Shperthen pusi ne gaz, pragtragjedi ne Zharrez!!

Bilderberg

Anëtar i ri
Shperthen pusi ne gaz, pragtragjedi ne Zharrez

Xhemil Beharaj, E Shtune, 30 Gusht 2008
Koha Jone Online


Patos- Pragtragjedie ne fshatin Zharrez te Patosit. Helmohen 15 persona nga shperthimi i gazit ne pusin e naftes, shpallet gjendja e jashtezakonshme ne zone. Rrezikohen 100 familje, ndersa shtate persona perfunduan ne reanimacion. Shkak eshte bere shperthimi i fontanes se gazit ne pusin nr. 2216, sektori 6 i Zharrzes, pjese e kompanise "Albpetrol", ndersa jo shume larg gjendeshin banesat e shume familjeve. Punetoret mesohet se kishin shkuar ne lokal per te drekuar. Policia evakuoi 100 familje, ndersa zjarrfikesit, policia dhe forca te tjera mbyllen fontanen pas kater oresh. "Krijimi i rrugeve nentokesore me gaz metan apo gaz sulfurik, ka bere qe kjo rruge te dale ne pusin numer 2216 dhe te shpertheje ne fontane", thane inxhinieret e naftes per shkakun e shperthimit.

Shperthimi

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 12:30 te dites se djeshme ne nje nga puset e Ndermarrjes se Prodhimit te Naftes ne Patos. Qindra metra kub me gaz kane dale me presion shume te madh nga nentoka duke bere te mundur shperthimin e preventorit te grykes se pusit dhe daljen ne atmosfere ne gjendje te lire. Sasite e medha kane sjelle edhe pasojat dramatike, pasi gazi ka helmuar banoret qe kane pasur shtepite afer fontanes. Simptomat e para kane qene asfiksi, marrje mendsh, kollitje, ndersa disa prej banoreve kane lajmeruar menjehere kryekomunarin e Zharrzes, Taulant Gremi, i cili me pas ka njoftuar policine, spitalin si dhe kompanine e naftes "Albpetrol". Ne vendngjarje kane mberritur rreth ores 12:45 me dhjetera makina policie, drejtues te kompanise e ndermarjes se nxjerrjes se naftes Patos, ambulancat e spitalit, automjete zjarrfikese dhe qindra uniforma blu, perfshi edhe forca te FNSH-se, te pajisura me kundragaz dhe qe kane bere evakuimin e banoreve te zones. I pranishem ne ndjekje te situates ka qene edhe prefekti i qarkut Fier, Shahin Bejdaj, prokurore dhe oficere te Policise Gjyqesore, per te verifikuar dhe shkaqet e ngjarjes.

Paniku

Prej mengjesit te djeshem ne pusin nr. 6 te kompanise "Albpetrol" punonin nje grup punetoresh per te pastruar gryken e tij dhe per te mundesuar rritjen e prodhueshmerise. Lefter Dimo, i cili ka qene deshmitar dhe eshte asfiksuar nga gazi helmues, tregon se fillimisht nuk kane kuptuar asgje. "Menduam per nje shperthim te zakonshem, por tymi i bardhe na asfiksoi dhe kerkuam menjehere ndihme", tregon ai. Punonjesit e "Albpetrol" kane nderhyre me agregate e kompresore nga jashte, me veprime teknologjike, duke bere te mundur penetrimin ne nentoke nepermjet grykes se pusit. Po keshtu jane perdorur autobotet me uje dhe presa 60 deri 80 atmosfere. Kjo ka bere te mundur qe presioni i gazit qe dilte nga nentoka te mbytet dhe te izolohej fontana. Me pas kane filluar proceset teknologjike te pusit per izolimin e fontanes dhe bllokimin e saj.
 
Nje tjeter fontane gazi ka shperthyer ne puset e naftes ne zonat naftembajtese te Kallmit ne Fier.
(25.10. 2008)

Shperthimi i fuqishem ka ndodhur ne fshatin Verri te komunes Mbrostar ka tronditur banoret e kesaj zone, te cilet jane zgjuar te alarmuar se tepermi per shkak te shperthimit te forte dhe zjarrit te perhapur deri ne tokat e mbjella te tyre. Fontana ka shperthyer rreth ores 1 te mengjesit te dites se sotme dhe ka zgjatur me shume se 8 ore dhe me intensitet te larte. Gjate oreve te nates, gazi ka vazhduar te dale nga gryka e pusit, por me nje intensitet me te vogel.

Ne oret e para te mengjesit te sotem fontana eshte aktivizuar serish duke krijuar serish panik tek banoret. Fontana e gazit ka shperthyer ne pusin Bubullima 29 qe eshte pjese e puseve te fondit te ndalur, qe eshte prone e kompanise Albpetrol. Specialistet e kesaj kompanie dhe ata te sherbimit te fshatit Verri, kane mberritur ne afersi te vendit te ngjarjes, por pa mundur te mberrijne me ne
thellesi per shkak te erresires dhe eres mbytese te gazit. Shperthimi ka shkaktuar deme te konsiderueshme ne tokat e mbjella me kultura bujqesore. Siperfaqja e demtuar rreth pusit te fontanuar eshte me shume se 5 ha toke bujqesore prone e banoreve te zones. Pasojat e fontanes se gazit jane ndjere edhe ne fshatrat e Lushnjes, Bubullime dhe Hamitaj qe jane fshatra kufi me kete zone te shperthimit.

Megjithese forcen e madhe te shperthimit fontana e gazit nuk ka shkaktuar deme ne njerez, megjithese fshati Verri ndodhet vetem 300 m larg pusit Bubullime 29. Nga specialistet e kompanise Albpetrol po punohet per te neutralizuar daljen e gazit dhe mbajtjen e tij nen kontroll. Ky eshte pusi i dyte i fondit te ndalur qe shpertheu brenda nje kohe shume te shkurter. 2 muaj me pare nje tjeter pus gazi shpertheu ne fshatin Zharrez te rrethit Fier. Shperthimi i tij shkaktoi deme te shumta ne vendin e banoreve te cilet u transportuan me urgjence ne spitalin e Fierit per te marre ndihmen e pare mjekesore. Per fat te mire shperthimi i dites se sotme nuk shkaktoi probleme ne njerez si ai i dy muajve me pare.

(nga gazetaria Aurora Damini)
 
Back
Top