti i sulmit ndaj ndërtesës së ICO-së në Prishtinë është dënuar edhe nga kryeministri Hashim Thaçi. Ai tha se ka kërkuar masa të shpejta e urgjente për ta zbardhur rastin dhe përgjegjësin apo përgjegjësit ti vë para drejtësisë.
Ndërkohë, zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Andy Mc Guffie ka konfirmuar se një mjet i vogël ka shpërthyer brenda rrethojave të ndërtesës së ICO-së, çka ka shkaktuar dëme materiale, por jo edhe pasoja në njerëz.
“Ne dënojmë pa rezerva këtë incident. I falënderohemi Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e tyre, dhe presim nga ta që të garantojnë sigurinë e stafit të të gjitha misioneve ndërkombëtare që veprojnë këtu”, thuhet në deklaratën e Mekgafit.
Ai konfirmoi se ICO-ja do të vazhdojë të punojë në dobinë dhe të mirën e popullit të Kosovës dhe stabilitetit në rajon. /REL/Telegrafi/