Vvetoni
Antarë i Respektuar
Një person ka ndërruar jetë dhe 11 janë plagosur nga shpërthimi në veri të Mitrovicës, në kohën kur rreth një mijë serbë po protestonin kundër hapjes së Zyrës për Regjistrim Civil në Lagjen e Boshnjakëve. I vdekuri është mjeku Mesud Gjekoviq, banor i Lagjes së Boshnjakëve.
Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë rajonale në Mitrovicë, Ergin Mediq.
“Sot, në 9 e 45, në veri të Mitrovicës ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në rrugën Luja Braja. Si pasojë e shëprthimit, 12 persona kanë marrë lëndime trupore dhe fatkeqësisht njëri nga ata 12 persona ka ndërruar jetë. Të tjerët janë dërguar në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës".
"Situata e sigurisë në në Mitrovicë është stabile dhe nën kontrollin e Policisë së Kosovës dhe njësive speciale të EULEX-it. Domethënë, aktualisht është qetë dhe nuk ka kurrfarë incidenti. Hetimet në lidhje me këtë janë duke vazhduar”, tha Ergin Mediq.
Drejtori i Qendrës Shëndetësore në veri të Mitrovicës, Milan Jakovljeviq, tha se 11 të lënduarit tjerë janë jashtë rrezikut për jetë.
“Njëmbëdhjete janë të lënduar lehtë, ndërsa fatkeqësisht një mjek Mesud Xhekoviq, ka pasur lëndime të rënda trupore, lëndime në kraharor, në zemër, mushkëri dhe dy orë pas plagosjes, ai ka ndërruar jetë. Të tjerët janë në gjendje stabile”, tha Jakovljeviq.
Aktualisht, situata thuhet se është e qetë. Policia po zhvillon hetimet në lidhje me shpërthimin dhe të shtënat me armë zjarri, që ndodhën rreth orës 10:00.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë se përveç shpërthimit gjatë kohës sa serbët po protestonin, janë regjistruar edhe të shtëna me armë zjarri.
“Në orën 10, në kohën kur është mbajtur kjo protesë, policia ka regjistruar së paku një shpërthim dhe të shtëna me armë zjarri”, tha Hoti.
Zëdhënësi Hoti shpjegoi se hetimet po zhvillohen nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it. Ai tha se ende nuk janë sqaruar as rrethanat se si ka ndodhur shpërthimi.
“Absolutisht, deri në këto momente, nuk kemi informacione për ndonjë kryes të mundshëm të këtij akti, apo për përkatësinë etnike të personave të lënduar”, tha Hoti.
Shpërthimi i sotëm pasoi protestën e më se një mijë serbëve, që u tubuan që në orën 8 e 30 të mëngjesit, për të kundërshtuar hapjen e Zyrës së Regjistrimit Civil nga ana e Qeverisë së Kosovës, në lagjen e përzier etnikishit - Lagjen e Boshnjakëve.
Policia tha se protestuesit kanë synuar që të parakalojnë afër zyrës, por një gjë e tillë është ndaluar nga komponenti policor i EULEX-it.
Gjysmë ore pas shpërthimit, rreth orës 10 e 30, sipas policisë, protestuesit janë shpërndarë dhe tashmë rruga është liruar për qarkullim. Policia raporton për qetësim të situatës.